Home Blog Page 1079

Zgjatja e mandatit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, Bundestagu vendos javën e ardhshme

0

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë për një vit tjetër qëndrimin e Bundeswehr-it në misionin paqeruajtës të KFOR-it për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon. Si më parë, deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të dërgohen për këtë mision.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, tha: “Prej tashmë 25 vjetësh, Bundeswehr-i po kontribuon në mënyrë aktive në stabilizimin dhe sigurimin e paqes në Kosovë.” Ai theksoi se kontributi i KFOR-it është i nevojshëm për stabilizimin e sigurisë dhe konsiderohet si një shtyllë kryesore e stabilitetit në rajon.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Müller, tha se mandati mbetet i pandryshuar. “Ne veprojmë sipas mandatit ekzistues. Kompania gjermane në NATO është në gatishmëri dhe ka marrë kompetenca shtesë, si kontrolli i turmave dhe trazirave.” I pyetur për një strategji daljeje nga Kosova, Müller shtoi: “Operacionet e kësaj përmasash diskutohen dhe miratohen gjithmonë nga parlamenti. Ne zbatojmë këtë mandat derisa të vendoset që nuk është më i nevojshëm.”

Vendimi duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman

Bundestagu do ta trajtojë këtë vendim të qeverisë më 6 qershor 2024, me një debat 40-minutësh. Pas debatit, kërkesa do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në komisionet përkatëse, të kryesuar nga Komisioni i Jashtëm. Pritet që vendimi, sikurse edhe vitet e mëparshme, të miratohet me shumicë dërrmuese të votave nga tre partitë e koalicionit të qendrës së majtë, SPD, FDP dhe Të gjelbrit, dhe nga grupi më i madh opozitar, CDU/CSU.

Që nga viti 1999, Bundeswehr-i është pjesë e KFOR-it, duke e bërë këtë operacionin më të gjatë në historinë e Ushtrisë Gjermane. Qeveria gjermane e paraqet mandatin çdo vit për rishikim dhe miratim në parlament për të siguruar një proces demokratik dhe transparent. Kostoja e misionit për një vit përllogaritet të jetë rreth 21,8 milionë euro. Në prill, qeveria gjermane forcoi përkohësisht kontributin e saj në KFOR me një kompani shtesë për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës.

Situtata e sigurisë në veri mbetet e brishtë

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është përkeqësuar që nga viti 2022, me përleshje të dhunshme në Zveçan dhe një sulm paramilitar në Banjskë. Tensionet politike vazhduan edhe në fillim të vitit 2024, përfshirë zgjedhjet e mundshme në komunat veriore dhe rregullimet financiare midis Serbisë dhe Kosovës.

Duke marrë parasysh tensionet, stabilizimi përmes KFOR-it dhe prania e Bundeswehr-it në Kosovë mbeten thelbësore. Në planin afatgjatë, Gjermania synon kalimin e përgjegjësisë së sigurisë tek institucionet kosovare. Deri atëherë, prania e KFOR-it mbetet e nevojshme për të parandaluar konfliktet dhe përshkallëzimet afatshkurtra, thuhet në kërkesën e qeverisë gjermane drejtuar parlamentit.

KFOR-i mbetet garant për sigurinë në rajon

KFOR është krijuar për të garantuar sigurinë në Kosovë dhe mbikëqyrjen e strukturave profesionale, demokratike dhe multi-etnike. Përfshirja e Bundeswehr-it përfshin mbështetjen e zhvillimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (KSF) dhe aktorëve të tjerë në kuadër të reformës së sektorit të sigurisë.

Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet baza për KFOR-in, të cilën të dyja vendet dëshirojnë ta vazhdojnë. Politikat e qeverisë gjermane synojnë një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetjen e stabilitetit politik, juridik dhe ekonomik të Kosovës./DW

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Horoskopi për sot, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

0

Dashi
Bëni një shëtitje apo kryeni aktivitete të tjera fizike në kuadër të shëndetit tuaj. Kontrolloni shpenzimet dhe përpiquni të mos jeni më bujar seç duhet. Sjellja e dikujt në familje mund të shkaktojë tensione.

Demi
Të gjitha investimet duhet të bëhen me shumë kujdes. Nuk favorizoheni në këto momente për të ndërmarrë aventura të rrezikshme veçanërisht kur bëhet fjalë për paratë. Do të jetë një ditë e mbarë sa i përket lidhjes në çift.

Binjakët
Hapat e guximshëm do t’ju sillnin shpërblime. Sot është një nga ato ditë kur gjërat në dashuri nuk do të lëvizin ashtu siç dëshironi. Shmangni argumentet dhe konfrontimet e panevojshme.

Gaforrja
Kujdesuni për mirëqenien tuaj përndryshe gjërat mund të mos marrin kthesën që dëshironi. Pasiguria në lidhje me financat mund të krijojë tensione në mendjen tuaj. Shmangni një hap të nxituar në dashuri.
Luani
Shëndeti do të jetë shumë i mirë pavarësisht nga një ditë të lodhshme. Burime të reja të ardhurash do të gjenerojnë përmes njerëzve që njihni. Parashikohet ditë e mbarë me familjes dhe miqtë tuaj.

Virgjëresha
Ndjenja e pasigurisë mund t’ju shkaktojë probleme. Miqtë do të jenë më mbështetës sesa ajo që parashikoni. Jini të kujdesshëm që të mos bëni komente të ashpra ndaj një kolegu.

Peshorja
Dëshira juaj për të ndihmuar personat në nevojë do t’ju sjellë respekt. Do të emocionoheni pafund kur partneri/partnerja juaj të vijë tek ju duke harruar të gjitha mosmarrëveshjet.

Akrepi
Jeta juaj personale ka qenë në fokus të disa personave të kësaj shenje, të cilët nuk janë miqtë tuaj më të mirë. Problemet në pritje duhet të zgjidhen së shpejti. Përpiquni të mendoni vetëm pozitivisht.

Shigjetari
Mos e humbni qetësinë edhe nëse përballeni me kundërshtime ne familje.
Kontrolloni sjelljen tuaj të nxituar, pasi ajo mund të shkatërrojë një miqësi të mirë. Disa persona të kësaj shenje mund të përjetojnë një moment të veçantë në punë.

Bricjapi
Do të keni humorin e duhur për të shijuar ditën. Investimet janë të rekomanduara por kërkoni këshilla të përshtatshme. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes, teksa parashikohet progres në jetën profesionale.

Ujori
Kontrolloni tonin e zërit në një aferë dashurie pasi mund t’ju hapë shumë probleme. Ne çështjet financiare nuk jeni shumë i favorizuar për momentin, por faza e vështirë do të jetë kalimtare.

Peshqit
Mos lejoni që të përfshiheni nga ndjenja e zhgënjimit. Do të kaloni një ditë të qetë me partnerin/partneren tuaj. Bëni kujdes të mos bëni blerje të nxituara gjatë ditës së sotme.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

E zhdukura nga Gjakova gjendet në Prizren: 16-vjeçarja bashkëjetonte me një burrë

0

E zhdukur prej rreth një muaji, një vajzë e mitur nga Gjakova është gjetur duke bashkëjetuar me një burrë në Prizren. Rasti i vajzës 16-vjeçare, e raportuar e zhdukur në fillim të muajit maj në Gjakovë, ka zbuluar detaje të reja si rezultat i hetimeve.

kliko linkun https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

Sipas burimeve të Sinjalit, hetimi tregoi se e mitura ka qëndruar gjatë kësaj kohe me një person të moshës madhore, me të cilin kishte vendosur të bashkëjetojë. Vajza u gjet në gjendje të mirë shëndetësore në Prizren, ku kishte nisur jetesën me të njëjtin person.

Të dy palët janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin. Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për situatën dhe po e ndjek çështjen.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 28 gradë celsius

0

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Përkujtohet “Epopeja Gorozhupit”

0

Sot, u  përkujtua 25-vjetori i operacionit “Shigjeta”, organizuar nga Brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut.

Në Gorozhup, i rrethuar nga malet e Pashtrikut, nisi operacioni luftarak “Shigjeta” me qëllim rrëzimin e kufirit ndërshqiptar, i kontrolluar nga okupatori serb.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, të premten u mblodhën ish-eprorë dhe veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve.

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, tha se 25 vite pas këtij operacioni, Ushtria e Kosovës është zhvilluar si një forcë profesionale, e gatshme për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit.

Zv/komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, vuri në dukje se UÇK-ja theu mitin e pamposhtjes së serbëve, pavarësisht se ishte një ushtri e vogël, por me shpirt të madh.

