15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1098

Hamilton: Dua të fitoj Botërorin e tetë

0

Nuk mund të mungonte në eventin mondan më të pritur të vitit. Lewis Hamilton ishte mes protagonistëve të mëdhenj në “Met Gala”, mbrëmjen e mbledhjes së fondeve të organizuar në Metropolitan Museum të New York-ut nga e përjavshmja “Vogue America”.

Një festë ekskluzive, ku marrin pjesë 400 të ftuar çdo vit, dhe ku Sir Lewis u prezantua me një veshje të tërën të zezë, të ideuar nga Burberry.

“Met Gala” ishte dhe rasti për të folur për Formula 1 dhe për programet e të ardhmes që e shikon të angazhuar me Ferrarin: “Çfarë do të bëj pas garave? Për momentin, nuk mendoj asgjë, pasi dua të fitoj Botërorin e tetë ose të paktën të luftoj për këtë objektiv. Ka qenë e vështirë në këto vite, nuk mund të shkonte më keq. Natyrisht ne jemi në Formula 1 për të fituar dhe, kur nuk ia del, perspektiva ndryshon. Aventura te Mercedesi ka qenë emocionuese, por nuk po ik pasi nuk jam i lumtur apo për problem raportesh. Më kanë mbështetur që kur isha 13 vjeç, e dua markën dhe personat që jetojnë aty. Kanë qenë me mua në të mirë dhe në të keq, por vjen një moment kur duhet të ndryshosh”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Dopingu te Pogba, gjenden shkaqet

0

Kompania “10X Health Systems”, me qendër në Shtetet e Bashkuara, qëndron pas pozitivitetit të dopingut që preku futbollistin e Juventus-it, Paul Pogba vitin e kaluar.

Sipas asaj që zbuloi “Daily Mail”, në stuhinë që po rrezikon karrierën e francezit janë përfshirë edhe Gary Brecka dhe një mjeke e “10X”, Carrie Carda.

Pogba doli pozitiv për DHEA, një substancë e ndaluar që rrit testosteronin, pas një testi pas ndeshjes së Serie A kundër Udinese-s më 20 gusht.

Pogba u dënua më pas për katër vjet, një dënim i cili, duke marrë parasysh moshën e lojtarit, vë në dyshim të ardhmen e tij në futbollin profesionist.

Mesfushori aktualisht është duke u përgatitur për apelimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Dhe pikërisht në këtë drejtim, “Daily Mail” ka zbuluar se klinika amerikane “10X Health Systems” dyshohet se ka furnizuar Pogba-n me pilulat që futbollisti beson se janë përgjegjëse për pozitivitetin e tij në shtator.

Dihet se ka prova fotografike të emrit “10X Health Systems” që shfaqet në etiketën e të paktën një prej shisheve me pilula të marra nga Pogba.

Pogba thotë se, pas një konsultimi me Brecka, i listuar si bashkëthemelues dhe kryebiolog i “10X Health Systems”, atij iu rekomandua një kurs tabletash pasi testet nxorën në pah disa mangësi në trupin e tij.

Personi që përshkroi pilulat që përmbajnë molekulën DHEA e cila shndërrohet në testosteron në gjak ishte Carrie Carda , një mjeke e listuar në faqen e internetit të kompanisë, e cila firmos një nga etiketat në shishet e marra nga Pogba. Albanian Post

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Osmani kujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, që njihet si komandant Drini.

E para e vendit thotë se komandant Drini, pas vetes la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës.

“Komandant Drini ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit. Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë. Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm. Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin”, ka thënë presidentja Osmani

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Zafir Berisha: Vrasja e Drinit, humbje për Kosovën

0

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin Ekrem Rexha-Drini,  në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai thotë se “Drini” ka dhënë në kontribut të madh në çlirimin e vendit.

“Në Vërri të Prizrenit erdh në korrik të vitit 1998 me sugjerim të SHP të UÇK-së. Ushtroi detyra shumë të rëndësishëm në organizim dhe mobilizim të njësive të UÇK-së”, kujton Berisha.

