15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1099

Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjat që kanë nevojë. 

“Përmes këtij investimi, i përcjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore”, ka shkruar Vitia.

“U sigurua për foshnjat e porsalindura autoambulanca neonatale, e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjat që kanë nevojë. Transporti i foshnjave në nevojë dhe premature në qendrën e specializuar do kontribuoj në sigurinë e pacientëve të vegjël e do të shpëtoj shumë jetë. Përmes këtij investimi, i përcjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore. Së shpejti edhe shërbime të reja në këtë klinikë.Secila nevojë e klinikave po përmbushet, kurse shërbimet cilësore po shtohen. Vijojmë për secilën klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Asfaltohet edhe një rrugë në Prizren

0

Sot, u asfaltua edhe  rruga  nga SHFMU “Lekë Dukagjini”  deri te rrethi i Petrovës, që lidhet me Transitin e Ri të Prizrenit.

“Ky projekt ofron siguri më të lartë për pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht për nxënësit dhe personelin shkollor, derisa shkurton distancën për qasje në autostradë dhe krijon kushte të përshtatshme për nevojat e banorëve të zonës”, njofton Komuna e Prizrenit .

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça apo Ylli – Të enjten nis ‘beteja’ për titullin kampion

0

Të enjten zyrtarisht fillon ‘beteja’ mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione. Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet ‘Xehetarët’, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt për këtë edicion.

Në anën tjetër, therandasit duan ta rikthejnë titullin në qytetin e tyre dhe ta fitojnë atë për herë të tretë në histori.

Orari i Finaleve
9 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
12 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
16 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)
23 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

/PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

0

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran.

FSK në një postim në Facebook publikuar fotografi nga trajnimi për automjetet luftarake Vuran.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran”, ka njoftuar FSK.

Tutje u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Ku gjatë kësaj periudhe sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

Kurti ka shkruar se 3 serbë u vranë në vitin 2022: dy në Mitrovicë të Veriut dhe një në Graçanicë. Ai ka shtuar se për tri vrasjet, të dyshuarit janë serbë.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij një serb në Mitrovicë të Veriut dyshohet se ka vrarë babain dhe vëllain, ndërsa në Graçanicë një serb dyshohet se e ka vrarë babain.

Më tutje i pari i vendit ka thënë se çdo person në Kosovë e di që “propaganda serbe për dhunë ndaj serbëve është propagandë”.

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos.”

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Poezia e fundit e heroinës Yllka Domi

0

VENDOSNI NJË SHKOP AFËR KOKËS SIME

Amanet ju lë nëse nuk pritoni,
Të ma shkruani emrin në rërën e detit,
Dhe dy vargje m’i shkruani me shkrimin e saj,
Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,
Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,
Vendosni afër kokës sime.

(Kjo poezi është shkruar nga Yllka Domi dy ditë para rënies heroike, si pjesëtare e UÇK-së, në betejën e Çabratit, më 7 maj 1999)

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

0

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Muhamet Hyseni. Kjo është hera e gjashtë në këtë edicion që ai kurorëzohet me këtë çmim.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Havolli, Lulzim Rrmoku dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e 32-të t’i takojë Muhamet Hysenit pasi ai realizoi dy gola dhe një asistim, duke qenë më meritori që Llapi fitoi ndaj Feronikelit 74 (3:2) dhe mbeti në garë për titull.

Pasi mori këtë çmim Hyseni u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

“I lumtur për çmimin ‘Ylli i javës’ i cili është i gjashti për mua. Ky çmim padyshim është motiv shtesë për punë, fitore e çmime të radhës! Këtë çmim e ndaj me të gjithë bashkëlojtarët. Pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre do të ishte vështirë të shënoja dhe golat e mi të ishin përcaktues në fitoret e skuadrës! Patjetër meritë e suksesit tim dhe e skuadrës është stafi i trajnerëve që po bëjnë punë shumë profesionale, punë e cila dëshmohet me fitoret në vazhdimësi. Besoj se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm për mua dhe për KF Llapin”, ka thënë Hyseni.

MPB me vendim për patentë shoferët jolegale në Kosovë

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kalimi në patentë shofer të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:

-letërnjoftimin,
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,
-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,
-dëshmi të pagesës së taksës, dhe
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj”, njofton Ministria.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdiq infermieri dhe veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga Rahoveci

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga fshati Ratkoc.

“Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

I pari i Rahovecit me këtë rast u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.