Fjalë përkujtimi mbajtën edhe sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj-Shala, të cilët theksuan se sakrifica e luftëtarëve dhe gjaku i dëshmorëve sollën lirinë e shumëpritur.

Në “Epopenë e Gorozhupit” të vitit 1999, 16 dëshmorë të Brigadës 128 ranë në altarin e lirisë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, duke vulosur me gjakun e tyre lirinë e Kosovës.tv prizreni

Përurohet renovimi i SHFMU “Fadil Hisari” në Prizren

0

Sot u përurua përfundimi i punimeve në renovimin e plotë të SHFMU “Fadil Hisari” me rastin e 44-vjetorit të hapjes së kësaj shkolle në Prizren. Me këtë rast, është krijuar një mjedis me standarde të larta për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

Ky projekt u mundësua nga Komanda Evropiane e SHBA-ve për popullin e Kosovës, me mbështetjen e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, në koordinim me Komunën e Prizrenit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Seanca e ndërprerë do të vazhdojë javën e ardhshme

0

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka caktuar për javën e ardhshme vazhdimin e seancës që u ndërpre për shkak të braktisjes nga kuvendarët e Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Njoftojmë se me datë 04.06.2024 (e martë), me fillim në orën 10:00, në sallën për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), do të vazhdojë mbledhja e datës 30.05.2024, e Kuvendit të Komunës, me pikat e propozuara të rendit të ditës sipas rekomandimit të Komitetit për Politikë dhe Financa,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Pikat e propozuara të rendit të ditës sipas rekomandimit të Komitetit për Politikë dhe Financa janë:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve: 28 mars 2024 (rregullt); 23 prill 2024 (jashtëzakonshme); 30 prill e vazhduar më 03 maj 2024 (rregullt);
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 001/011-53593 të datës 23 prill 2024;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr.01/011-3250 të datës 08.03.2012 për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për shërbime publike komunale në Komunën e Prizrenit;
  7. Miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve (sipas rekomandimeve të MMPHI-së);
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-planit të punës për ekipin komunal për të drejtat e fëmijës (2024-2026);
  9. Informatë rreth raportit të punës së zyrës-njësisë për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore, për vitin 2023.

Totaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj,  nënshkroi sot një memorandum mashkëpunimi me Autostrada Biennale dhe Fondacionin Allianz për projektin “Zhvillimi Socio-Ekonomik përmes Turizmit Kulturor dhe Zgjerimit të Hapësirave Kulturore”.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208

Ky projekt synon të zhvillojë potencialin e pasur kulturor të qytetit, duke ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe promovimin e Prizrenit si një destinacion turistik dhe kulturor.

“Kjo nismë është e rëndësishme për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik të rajonit”, tha Totaj.

Me dy hapësira kulturore të reja dhe me përfshirjen në listën e 10 ekspozitave më të mira në Evropë, Autostrada Biennale ka dëshmuar tashmë vendosjen e Prizrenit në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohor./Prizrenress.com

Kliko video|https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Hailey Bieber; unaza e re kushton më shumë se 1 milion dollarë!

0

Unaza e re e martesës së Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dyshja u betuan në Hawaii ndërsa përgatiten të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

Hailey së fundmi zbuloi se ishte shtatzënë, duke postuar foto të barkut të saj të rrumbullakosur. Pas postimit të fotove nga ceremonia e betimit të tyre në ishuj, u vu re se unaza në formë ovale e Hailey Solow & Co, prej 400 000 dollarësh, po mbahet në gishtin e vogël, ndërsa një unazë më e kushtueshme e mban në qendër.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

Hailey Bieber; unaza e re kushton më shumë se 1 milion dollarë!

Unaza e re mund të vlejë më shumë se 1 milion dollarë. Unaza e re është pothuajse identike me unazën e saj të propozimit për sa i përket vendosjes me katër këmbë, një stil që Hailey e adhuron, megjithëse diamanti i zgjatur me prerje ovale është dukshëm më i madh në afërsisht 18 karat.Hailey Bieber dhe Justin Bieber janë të martuar që nga viti 2018. “Ata janë të gëzuar dhe kaq mirënjohës që po zgjerojnë familjen e tyre”, tha një burim për US Weekly.

“Ishte gjithçka që u nevojitej. Hailey po ndihet shumë mirë. Ajo është shtrirë e qetë dhe përpiqet të mos e teprojë me angazhimet e saj në punë”.

Linku: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208