 

Postimi i plotë

Sot u bën 24 vite nga vrasja ende e pa zbardhur e Ekrem Rexhës-Drinit, njeriut që dha gjithçka nga vetja për lirin e e Kosovës.
Drini ishte nga ata që ju përgjegjën zërit të atdheut duke u radhitën në UÇK-së, kur shumë të tjerë e kishin mbuluar kokën me qebe apo e shiqonin luftën si një film nga telivizioni.
Kreu shumë detyra të rëndësishme gjatë luftës, nga shefi operativës në SH.L. UÇK-së në Vërri deri si antarë i SH.P të UÇK-së, duke marrën pjesë drejtpërdrejtë në shumë beteja kundër okupatorit serbë.
Fatëkeqësishtë emri i Drinit u përdorën dhe këqpërdorën për plitikën ditore dhe përfitime matriale nga shumë njerzë të papërgjegjshëm.
Kush është zgjuar nga gjumi i pari, i vogël e madhë, e kanë përdorë dhe e përdorin edhe sot emrin e tij në mënyrën me të poshtër të mundëshme nëpër paqavura informati e veçanarisht nëpër rriete sociale duke thën të pavërteta e duke marrën “guximin” për të drejtuar shigjeta lidhur me vrasjen e tij, të pavetëdishim apo ndonjëri edhe me mision, duke i shërbyer Sebisë e cila është adresa e vetme e gjenocidit në Kosovë dhe e të gjitha vrasjeve para, gjatë dhe pas lufte.
Vasja e Drinit dhe shumë vrasje tjera të pazbardhura deri sot në Kosovë, porositësit dhe zbatuesit e këtyre vrasjeve i kanë përdorën me shumë mjeshtëri për përçarje mes shqiptarëve, ku viktima janë qytetarët e painformuar të cilët janë manipuluar dhe manipulohen edhe sot ashtu siç do Serbia dhe ndonjë argatë i tyre i mbetur në vendin tonë.
Serbia për 25 vite nuk ka lën gur pa livzë për t’i përça shqiptarër me vrasje, propagand linçuese e shpifëse, deri te dosjet që themeluan mostrumin politik në Hagë!
Serbia edhe sot është ajo që ka qenë për afro një shekull.
Figura e Ekrem Rexhës-Drinit dhe shumë të tjerëve nuk rriten as zvogëlohen me të pavërteta e rrena nëpër këngë, dukumentare e memoriale siç ka ndodhën dhe po ndodhën, sepse veprat dhe kontributi i tyre flasin vet.Lavdi veprës se kom.Drinit dhe gjithë atyre që u sakrifikuan për lirin e Kosovës.
Zafa

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 26 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 24 persona, ndërkaq 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

AstraZeneca tërheq në mbarë botën vaksinën kundër COVID-19

0

AstraZeneca ka njoftuar se ka iniciuar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj COVID-19.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo kompani, ky veprim është justifikuar për shkak të “tepricës të vaksinave të përditësuara të disponueshme” që nga pandemia, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kompania tha gjithashtu se do të vazhdojë të tërheqë autorizimet e marketingut të vaksinës Vaxzevria brenda Evropës.

“Meqenëse vaksinat e shumëfishta, variante të COVID-19 janë zhvilluar që atëherë, ka një tepricë të vaksinave të përditësuara të disponueshme”, tha kompania, duke shtuar se kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për Vaxzevria, e cila nuk po prodhohet ose nuk po furnizohet më.

Ndryshe AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë, në një kthesë të dukshme që mund të hapë rrugën për një pagesë ligjore prej shumë milionash.

AstraZeneca e bëri aplikimin për ta tërhequr vaksinën më 5 mars të këtij viti, teksa hyri në fuqi me datën 7 maj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Nata e parë e ‘Eurovision Song’, përzgjidhen 10 vendet që vazhdojnë garën për në finalen e madhe

0

Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Nata e parë “Eurovision Song” që mbahet në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Mbrëmja e sotme shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.

E shtuna do të shënojë finalen e madhe më 11 maj prej nga do të dalë fituesi i festivalit evropian të këngës. Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.

Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmë-finales. Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti. Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën. Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, në Festivalin e 62-të Këngës në RTSH.

Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.

Nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse. Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, në votimin “rest of the ëorld”, ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online, mund të votojnë për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës./rtsh.al/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

0
Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë.
9 vjeçar nga Prizreni vuan nga ekzema, alergji të llojeve të ndryshme, shëndeti i tij përkeqësohet edhe më shumë kur mjekët në Kosovë ia ngatërrojnë terapinë.
Familja e tij ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij.
Fatkeqësisht edhe babai i ka vdekur nga sëmundja e rëndë e kancerit, e la dy vjeç. Jeton me nënën tek daja i tij. Terapitë janë tejet të kushtushme, për një gjilpër ai është dashur të paguaj rreth 2250 euro.
Të dhënat për ata që duan ta ndihmojnë atë:

/GazetaSinjali

“Shpata e Artë 2024” – Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i mbajnë ushtrimin e përbashkët

0

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

EULEX-i është reaguesi i 2-të i Kosovës në fushën e sigurisë, si pjesë e një mekanizmi 3-shtresor të reaguesve në fushën e sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i 1-rë, EULEX-i është reaguesi i 2-të, dhe KFOR-i është reaguesi i 3-të.

“Ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri