14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1076

FSK me 15 kadetë të ri, Maqedonci: Do t’i shërbejnë zhvillimit të ushtrisë

0

Forcave të Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 15 kadetë të rinj, të cilët kanë diplomuar sot në nivelin bachelor.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se profesionalizmi i tyre do t’i shërbej zhvillimit të ushtrisë.

“Përgëzime për arritjen akademike të ushtarakëve tanë në programin civil të studimeve, dhe qofshin gjithmonë faqebardhë në detyrën fisnike për mbrojtjen e atdheut”, ka shkruar ai.

Balje: Në zgjedhje shkohet vetëm kur dëshiron Kurt

0

Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak në Kuvendit e Kosovës, duke folur rreth kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, tha se në zgjedhje shkohet vetë kur dëshiron kryeministri i vendit. Ndërsa rreth kërkesës së opozitës që Kurti të jap dorëheqje, ajo tha se kryeministri nuk ka arsye të jap dorëheqje.

“Qeveria dhe kryeministri janë stabile dhe se nuk ka arsye të dorëheqjes së kryeministrit të vendit. Zgjedhje do të ketë atëherë kur vet kryeministri dëshiron sepse në kuvend nuk ka fuqi të votave që të shpërndahet Kuvendi nga se vet opozita nuk është unike”, tha Balje në “Info Plus” të RTK-së.

Ajo tha se për shpërndarje të kuvendit do të duhen mbi 80 vota dhe se nuk ka deputet që ta rrëzojnë qeverinë.

“Kërkesa për  zgjedhje ka ardhur vetëm prej një partie opozitare dhe këtu nuk kemi parë vullnetin e kryeministrit që të shkohet në zgjedhje dhe nëse vetë Vetëvendosje nuk e përkrahë këtë iniciativë zor se do të mund të shpërbehet Kuvendi. Plus kjo iniciative nuk është duke u përkrahur nga opozita LDK dhe AAK, pra thjeshtë s’ka vota ”, tha Balje.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani fiton Kupën, Prishtina jashtë garave evropiane 

0
  1. Ballkani është fitues i Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ilir Dajës ka arritur të fitojë nga Prishtina pas ekzekutimit të penalltive. 

 

Ka qenë Ismajlgeci ai i cili është treguar i saktë në gjuajtjen e fundit, duke bërë që suharekasit të fitojnë me rezultat 4-2.
Ndeshja e zhvilluar të të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas gjatë kohës së rregullt nuk ka dhënë fitues, pasi është mbyllur me rezultat 2-2.
Skuadra suharekase e ka gjetur epërsinë qysh në pjesën e parë, kur Hamidi ka realizuar në minutën e njëzet e një.
Me avantazh minimal janë mbyllur edhe dyzet e pesë minutat e parë.
Me kthimin në fushë pas pesëmbëdhjetë minutave pushim, skuadra e Ilir Dajës ka arritur ta gjejë edhe golin e dytë. Ka qenë minuta e pesëdhjetë e një kur ka shënuar Korenica.
Nga ky moment ndeshja ka nisur të flasë në favor të Prishtinës.
Skuadra e drejtuar prej Emmanuel Egbo fillimisht e ka barazuar rezultatin me golin e Krasniqit në minutën e shtatëdhjetë e shtatë nga penalltia. I njëjti futbollist ka qenë  protagonist edhe i golit të dytë në minutën e tetëdhjetë e dytë.

Duke qenë se më pas ndeshja më nuk ka njohur gola, skuadrat është dashur të luajnë në vazhdime.

As koha shtesë nuk ka dhënë fituesin dhe futbollistët është dashur ta bëjnë ekzekutimin e penalltive. Aty fitues ka dalur Ballkani.

Pas kësaj fitore Ballkani ia del që brenda një edicioni të fitojë dy kurora. Pos Kupës së fituar sot, skuadra suharekase ditë më parë kishte fituar edhe titullin e Superligës.
Si pasojë e disfatës së sotme, Prishtina mbetet jashtë garave evropiane, duke bërë që në kualifikimet e Conference League të luajë Malisheva, e cila në kampionat kishte zënë vendin e katërt.
Gjithashtu në garat e kupave evropiane do të marrin pjesë edhe Ballkani, Llapi dhe Drita.

Familjarët thanë se nuk iu dha ndihma nga mjekët, Spitali i Prizrenit: Pacientja erdhi në gjendje të rënduar

0

Në orët e para të mëngjesit të së martës, një grua në Spitalin Rajonal të Prizrenit kishte vdekur, e kjo sipas një familjari nga neglizhenca e mjekëve, gjë që si rast e ka raportuar edhe në polici.

Por, nga spitali i Prizrenit kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se pacientja në fjalë ka shkuar në spital rreth orës 1:20 në gjendje të rënduar dhe e njëjta ka pasur plagë të fashuara, derisa shtojnë se ajo para pesë vitesh ishte diagnostifikuar me Tu.Coloni.

Poashtu, nga spitali bëjnë të ditur se nga Emergjenca, pacientja është dërguar në repartin e internos ku më pas i përkeqësoshet edhe më shumë gjendja shëndetësore, e sipas tyre përkundër masave të ndërmarra ajo ka humbur jetën në ora 02:40.

“Pacientja në spital ka ardh në ora­­­­­­ 01.20 me gjendje të përgjithshme të rënduar, gjendje somnolate dhe hypotension 90/60. Pacientja fillimisht është trajtuar në Shërbimin e emergjencës, ku është konsulltuar mjeku kirurg, pasi që pacientja ka pas plagë operatore të fashume. Pacientja para 5 vitesh është diagnostifikuar me Tu. Coloni. Nga emergjenca pacientja është dërguar në repartin e internos, me gjendje të përgjithshme të rënduar. Pasi që gjendja përkeqësohet edhe më shumë, thirret ekipi i anestezionit. Por, edhe përkundër të gjitha masave të ndërrmarra, pacientja ka ndërruar jetë në ora 02:40 minuta. (Diagnoza fletdaljes: Hypotensioarteialis, Diabetes mellitus typ 2 Tu.colonis Status post op. Obs.Sepsis. Cardiac)”, thuhet në përgjigjen e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka iniciuar si “Mos dhënie e ndihmës mjekësore”.

“Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policis së Kosovës.

/Reporteri.net/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit do të dërgojë një pjesë të stafit për vizitë studimore në Venecia të Italisë

0

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Dragashit dhe një pjesë e stafit të Komunës do të shkojnë në një vizitë 4 ditore në qytetin e  Venecias sw Italisë.

Qëllimi i kësaj vizite thuhet të jetë studimore.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Komuna e Dragashit ka paraparë që për këtë vizitë katër ditore të shkojnë 26 persona në Venecia dhe ka ndarë buxhet prej 20 mijë eurove.

Kjo Komunë ka shpall tenderin për këtë vizitë për të përzgjedh operatorin ekonomik që kryen këto shërbime.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në njoftimin e KRPP-së thuhet se ky tender është paraparë të procedohet në mënyrë të përshpejtuar.

“Për faktin se vizita që planifikohet të bëhet ka agjendë në fillimin e muajit Qershor. Dhe duke menduar që mund të vonohemi me procedura tenderuese po kërkojmë që kjo të bëhet me afat të përshpejtuar në mënyrë që të zhvillohen procedurat tenderuese dhe vizita të zhvillohet komfor agjendës së planifikuar”, thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar nga KRPP. /GAZETA10/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça – Ylli, nesër finalja vendimtare

0

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion do të përfundojë të enjten mbrëma në Mitrovicë.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, ku kush fiton do të shpallet kampion i Kosovës.

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.

Ndeshja zhvillohet të enjten në Mitrovicë nga ora 19:00.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Marina Vjollca rikthehet në ekran për dashurinë e vjetër! Ja ku do ta shohim!

0

Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran. Marina pas pauzës në Tv, do të kthehet si moderatore sportive në emisionin “Kampionati Evropian”.

Emisioni do të nisë nga data 14 qershor deri në 14 korrik, ku të jepen zhvillimet e këtij eventi sportiv, me fokus të veçantë tek Kombëtarja Shqiptare.

Marina Vjollca rikthehet si moderatore sportive pas 7 vitesh, pas eksperiencës së fundit tek Procesi Sportiv.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jennifer Lopez thotë këto fjalë për Ben Affleck, mes aludimeve për ndarje!

0

Mes spekulimeve të shumta për statusin e martesës së Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, kjo e fundit ka dhënë një intervistë në Jimmy Kimmel Live, duke pranuar praninë e tij në jetën e saj.

Gjatë intervistës së saj, Lopez foli pak për jetën e saj familjare, veçanërisht në lidhje me binjakët e saj Max dhe Emme, të cilët i ndan me ish-burrin Marc Anthony. Kur u pyet nëse binjakët e saj do t’i bashkoheshin asaj në turneun e saj të ardhshëm, Lopez zbuloi se do të ishin të pranishëm në disa koncerte, por tani si 16-vjeçarë nuk kanë dëshirë të shoqërojnë mamanë e tyre gjatë gjithë kohës.

Jennifer Lopez thotë këto fjalë për Ben Affleck, mes

“Është e vështirë për ta… Ata thonë: ‘Kush je ti tani?’. Sepse më shohin në shtëpi me topuz, pa grim dhe këmbëzbathur, duke nënkuptuar kontrastin e thellë mes personazhit të saj skenik me koreografi seksi dhe jetës së saj private.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më pas Kimmel e pyeti nëse Lopez kryen koreografi seksi në shtëpi. Me një buzëqeshje Lopez u përgjigj: “Unë bëj gjëra seksi në shtëpi ndonjëherë, por ata nuk e dinë këtë”, duke lënë të kuptohet për dinamikën private të marrëdhënies së saj me Affleck.

Ndërsa fansat presin me padurim njohuri të mëtejshme mbi udhëtimin e Lopez dhe Affleck, këto deklarata i lënë entuziastët të presin me padurim se çfarë do të sjellë e ardhmja për këtë çift.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Xhaka për sekretin e suksesit të Leverkusen-it: Pimë gjak çdo mëngjes

0

I pyetur për të zbuluar sekretin e suksesit të Bayer Leverkusen-it këtë sezon, Granit Xhaka tha me shaka se ata “pijnë gjak çdo mëngjes”.

I pamposhtur në 51 ndeshje, kampioni e sapokurorëzuar i Bundesliga-s, Bayer Leverkusen po shijon një sezon të bujshëm.

Përpara finales së Europa League të së mërkurës kundër Atalanta-s në Dublin, drejtuesit të mesfushës iu kërkua të zbulonte sekretin e Leverkusen-it këtë sezon, dhe ai kishte një përgjigje befasuese.

“Ne pimë gjak çdo mëngjes”, u përgjigj me të qeshur Xhaka.

Në përballjen e së mërkurës me Atalanta-n, finalja e dytë e Europa League në karrierën e tij, Xhaka tha: “Nuk ka të dobët. Atalanta ka mposhtur Liverpool dhe Marseille, gjë që është mbresëlënëse”.

“Por ne po luajmë finalen për ta fituar atë. Ne do të shkojmë në kufijtë tanë dhe do të bëjmë gjithçka për të sjellë trofeun në Leverkusen”.

“Kam humbur të parën (finalen e Europa League), por gjithmonë ka një shans të dytë”, theksoi shqiptaro-zvicerani.

Xhaka humbi finalen e Europa League 2019 me Arsenal-in. Ndeshja përfundoi me fitoren 4-1 për Chelsea-n. Albanian Post

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Filloi dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

0

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), sot, Komuna e Malishevës, ka filluar me dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të EHKK. Fillimin e kësaj fushate, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtorët e drejtorive përkatëse, përgjegjëse për realizimin e dezinfektimit dhe zbatimit të masave parandaluese kundër EHKK.

 

“Pavarësisht numrit të rasteve të thumbimeve nga rriqrat, është fat i mirë se tani e një dekadë nuk kemi raste të infektimit me këtë virus vdekjeprurës, por ne si komunë, brenda përgjegjësive dhe kompetencave, jemi duke bërë të pamundurën për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë që janë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje, duke filluar nga punëtorët shëndetësor, zyrtarët përgjegjës komunal, si dhe të gjithë qytetarët, të cilët po tregohen shumë të kujdesshëm”, ka thënë kryetari Kastrati, me rastin e  fillimit të dezinsektimit të zonave endemike.

Po ashtu, kryetari i Kastrati, ka apeluar tek organet përgjegjëse shtetërore, që të marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, siç janë Këshilli Ndërministror, pastaj realizimi i repelimit të kafshëve, si masa më efektive në luftimin e EHKK dhe të gjitha përgjegjësitë tjera, të cilat duhet të fillojnë nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, Ministria e Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Në fillimin e fushatës së dezinfektimit të zonave endemike, ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive përkatëse, Hajdin Berisha, drejtor i shëndetësisë, Sylë Dukolli, drejtor i bujqësisë dhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Shqipron Shala. Ky dezinsektim, bëhet në koordinim në mes të drejtorive përgjegjëse në Komunën e Malishevës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren.

Kjo fushatë e dezinsektimit, tregon përkushtimin e Komunës së Malishevës në raport me ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziku i EHKK.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri