Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës për financimin e projektit të infrastrukturës, që kap vlerën e 697 mijë euro.

Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës për financimin e projektit të infrastrukturës, që kap vlerën e 697 mijë euro.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren.
Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja, hapësira të gjelbra dhe është rrethuar fusha sportive.
https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/989460845470273
“Kjo nismë synon të krijojë një ambient të këndshëm për nxënësit. Investimet e Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë projekt janë vlerësuar pozitivisht, pasi ndikojnë në cilësinë e edukimit dhe në mirëqenien e përgjithshme të komunitetit shkollor.”, thuhet nw njoftim.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/989460845470273
Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri më 22 shkurt të këtij viti me një person tjetër të cilit deri tani nuk është identifikuar kishin kaluar ilegalisht kufirin në Vërmicë dhe kishin ikur nga policia e Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes gjenden dhe sekuestrohen dy (2) çanta të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme (neto) prej 31,596.54 gram (tridhjetë e një kilogramë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë gram e pesëdhjetë e katër miligram), të cilat çanta të njëjtit i kishin bartur në shpinë, si dhe pas kontrollit të automjetit të markës ‘Fiat Croma’, të cilin e kishte drejtuar i pandehuri në fjalë, është gjetur dhe sekuestruar një qese plastike e mbushur me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme (neto) prej 49.78 gram, të cilat substanca narkotike kanë qenë të destinuara të vihen në qarkullim për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë.
Ata kanë binjakë.
Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për Nacionalen edhe për gjendjen e nënës dhe bebeve.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren.
Sipas policisë, në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një valutë e letrës me 50 euro me ngjyrë të kuqe, tri qese me 1.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një sasi e duhanit e përzier me marihuanë me peshë prej 4.0 gram, një peshore elektronike, sasi e qeseve të vogla të zbrazura, një fishek, vula të ndryshme, shtëpizë e kompjuterit, laptop, një telefon, si dhe dokumente dhe materiale tjera të ndryshme.
Policia njofton se bastisja është kryer me urdhër të prokurorit kompetent, pas hetimeve të zhvilluara.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- njofton policia.
Marketing
Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/989460845470273
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës.
Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës.
Mehmet Prishtina, drejtor i Fonacionit “Hasan Prishtina” njëherësh stërnipi i heroit kombëtar tha se heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria.
“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria”, ka thënë ai.
Kliko videon
https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/989460845470273
“Ne e kundërshtojmë këtë nismë. Ne kemi përdorur mekanizma, protesta dhe peticione. Sot ju kemi bashkuar kësaj nismë për t’u solidarizuar”, ka thënë kryetari Florend Ramusa.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua edhe rreth shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Krasniqi pas takimit tha se Kuvendi duhet të shpërbëhet brenda muajit maj.
“Unë mendoj që është e domosdoshme që të ndodh brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim. Në momentin që kalojmë pastaj në fazat e mëvonshme nuk mendoj që duhet. Ka kuptim zgjedhjet e parakohshme në një periudhë 7-8 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Tre muaj, katër muaj, para zgjedhjeve të rregullta, s’ka asnjë kuptim”, deklaroi Krasniqi para mediave pas takimit.
Klankosova.tv mëson se propozimi i PDK-së në këtë takim për datën e zgjedhjeve është 30 qershori ose 7 korriku.
Ndër të tjera, kreu i PDK-së tha se pas seancës të së enjtes “shpreson që të bashkohen për votimin e mocionit”.
Afati kohor pas shpërbërjes së Kuvendit në rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është 45 ditë.
Më herët, i pari i Partisë Demokratike, pati kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 9 qershori, por tani është e pamundur që kjo të ndodhë për shkak të kalimit të afatit kushtetues.
Në takim, me kryeministrin Kurti ishin të ftuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Por, Abdixhiku dhe Haradinaj, e refuzuan shkuarjen në takim/Klankosova.tv
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

– “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani”
– “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij”
– “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen”
– “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?”
– “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen”
– “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’
– “Njeriu është univers brenda vetvetes”
– “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme”
– “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”.
– “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit në Francë.
Ylli kosovar u përzgjodh si kandidat për lojtarin e vitit në Ligue 1, në një ceremoni të mbajtur në Paris, e të organizuar nga UNFP, e cila është sindikata kryesore e futbollistëve profesionistë në Francë, shkruan “Gazeta Express”.
Zhegrova i kishte kundër-kandidatë fituesin e çmimit – Kylian Mbappe, i cili e fitoi për herë të pestë këtë çmim, por edhe lojtarët tjerë të njohur si Ousmane Dembele, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Pierre Lees-Melou.
Edhe pse nuk e fitoi këtë çmim, 25 vjeçari u ndie i lumtur dhe i privilegjuar që ishte në mesin e pesë më të mirëve të sezonit 2023/24 në Francë.
“Mjaft i lumtur që jam nominuar për futbollistin më të mirë në Francë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen që ma kanë bërë gjatë tërë sezonit dhe e vlerësoj këtë. Le ta përfundojmë sezonin me fitore të dielën”, deklaroi Zhegrova përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pavarësisht se nuk ishte fitues, për reprezentuesin e Kosovës vlerësohet si një arritje e lartë edhe nominimi, duke e marrë parasysh edhe konkurrencën që e kishte.
Zhegrova pritet të largohet nga Franca gjatë verës që po vjen për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare, të cilat i ndaluan hyrjen në territorin e Kosovës, patriarkut serb, Porfirije.
Nga kjo dioqezë, përmes një deklarate, shprehen të acaruar se ky nuk është rasti i parë që patriarkut serb i ndalohet hyrja në Kosovë, ndërsa justifikon kërkesën për pjesëmarrjen e tij në ritualin e tyre në Patriarkanën e Pejës.
”Dioqeza e Rashkë-Prizrenit, së bashku me klerin, manastirin dhe besimtarët e saj, shpreh keqardhje të thellë për vendimin e sotëm të autoriteteve të Kosovës. Ky vendim i ndaloi Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Porfirije dhe ipeshkvijve shoqërues që të hyjnë në Kosovë për të marrë pjesë me peshkopë të tjerë në Liturgjinë Hyjnore në Patriarkanën e Pejës dhe në hapjen ceremoniale të kuvendit të sivjetshëm të ipeshkvijve të kishës #ortodokse serbe”.
”Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë që patriarkut tonë i ndalohet hyrja dhe pengohet vizita e tij në Patriarkanën e Pejës, selia e lashtë historike e Kishës sonë dhe shtëpia 800-vjeçare e kryepeshkopëve dhe patriarkëve ortodoksë serbë. . Patriarku Porfirije dhe peshkopët tanë ishin pritur me padurim nga besimtarët, të cilët e panë fillimin e Asamblesë së Shenjtë të Ipeshkvijve në Patriarkanën e Pejës si një mbështetje të fortë të Kishës në përpjekjet tona për të ngulmuar në këtë fushë gjatë kohëve sfiduese”.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
