14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1074

“Prizren Fest” anëtare e European Festivals Association

0

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prizren Fest” zyrtarisht është bërë anëtare e European Festivals Association (EFA), shkruan KultPlus.

“Jemi të emocionuar dhe krenarë për këtë mundësi të mrekullueshme e cila do të jetë një mbështetje e madhe në përpjekjet tona artistike” ka thënë Shkëlzen Veseli, drejtor i këtij festivali.

Ndërkohë me anëtarësimin e këtij festivali në European Festivals Association janë anëtarësuar edhe 14 festivale të tjera nga shtete të ndryshme të Evropës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haliti e mohon së Vataj do të kalojë në AAK: Të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik

0

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka mohuar mundësinë se ish-deputeti i kësaj partie, Ramë Vataj, do të kalojë në AAK.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto me kolegun e tij duke thënë se profesori Vataj është i palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik.

“Me mikun tim, profesorin e nderuar Ramë Vataj, të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik”, ka shkruar Haliti.

Disa media sot kanë raportuar se ish-deputeti i PDK-së, Ramë Vataj, do të jetë pjesë e listës së AAK-së në zgjedhjet e ardhshme./Nacionale

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kapet me marihuanë në Vërmicë, arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vërmicë, pasi e ka kapur e marihuanë.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në pikëkalimin kufitar në Vermicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gramë. Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Çfarë ndërtuam bashkë e shkatërrove”, Besi i dërgon mesazh Xhensilës

0

Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është më i përfoluri i momentit. Jeta e tyre private ka përbërë gjithmonë interes për publikun, por pas divorcit ky interes është shumëfishuar. Së fundi, Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky teksti është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për këngëtaren.

“Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do mbash mekatin-a do bësh viktimën…”, thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës.

Kujtojmë se ishte aktori ai që konfirmoi ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me banorët në Ferma Vip, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe ai i takon rrallë.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kalon marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

0

Kuvendi i Kosovës ka kaluar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja kaloi me 82 vota për, nga 93 deputetë sa ishin në sallë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

“82 vota për, kështu që kalon kjo për tunelin Tetovë-Prizren”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj takon banorët e fshatrave Gjonaj, Piranë dhe Velezhë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar banorët e fshatrave Gjonaj, Piranë dhe Velezhë.

“Faleminderit Gjonaj, Piranë dhe Velezhë për takimet dhe propozimet e jashtëzakonshme për projektet që do të financohen nga Komuna e Prizrenit. Kjo nismë e re e buxhetimit, ku qytetarët vetë propozojnë dhe votojnë për projektin më të mirë, po gjen mbështetje çdo ditë në Komunën tonë. Si kryetar, zotohem se projektet më të votuara do të futen në listë për financim dhe implementim në vitin 2025, në Ortakoll, Lagjen e Trimave, Gjonaj, Piranë dhe Velezhë”,  u shpreh Totaj në takimet me banorët e këtyre fshatrave.

“Paratë tona, idetë tonë, Prizreni ynë” është nisma që i bashkon të gjithë, e bën qytetarin pjesë të vendimmarrjes dhe forcon llogaridhënien ndaj taksapaguesve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe persona duke studiuarMarketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkodra kryeqytet, kërkesa e 26 deputetëve në parlamentin e 100 viteve më parë

0

26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.

Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e cila ruan dokumente që vërtetojnë sa më sipër, shkruar edhe në mediet ndërkombëtare më 23 maj të vitit 1924, pra 100 vjet më parë.

Shkodra u kishte bërë ballë pushtuesve për një kohë të gjatë, e po ashtu kishte dëshmuar se ndonëse ishin përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të ndryshimeve në besimin fetar, popullsia e Shkodrës kishte rrëfyer kurdoherë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria dhe se bashkëjetesa dhe unifikimi kishin më tepër vlerë.

Në këtë këndvështrim, idea që Shkodra të shpallej kryeqytet, u artikulua edhe në mbledhjet e bëra nga organizatorët e kryengritjes. Kushti ishte që pas fitores, të kërkohej që Shkodra të ishte kryeqyteti i vendit./atsh

Kuvendi miraton edhe marrëveshjen për banim social, PDK s’merr pjesë në votim

0

Kuvendi i Kosovës ka arritur të kalojë edhe marrëveshjen për banimin social adekuat. Kjo marrëveshje kaloi me 80 vota për, derisa në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Express.

“80 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kështu që kalon marrëveshja për banimin social adekuat”, deklaroi Konjufca.

VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim

Për qëllimin e këtij projekti, foli Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.

Lidhur me këtë marrëveshje, sqarime kërkoi deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha.

“Për mua ka shumë rëndësi ta kuptoj se në bazë të cilave kritere do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në cfarë mënyre do të kooperohet me komunat të cilat do të jenë bartëse qoftë të procesit të ndërtimit në situata të caktuara ose menaxhimit të stokut të këtyre banesave në një të ardhme kur ato ndërtohen, kur krejt këto kritere i përcakton Ligji për Banimin Social”, tha Hoxha.

Edhe deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësime për këtë marrëveshje.

“Problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja nga momenti që është iniciuar e deri tash…Janë humbë të gjitha afatet kohore për këtë marrëveshje…”, tha deputeti Hoti.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ku do të shkojë titulli sonte, në minierë apo në qiell?

0

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion do të përfundojë të enjten mbrëma në Mitrovicë.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, ku kush fiton do të shpallet kampion i Kosovës.

Seria finale është 2:2, që ishte tejet emocionuese, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm.

‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.

‘Xehetarët’ synojnë trofeun e katërt këtë edicion, pasi kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Në garat e rregullta të elitës, të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës.

Ndeshja zhvillohet të enjten në Mitrovicë nga ora 19:00.