16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1096

Europa League: Atalanta e Gjimshitit në finale përballë Leverkusenit të Xhakës

0

Atalanta ka kaluar në finale të Europa League pasi e mposhti Marsiellen me rezultat 3:0.

Golin e parë në takim e shënoi Lookman me një goditje jashtë zonës e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, Atalanta e Berat Xhimshitit shënoi sërish në pjesën e dytë me anë të Ruggerit në minutën e 52-të, njofton Klankosova.tv.

Marsielle nuk arriti të shënonte, përkundër rasteve që kishte, ndërsa Atalanta shënoi sërish në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Toure.

Në finale e 22 majit që do të mbahet në Dublin, Atalanta e Xhimshitit do të përballet me Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!

0

Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. 

Pasi ka mbledhur gjithë fermerët së bashku, ai u ka komunikuar se është dorëzuar dhe nuk do t’a vazhdojë më lojën në fermë.

“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.

Dijonisi ka përgatitur valixhen, ka përqafuar fermerët dhe është larguar nga “Ferma VIP”.

Dijonis Biba ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhaj: Tokat e Manastirit nuk kthehen por Asociacioni nuk bëhet

0

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në KiE.

Rexhaj në “Debat Plus”, u pyet se a do kthehen tashmë tokat e Manastirit të Deçanit, pasi Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në KiE.

Rexhaj u përgjigj duke thënë se  “nuk kthehen tokat e manastirit por nuk bëhet Asociacioni…”.

Deputeti i VV-së, tha se bashkësia ndërkombëtare kushtëzimin për Asociacionin është duke e bërë si formë shantazhi.

“Pse është kushtëzim deri në shantazh çështja e Asociacionit, nëse do ishte punë e kryer, Kosova do ishte sot në agjendë për anëtarësim në KiE. Kjo tregon qartazi, edhe Kurti tha se edhe brenda komisioneve parlamentare ku ka pasur amendamente të ndryshme se a duhet të jetë kusht Asociacioni apo jo, edhe atje ka kalu. Ka qenë kusht vetëm Manastiri atë kusht e kemi përmbush… duke besu fuqishëm që aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA, po na kërkojnë një gjë të tillë për anëtarësim. Kjo nuk u bë, na u kërkua diçka shtesë, këtë nuk e bëjmë”, tha ai.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça fiton finalen e parë

0

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani shkëputet në krye të tabelës

0

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani është shkëputur në krye të tabelës pas fitores ndaj Malishevës 0:2, ndërsa Llapi ka barazuar 1:1 ndaj Gjilanit.

Kurse, Prishtina është mposhtur në shtëpi nga Drita me rezultat 1:2, kurse Feronikeli e ka mposhtur Lirinë me rezultat 4:1, e cila tashmë ka rënë nga liga.

Me këtë fitore, Ballkani është në pozitën e parë me 69 pikë, katër më shumë se Llapi që është në pozitën e dytë me 65 pikë.

Ndërsa, Drita është në vendin e tretë me 65 pikë, Malisheva në të katërtin me 53 pikë, Prishtina në të pestin me 46, Dukagjini në të gjashtin me 42 sosh, Feronikeli në të shtatin me 37, e Gjilani në vendin e tetë me 36.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

0

Kylian Mbappe do të transferohet nga Parisi në Madrid këtë verë. Kjo dihet prej disa kohësh, por deklaratat e fundit të presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ende ngjallin dyshime se një kthesë është e mundur.

Megjithatë, siç shkruan sot gazeta e njohur Le Parisien, Mbappe me siguri do të largohet falas nga PSG në verë dhe do të bëhet lojtar i Real Madridit.

Jo vetëm kaq, pasi Mbappe i ka bërë tashmë dy lëvizjet e para si lojtar i ri i Los Blancos. Përfaqësuesi francez vjen në Madrid si superyll me statusin e lojtarit të parë të klubit dhe si i tillë ka të drejtën e disa kërkesave që lojtarët e tjerë nuk i kanë.

Le Parisien shkruan se ai i ka paraqitur tashmë dy kërkesa të tilla Florentino Perez. Më saktësisht, një kërkesë dhe një propozim.

Mbappe kërkoi t’i jepet numri 10, numri që mban Luka Modric në shpinë dhe Real Madridi thuhet se ka pranuar që t’ia heqë numrin kroatit pa asnjë problem.

Pagoi mbi 1 miliard euro për lojtarë si Mbappe, Neymar dhe Messi - PSG ende pa sukses në Ligën e Kampionëve

Lexo po ashtuPagoi mbi 1 miliard euro për lojtarë si Mbappe, Neymar dhe Messi – PSG ende pa sukses në Ligën e Kampionëve

Pjesa e dytë e rrëfimit është një propozim që, siç shkruajnë francezët, ka të bëjë sërish me Modricin dhe “mund ta prekë atë”.

Përkatësisht, Mbappe u ka thënë drejtuesve të Real Madridit që në vend të Modricit të sjellin mesfushorin portugez Vitinha, bashkëlojtarin e tij aktual nga PSG.

Mediat franceze nuk bëjnë të ditur se çfarë përgjigje ka marrë Mbappe ndaj këtij propozimi, por thonë se një deklaratë e tillë me siguri nuk do ta ndihmojë marrëdhënien e klubit me Modricin, nëse mesfushori kroat sezonin e ardhshëm do të jetë në klub. /Telegrafi/ 

Kryetari i AAK-së në Prizren paralajmëron publikimin e skandaleve të pushtetit lokal

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Prizrenit, Besnik Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se javët dhe muajt në vazhdim do të jenë të vështira për pushtetin lokal në këtë komunë.

Sipas tij, qytetarët gjatë kësaj periudhe do të informohen për skandalet dhe dështimet e këtij pushteti.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se do të prezantohen edhe alternativat, vizioni dhe ekipi profesional i AAK-së si alternativë për qeverisjen në Prizren.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Bab, s’mund ta besoj që ke ikur…”, i biri kujton Gulielm Radojën

0

Red Radoja, i biri i të ndjerit Gulielm Radoja ka kujtuar së fundmi babain e tij nëpërmjet një fotografie ku shihen të dy, foto kjo e realizuar shumë vite më parë.

Përveç fotografisë Red Radoja ka shkruar edhe këtë mbishkrim: “3 vjet mungesë”. Ndërsa pak javë më parë në një intervistë të dhënë, Red Radoja tregoi se po e ka shumë të vështirë të jetoj pa babanë.

“Është e vështirë pa të. Më duket sikur ka dalë e do të kthehet sërish… Ende nuk pajtohem me idenë se ai ka ikur për të mos u kthyer më…”, ka thënë ai.

Ndryshe, aktori i njohur shkodran Gulielm Radoja ka vdekur më 5 maj të vitit 2021 për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19. Ai konsiderohet si një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë.

ObserverKult