13.5 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1112

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 22 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 48 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 25 persona, ndërkaq 21 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

SBAShK-u proteston të mërkurën

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën.

Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10 e 30 deri në 11 në oborrin e Biblotekës Kombëtare.

“Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel “Grand dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

“Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, shkruan tutje aty.

“Në orën 12 e 30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

0

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet relevante policore dhe mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

0

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë).

Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të një fotografie “Selfie” me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes me Kosovën.

Më 18 nëntor 2023, në St Jakob Park, loja përfundoi 1:1.

Floriani, arriti t’i kalojë rojat e sigurisë për t’u fotografuar me idolin e tij.

Dënimi u bë publik të premten e javës së kaluar.

Babai i 10-vjeçarit, Driton Sedaj, e ka pranuar vendimin nga Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV).

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të dobët shiu.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veiut me shpejtësi prej 10-38 km/h, njofton Meto Kosova,

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për ta shëndrruar në sport aktiv për çdo sezonë të vitit.

Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, po ashtu ka njoftuar se kjo nismë do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera.

“Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal. Nisim me mbulimin e fushave të tenisit në Prizren, për të vazhduar edhe me qytetet tjera.

Në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investojmë për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, thuhet në shrkimin e Çekut

Marketing

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

0

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës.

Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera ai tha se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e Shkurte Fejzës.

“Me miratimin e Asamblesë Komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr Titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë.  Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj”, ka shkruar Muharremaj.

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

0

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj. 

Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Derisa, sipas njoftimit bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Habit këngëtari: Alienët më kërkojnë të bëhem lajmëtari i tyre!

0

Robbie Williams mendon se alienët po përpiqen të dërgojnë mesazhe përmes tij sepse ai është i famshëm. Këngëtari 50-vjeçar beson se alienët duan që ai të përdorë yjet e tij për t’u treguar të gjithëve për ta.

Fansi i Port Vale, Robbie thotë se ka përjetuar disa takime të çuditshme në të kaluarën. Një herë ai tha se pa një UFO aq afër sa mund ta kishte goditur atë me “një top tenisi”.

Një herë tjetër, kur ai po shkruante një këngë të quajtur Arizona për alienët, një “top ari drite” u shfaq në studio ndërsa muzika e tij ishte e ndezur. Robbie beson se qeniet jashtëtokësore vazhdojnë të vijnë tek ai, sepse ata e dinë se ai mund të përhapë fjalën për to për shkak të statusit të tij.

Ai tha: “Unë ndonjëherë mendoj dhe përpiqem të ndaj narcisizmin dhe egon, shumë herë pa sukses, por ka shumë teori të ndryshme që ne të gjithë kemi të bëjmë me këto gjëra. Shpesh pyes veten nëse ndodh kjo për shkak të platformës sime publike.” 

Ylli i lindur në Stoke-on Trent jeton në Beverly Hills me gruan e tij Ayda Field dhe katër fëmijët e tyre Teddy, Charlie, Coco dhe Beau. Ai beson se qyteti është një pikë e nxehtë për vizitorët e huaj, thotë Mirror.

Ai tregoi një histori drithëruese dukethënë se pa një UFO ndërsa luante këngën e tij “Arizona” në vitin 2008: “Sapo kisha shkruar një këngë të quajtur Arizona që ka të bëjë me kontaktin me alienët dhe unë po e luaja atë. Unë qëndrova në ballkon dhe ishte një top i madh me dritë ari që u shfaq, menduam se ishte Venusi ose Marsi apo diçka tjetër. Pastaj kënga ndalon së luajturi dhe ai zhduket. Por më pas vendosëm sërish Arizonën dhe topi u kthye përsëri. Ka ndodhur katër herë. Pas kësaj filloi një stuhi masive elektrike dhe këto dy topa të mëdhenj masivë drite filluan të kërcejnë në qiell. Ishte si një shfaqje e plotë me dritë për rreth një orë.”, thotë këngëtari./dritare.net

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

0

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival.

Në edicionin që do të jetë më i madhi deri më tani për nga numri i skenave dhe artistëve do të performojë edhe emri më i dashur i zhanrit dhe kategorisë së tij – DJ Black Coffee, njofton Klankosova.tv.

Black Coffee momentalisht është një nga DJ me të njohur në botë. Nga turmat në Ibizia e deri te performancat me mijëra persona në festivale me nam e nëpër klube të ndryshme të botës, Black Coffe ka arritur që emri i tij të jetë përkrah artistëve të njohur si Drake, Alicia Keys, P Diddy e shumë të tjerë.

Ai u bë i pari afrikan që fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë Dance/Electronic me “Subconsciously”.

Artisti nga Afrika Jugore, u bë DJ i parë afrikan që performoi në  “Madison Square Garden” në New York ku shiti të gjitha biletat për koncertin e tij në atë që jo-zyrtarisht njihet edhe si vendi më i famshëm për të performouar.

Këtë vit Sunny Hill do të mbahet nga 25 deri më 28 gusht në Parkun Sunny Hill në Bërnicë të Poshtme. Artisti i pari i konfirmuar nga Festivali ishte sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit Grammy, Burna Boy.