15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1097

Forenzika konfiskon mbi 700 euro në Prizren, dyshohet se janë të falsifikuara

0

705 euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në një bankë në Prizren, rreth mbi dy muaj më parë.

Kjo çështje është duke u hetuar tutje, thonë autoritetet e sigurisë.

Rastin në polici e kanë njoftuar zyrtarë të bankës në të cilën ishin dorëzuar paratë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Trepça-Ylli, sot sfida e parë e finales

0

Trepça dhe Golden Eagle Ylli pas një rrugëtimi të gjatë do të kenë sfidat vendimtare për titullin e kampionit.

Trepça e kërkon titullin e pestë në histori të saj dhe të parin pas vitit 2012, ndërkohë që therandasit titullin e tretë në histori, pasi e kanë fituar më 2021 dhe 2022.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike. Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Takimi zhvillohet të enjten mbrëma (19:00) në “Minatori”. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Burri në Prizren rrah vajzën dhe gruan, policia nuk e arreston

0

Një burrë nga Prizreni, mbrëmjen e së martës ka rrahur vajzën dhe gruan e tij.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, anise bëjnë të ditur se pavarësisht rastit, i dyshuari nuk është arrestuar, transmeton klankosova.tv.

Sipas policisë, ky vendim i mosarrestimit, vie, meqë rasti është duke u hetuar!

”Prizren / 07.05.2024 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”.

 

Dragash: Shqiptari tenton t’i godasë me veturë policët, arrestohet

0

Një shofer, shtetas i Shqipërisë ka tentuar ti godasë me veturë zyrtarët e Policisë së Kosovës. Sipas raportit të policisë, ai nuk ka respektuar urdhërata e zyrtarëve policorë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Dragash / 08.05.2024 – 15:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Besa Kokëdhima ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e Eurovision

0

“TITAN’’, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024, do të ngjitet në skenën e madhe mbrëmjen e sotme në Malmo të Suedisë.

Balada “TITAN”, e kënduar në gjuhën angleze nga Besa Kokëdhima, do të jetë e dyta në radhë, në këtë mbrëmje të dytë të gjysmëfinales.

Të mërkurë Besa Kokëdhima tregoi ekskluzivisht për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH jo vetëm pritshmëritë për këtë garë, por edhe paraqitjen skenike.

Këto ditë kam qenë shumë e angazhuar, kam përjetuar emocione shumë të bukura. Jemi në një lloj disipline të hekur, kështu që nuk është gjithmonë shumë e pëlqyeshme, por jam shumë e lumtur sepse më në fund e gjithë puna që kemi bërë po vjen momenti të realizohet. Edhe koncertet që kemi realizuar për mua kanë qenë shumë emocionuese.

Pritshmëria ime e parë është që performanca jonë të jetë dinjitoze  dhe në një nivel të krahasueshëm me shtete e mëdha që marrin pjesë në këtë kompeticion, të ketë një nivel të lartë artistik dhe pritshmëria që besoj e ka çdo artist pjesëmarrës është patjetër të dal në finale dhe t’i bëj të gjithë bashkëkombësit tanë krenarë. Një detaj që mund të zbulojmë ekskluzivisht është që veshja në mbrëmjen e 9 majit do të vishet për herë të parë në provat gjeneralë dhe nuk është asnjë nga veshjet që janë realizuar provat deri tani. Nga pak na ka shijuar t’i bëjmë njerëzit pak kuriozë dhe pak lëmsh fansat e Evrovizionit”, u shpreh këngëtarja.

16 shtete do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet që performojnë mbrëmjen e sotme mund të votojnë “TITAN” me kodin 2, ndërsa personat që jetojnë në shtete të tjera mund të votojnë në esc.vote

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh. Ndaj ndiqni magjinë e muzikës në netët e Eurovision, vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar./rtsh.al/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot Dita e Evropës – shënohet edhe në Kosovë

0

Dita e Evropës e cila shënohet më 9 maj ka të bëjë pikërisht me deklaratën e 9 majit të vitit 1950 kur edhe u bë hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. 

Në atë kohë, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman bëri një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t’i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

E Dita e Evropës shënohet më 9 maj edhe në Kosovë, ndonëse shteti i Kosovës tek me fillimin e këtij viti iu dha e drejta e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen.

Për vite të tëra Kosova ishte vendi i vetëm në Evropë që nuk kishte liberalizimin e vizave.

Për shënimin e kësaj dite Zyra e BE-së në Kosovë do të mbajë gjatë gjithë ditës aktivitete të ndryshme.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Numërohen mbi 99 për qind të votave në RMV, Fronti Evropian mbetet forca e dytë

0

Deri tani janë numëruar mbi 99 për qind e votave në zgjedhjet paralamentare që janë mbajtur dje në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve live në webfaqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO ka fituar 58 mandate, Koalicioni “Fronti Evropian 19 mandate, LSDM 18 mandate dhe Koalicioni VLEN 13 mandate.

Ndërkaq, sa i përket rundit të dytë të zgjedhjeve për president, fitues ka dalë Gordana Siljanovska Davkova me 65,14 për qind, ndërsa Stevo Pendarovski 29,25 për qind.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot, vranësira e shi

0

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa nga stuhitë mund të prodhojnë edhe breshër. 

Reshjet do të jenë të pranishme në lokalitete që nga orët e para të 24-orëshit, dhe kështu do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës dhe mbrëmjes.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka zhvillime të stuhisë, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. /MeteoKosova

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Politikanët dhe institucionet nuk përkujtuan komandant Drinin

0