15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1090

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

0

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari Bexhet Xheladini.

Sipas Abdixhikut, LDK po rritet siç ja qenë.

“I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!”.

Atje, kreu i LDK-së ka vizituar dy biznese.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në Dragash, tubime e takime me qytetarë e kryefamiljarë. Përbashkimi rreth së djathtës sot mbetet prioritet nacional.

I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!

Vizitova dhe dy biznese; ‘Meka Food’ dhe ‘Aeg Sharr’. Pashë nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm që ndërmarrësit e punëtorët japin secilën ditë. ‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit. Jemi me ta, do të jemi gjithnjë me ta!

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

0

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress.

Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini.

“Sonte në Sharr, Dragash. Mikëpritje autoktone e kryetarit Bexhet Xheladini! Qeni ilir, qeni i sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare!”- ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

0

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit.

Përmes fotove tregohen ndryshimet e mëdha të mënyrës së jetesës ndër vite.

“Respekt për gratë e Hasit të Kosovës! Ka pasur postime në Facebook që tregojnë të rejat moderne të veshura për “ditën me kostume Hasi” duken shumë bukur me shumë grim. Dua të tregoj gratë që kam njohur në vitet 1980 në Has, të cilat kanë jetuar me këto kostume, që kanë pasur jetë shumë të vështirë, e që kanë punuar aq shumë dhe kanë qenë kaq të bukura në shpirt” thuhet në shkrimin e antropologes Reineck./ KultPlus.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

0

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën “Proton Cable” në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi 800 tonë kabllo në vit dhe është lider në këtë sektor.

“Fabrika është model i një biznesi të suksesshëm, ku produktet e veta “Made in Kosova” shiten me sukses në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtarp”,tha Haradinaj.

“Ky është një shembull i suksesit të një biznesi të krijuar me punë dhe djersë personal”.PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren.

Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në Prizren dhe partnerit të koalicionit nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, Haradinaj diskutoi me drejtuesit e organizatave të luftës për shqetësimet e tyre.

Vizita u vlerësua si e rëndësishme nga sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tërmet në Malishevë

0

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës.

Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter.

“LAJMI I FUNDIT! Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

0

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët karshi sulmeve ajrore të NATO-s.

Edhe në këtë përvjetor, u kërkua drejtësi për këtë masakër të tmerrshme nga kurthi i armikut gjakatar.

Edhe pas 25 vitesh, pikëllim e lotë për familjarët e martirëve të Korishë, në përvjetorin e përkujtimit të kësaj masakre të pashembullt nga një kurth i organizuar nga armiku serb, ku u vranë 77 civilë të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët karshi sulmeve ajrore të NATO-s.

Në tubimin përkujtimor tradicional të kësaj ngjarje, ishin të pranishmë përveç familjarëve dhe banorëve të Korishës e fshatrave përreth, edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Ylber Kabashi, në emër të banorëve të Korishës, tha se sot bëjmë thirrje që të ndalohen përpjekjet për të barazuar xhelatin me viktimën.

Ish -komandanti i UÇK-së së ish batalionit të dytë të Kabashit, Lulzim Kabashi, tha se çdo 13 maj rikthehet dhimbja dhe emocionet e njëjta të kohës, për masakrën në Korishë, e cila përkundër pikëllimit të madh, nuk ka mundur të ndalojë ndjenjat e gatishmërisë së sakrificës së kultivuar me shekuj tek shpirti jonë liridashës.

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se armiku gjakatar kreu një masakër të planifikuar, duke lënë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur, mes tyre fëmijë e të moshuar. Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se armiku përbindësh ka kryer masakra të llahtarshme historikisht në Korishë dhe Kosovë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i familjeve të martirëve, Hasan Ahmetaj, tha se Korisha dhe fshatrat përreth çdo pranverë po i kujtojnë bijtë e tyre që u përdoren si mburojë njerëzore nga armiku famëkeq dhe apeloi që autorët e këtij krimi të paparë të vihen para drejtësisë.

Pas fjalimeve janë interpretuar elegji dhe recitale nga nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kabashit” dhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”, ndërsa është kënduar edhe një këngë kushtuar kësaj ngjarje të dhimbshme nga këngëtarja korishase, Lumnije Kukaj-Ramadani, e mbijetuar e kësaj masakre./TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

0

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh pranë Memorialit të Martirëve në Korishë.

“Vepra dhe sakrifica e të rënëve të fshatit Korishë do të nderohen dhe përkujtohen përjetësisht. Gjaku i tyre është në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”,tha Rexhaj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me sukses planin operativ “Siguria në trafikun rrugor” gjatë periudhës 06.05.2024-12.06.2024.

Këto aktivitete janë realizuar në katër (4) komuna të rajonit të Prizrenit.

Në këtë periudhë janë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e tetë (1828) gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë shkelur ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Përveç kësaj, janë ndërmarrë veprime të ndryshme në kuadër të planit:

  • Hetimi i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve me dëme materiale në komunikacion,
  • Hetimi i dymbëdhjetë (12) aksidenteve me të lënduar,
  • Vendosja e masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve për pesëmbëdhjetë (15) persona.

Njësitë policore vazhdojnë të mbajnë pika të kontrollit të automjeteve në terren për të parandaluar aksidentet e trafikut rrugor, me fokus të veçantë në aksidentet me fatalitet.

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

0

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t’i  japë fund jetës së saj.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një 35-vjeçare është dërguar në këtë qendër për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke konsumuar preparate higjienike.

Pas ndërhyrjes së stafit shëndetësor, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila është shkuar në vendngjarje dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.