16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1094

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

0

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dragash 09.05.2024 – 18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sonte, finalja e Eurovisionit

0

Sonte do te mbahet nata finale e Eurovision Song Contest 2024.

Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Titan’ nga Besa Kokëdhima e cila nuk arriti të kualifikohet për në finale.

Ndërkaq, shtetet finaliste janë: Suedia, Ukraina, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Izraeli, Lituania, Spanja, Estonia, Irlanda, Letonia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia, Serbia, Finlanda, Portugalia, Armenia, Qiproja, Zvicra, Slloveni, Kroacia, Gjeorgjia, Franca dhe Austria.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti fton në darkë pune liderët e partive opozitare: Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj ende pa përgjigje

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t`i ul tensionet me opozitën. Ai i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare. Në letrën që ua ka dërguar Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt nuk bëhet fjalë për caktim të datës së zgjedhjeve dhe as për shpërbërje të Kuvendit.

Aty tregohet se do të diskutohet për hapat rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror të Kuvendit.

Në letrën drejtuar kryetari të LDK-s, Lumir Abdixhiku, tregohet qëllimi i kësaj darke, e cila pritet të mbahet më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

“Unë jam i vetëdijshëm se subjekti juaj opozitar ka rezervat e veta për pjesëmarrje në procesin e votimit në Kuvendin e Republikës, por besoj pozitivisht se kjo nuk e parandalon pjesëmarrjen tuaj dhe diskutimin tonë të përbashkët për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar kreut të LDK-së.

Gazeta ka mësuar se e njëjta letër të premten pasdite i është dërguar edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deri me tani askush prej liderëve në fjalë nuk e ka konfirmuar e as refuzuar pjesëmarrjen në këtë darkë. Gazeta ka kërkuar të marrë një qëndrim rreth kësaj çështje nga partitë politike, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë këtij viti, liderët opozitarë vazhdimisht kanë thënë se me kryeministrin Kurti takohen vetëm për caktim të datës zgjedhjeve dhe shpërbërjen e Kuvendit.

Ftesën e kryeministrit e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni.

Në një intervistë për Tëvë1, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë takim të hapet diskutimi edhe për çështje tjera.

“Para pak ore u njoftuam nga kryetari përmes mjeteve të komunikimit që i është dërguar një letër nga kryeministri Kurti për një takim të përbashkët për t’u konsultuar për agjendën legjislative të sesionit pranveror. Takimi do të mbahet të hënën. Ftesa është e përgjithshme. Është e mundur që ftesa të bëhet me ndonjë pretekst dhe të kalohet edhe në tema të tjera, por nuk mund të paragjykojmë”, ka thënë ai.

Quni nuk ka mundur të tregojë nëse i pari i LDK-së do të shkojë në këtë darkë.

Megjithatë, ai ka pranuar se nuk ka ndonjë disponim për të shkuar në këtë takim. “Nuk e kam njoftimin që ka ndonjë konfirmim, për aq sa kam mundur ta vërej nuk ka ndonjë disponim për t’u realizuar ky takim. Sepse, bëhet fjalë për agjendën e Kuvendit. Nuk e shohim të natyrshme që kjo temë të bartet në zyrat apo në të drejtën e kryeministrit”, është shprehur Quni.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Albin Kurti fton liderët e opozitës në takim. Ai edhe më herët gjatë kësaj legjislature ka ftuar në takim Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn.

Liderët e opozitës Kurti i kishte ftuar edhe në tetor të vitit 2022. Në këtë takim, i kishte shkuar vetëm Ramush Haradiaj, pasi që Krasniqi dhe Abdixhiku kishte refuzuar të shkonin. Pas tensionit të situatës në veri, Kurti opozitën e kishte ftuar në takim edhe në muajin nëntor të atij viti. Në këtë takim kishin marrë pjesë edhe Krasniqi dhe Abdixhiku./Nacionale

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 100 gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2140 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 11 kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse persona në vuajtje të dënimit janë dërguar 2.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

0

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit.

Pjesa e parë e testimit do të mbahet me 26 qershor dhe do të mbajë njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërsa pjesa e dytë më 28 qershor.

Kjo pjesë do të mbajë njohuri për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat

0
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.

Nga atje, Abdixhiku tha se tek familjarët e kryefamiljarët shtroi pikëpamjet e LDK-së mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike, zbrazjen e vendit, të cilën ai e quajti sfidë kombëtare e që s’po merr përgjigje shtetare.

“LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, ai tha se pritja e deritanishme në çdo fshat e qytet është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për ta përballuar, sipas tij, popullizmin si rrezik identitar.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kështu bëri të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i cili tha se LDK ende nuk e ka konfirmuar ftesën, pasi që partia e tij nuk e sheh të arsyeshme që për një temë të tillë të realizohet takim.

“Para pak ore u njoftuam nga kryetari përmes mjeteve të komunikimit që iu është dërguar një letër nga kryeministri Kurti për një takim të përbashkët për t’u konsultuar për agjendën legjislative të sesionit pranveror. Takimi do të mbahet të hënën. Ftesa është e përgjithshme. Është e mundur që ftesa të bëhet me ndonjë pretekst dhe të kalohet edhe në tema të tjera, por nuk mund të paragjykojmë. Nuk e kam njoftimin që ka ndonjë konfirmim, për aq sa kam mundur ta vërejë nuk ka ndonjë disponim për t’u realizuar ky takim. Sepse, bëhet fjalë për agjendën e Kuvendit. Nuk e shohim të natyrshme që kjo temë të bartet në zyrat apo në të drejtën e kryeministrit”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit./teve1.info/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mërgimtari nga Suedia jep dhjetëra pajisje teknologjike për shkollat e Rahovecit

0

Gjatë orës mësimore hyri me laptopa në duar.

Në shkollën “Vëllezrit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit, Agron Berisha u prezantua tek nxënësit.

Mision i mërgimtarit nga Suedia ishte furnizimi i kësaj shkolle me laptopë, projektorë e printerë.

Dorëzim të laptopve u bënë edhe tek Shkolla “Milaim Krasniqi” në Pastasel, e në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Pataqan të Poshtëm.

Të gjitha këto donacione, sipas drejtuesve të shkollave, ua lehtësojnë punën mësuesve e nxënësve.

Për kontributin e tij, të kënaqur u shprehën zyrtarët nga Komuna e Rahovecit.

“Jemi shumë të kënaqur…me pajisje tona përcjellëse. Edhe këtë vit Agron Berisha ka sjell 50 laptopë…dhe pajisje tjera përcjellëse”, tha drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit, Avni Morina.

Agron Berisha gjatë së premtes vazhdoi me donacione edhe në shkolla tjera të komunës së Rahovecit, ndërsa dhuroi edhe tablet për fëmijët të regjistruar si raste sociale.

.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbappe merr vendimin, i drejtohet me një mesazh tifozëve të PSG-së

0

Francezi Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Futbollisti francez ka thyer heshtjen dhe ka lajmëruar përmes një video mesazhi “përshëndetjen finale” me PSG-në dhe tifozët e tij.

Ai shprehet mes tjerash se nuk do të vazhdojë kontratën me kampionët e Francës, por do largohet.

“Doja të flisja me ju tifozët e PSG-së. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju kur të ishte koha e duhur. Doja t’u tregoja të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të vazhdoj kontratën dhe do të largohem. Do t’i jap fund aventurës time pas disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën”, tha Mbappe.