12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1111

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj.

Palokaj aktualisht mban dy tituj prestigjioz në Gjermani, aty edhe ku jeton, “We love MMA” dhe “Respect FC”, shkruan PrizrenPress.

Para pak muajsh, Gjoni ka arritur marrëveshje me “American Top Team”, ku ka zhvilluar stërvitje me legjendat e UFC-së, amerikanin Dustin Poirier dhe brazilianin José Aldo.

Me këtë rast, siç bëhet e ditur përmes njoftimit të komunës, u diskutua për mundësinë e organizimit të një gare ndërkombëtare në MMA në Prizren, që do të ishte një ngjarje e rëndësishme për sportdashësit, e sidomos për dashamirët e arteve marciale./PrizeenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

0

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.

Therandasit po fitojnë 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe i nevojitet edhe një fitore për kualifikim, kurse pejanët duhet të fitojnë të mërkurën mbrëma dhe në sfidën e ardhshme, për tu gjendur sërish në finale.

Në takimin e parë fituan therandasit 84:87, ashtu si edhe në ndeshjen e dytë, 92:86, derisa në ndeshjen e tretë në Gjakovë, fituan pejanët 98:86.

Ky është një duel mes kampionit aktual dhe ish-kampionit.

Trepça është kualifikuar në finale, pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale 3:0.

Gjysmëfinalja 4

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

0

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e këtij viti është caktuar qyteti i Tangier, në Marok. Kjo shënon herën e parë që një qytet në kontinentin afrikan pret Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.

Tangier është si një enë ku shkrihen kulturat me njëra-tjetrën, i vendosur në udhëkryqin mes Evropës dhe Afrikës. Ai krenohet me një histori të gjatë dhe të pasur të xhazit dhe është i njohur për trashëgiminë e tij të këtij zhanri muzikor. Shumë artistë të xhazit me famë botërore kanë performuar dhe kanë kaluar kohë në Tangier, duke përfshirë këngëtaren Josephine Baker, saksofonistët Ornette Coleman dhe Archie Shepp, flautistin Herbie Mann dhe pianistin mjeshtër të xhazit Randy Weston, i cili jetoi në Tangier për shumë vite.

Festimet në Tangier kanë nisur më 27 dhe kulmojnë sot, më 30 prill. Veprimtaria përfshin një sërë programesh arsimore, aktivitete për studentë të të gjitha moshave dhe biseda rreth historisë së xhazit.

UNESCO inkurajon shkollat, universitetet dhe organizatat joqeveritare në mbarë botën për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Vendet ku performohet art, qendrat komunitare, sheshet e qyteteve, parqet, bibliotekat, muzetë, restorantet, klubet dhe festivalet organizojnë mijëra aktivitete, ndërsa radioja dhe televizioni publik shfaqin xhaz në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit./atsh

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

0

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.[1]

Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 1934 ishte dërguar si delegat në Bruksel në Kongresin kundër fashizmit dhe luftës, prej aty duhej të udhëtonte për Moskë për një periudhë ‘spastrimi’. Në Bruksel Ernesto kuptoi natyrën e vërtetë të partisë komuniste dhe iku në Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kërkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon të shkruajë romanin e tij të parë.

Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomic në Laboratorin Curie në Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnë me të. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology. Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën La Nacion.

Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.

Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë. Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit).

Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin Raport për të verbërit shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.

Në vitin 1971 fillon të shkruajë për gazetën La Opinion. Në vitin 1973 boton romanin e tretë Abaddón, el exterminador (Abadon, engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqës.

Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.

Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së mëse njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive.

Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit. Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 prill 2011 në moshën 99 vjeçare./ KultPlus.com

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

0

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”.

Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit evropian, Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në Champions League.

Loja pritet të nisë në ora 21:00.

Fituesi i mundshëm, do të bënte një hap tejet të rëndësishëm drejt finales.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tetë ditësh, më 8 maj në “Santiago Bernabeu”.

Sipas statistikave të dy skuadrat janë përballur gjithsejt 26 herë në garat evropiane.

Bayern Munchen i ka 11 fitore, Reali 12 dhe tre ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

0

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë dhe lajmin e ëmbël ata e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.

Përkrah një fotoje ku duart e tyre shihen të bashkuar, Luizi dhe Kiara kanë zbuluar emrin e bukur që kanë zgjedhur për të voglën e tyre.

“Luna Marí Ejlli ???? 30.04.2024”, kanë shkruar ata në postimin e përbashkët, teksa të menjëhershme dhe të shumta kanë qenë urimet për çiftin.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” Albania dhe prej më shumë se një viti po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila sot është më e fortë se kurrë, pasi ata tashmë ata janë një familje prej 3 anëtarësh./Bordo.al

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

0

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një vendim për trajnerin italian.

Kontrata e Allegri-t me Juventus-in skadon në qershor 2025. Edhe nëse bardhezinjtë janë pothuajse të sigurt për kualifikimin në Champions League, ata kanë grumbulluar vetëm 13 pikë në 13 ndeshjet e fundit të ligës dhe trajneri i lindur në Livorno është nën kritika për shkak të stilit të dobët të lojës së bardhezinjëve.

Redaktori i “Tuttosport”, Guido Vaciago, shkroi të martën se me sa duket, e ardhmja e Allegri-t është ende e pasigurt, megjithëse njerëzit me lidhje të forta në tregun e transferimeve besojnë se klubi tashmë ka vendosur të shkarkojë 56-vjeçarin.

Vaciago shpjegoi pse Allegri potencialisht mund të shpëtojë ende punën e tij.

“Dyshimet e Juventus-it janë të lidhura me vështirësinë e marrjes së një vendimi në një moment historikisht të vështirë”, shkroi gazetari.

“Çdo vendim që ka marrë klubi gjatë viteve të fundit më së shumti varej nga financat sepse prioriteti është balancimi i tyre”, theksoi ai.

Duke pasur parasysh se Allegri nuk do të japë dorëheqjen në fund të sezonit, shkarkimi i tij dhe stafit të tij do të ishte goxha i kushtueshëm për Juventus-in, mbi 18 milionë euro, nëse trajneri italian nuk gjen një klub të ri për 2024-25.

Për më tepër, Juventus-i do të duhet të shtojë të paktën 4 deri në 5 milionë euro për të punësuar një zëvendësues.

Në të njëjtën kohë, pavarësisht stilit të lojës mbrojtëse, Allegri praktikisht e ka udhëhequr Juventus-in drejt kualifikimit në Champions League, jo zyrtarisht, dhe do të luajë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalanta-s muajin e ardhshëm.

Me fjalë të tjera, ai ka përmbushur objektivat e klubit, kështu që ai mund të ketë ende një shans për të shpëtuar punën e tij.

Muaji i fundit i ndeshjeve ndoshta do të jetë vendimtar për të ardhmen e Allegri-t, i cili nuk ka fituar ende një trofe në Torino që nga rikthimi i tij në 2021. Albanian Post

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

0

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do të llogaritet në rekordet e tyre zyrtare, kanë njoftuar boksierët dhe promovuesit.

Mike Tyson do t’i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh dhe në moshën 58-vjeçare (ai mbush 58 vjeç në qershor, një muaj para luftës) në një meç të planifikuar për 8 raunde nga dy minuta secili.

Dita e njëzetë korrikut do të hyjë në histori si rikthimi i Mike Tyson në ring si boksier profesionist, i konfirmuar nga Komisioni i Boksit të Teksasit, i cili miratoi luftën kundër Jake Paul në stadiumin “AT&T” në Arlington.

Do të jetë rikthimi i amerikanit në aksion që nga pensionimi i tij në 2005 pas një humbjeje ndaj Kevin McBride. Tyson doli në pension me një rekord prej 50 fitoresh (44 KO) dhe 6 humbjesh, të cilat do të ndryshohen në korrik.

Lufta, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në “Netflix”, pritej të ishte një “miqësore” për shkak të diferencës në moshë mes Paul, 27 vjeç dhe Tyson, i cili mbush 58 vjeç më 30 qershor.

Mike Tyson wanted it to be a pro fight. Netflix wanted it to be a pro fight. So I agreed to make it a pro fight. Winner takes all pic.twitter.com/fNLnIiD8fM — Jake Paul (@jakepaul) April 29, 2024
“Mike Tyson donte që ajo të ishte një luftë profesionale. ‘Netflix’ donte që ajo të ishte një luftë profesionale. Kështu që unë rashë dakord që do të ishte një luftë profesionale. Fituesi merr gjithçka”, tha Paul në llogarinë e tij X.

Tyson fitoi titullin e tij të parë botëror në peshën e rëndë në 1986 dhe u bë i padiskutueshëm një vit më vonë, pothuajse një dekadë para se Paul të lindte. Ai ishte sundimtari i padiskutueshëm i peshave të rënda deri në vitin 1990, megjithëse karriera e tij e suksesshme vazhdoi deri në vitet ’90.

Karriera e “Iron Mike” filloi të lëkundet në fillim të viteve 1990 pas një disfate mahnitëse ndaj Buster Douglas, një dënim për përdhunim dhe dy humbje nga Evander Holyfield, duke përfshirë kafshimin e diskutueshëm të veshit të kundërshtarit të tij më 28 qershor 1997 në “MGM Grand” në Las Vegas.

Pas 15 vitesh larg ringut, Tyson luftoi një meç kundër kolegut të tij veteran Roy Jones Jr. në vitin 2020, i cili përfundoi në barazim, megjithëse nuk u konsiderua profesional, ndryshe nga lufta e 20 korrikut që do të ndryshojë rekorde.

Kundërshtari i Tyson do të jetë Paul, një youtuber i njohur me mbi 26 milionë ndjekës në Instagram, i cili filloi karrierën e boksit në vitin 2020 dhe ka grumbulluar nëntë fitore në dhjetë duele.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “AT&T” në Arlington, shtëpia e ekipit të futbollit amerikan Dallas Cowboys në shtetin e Teksasit, Shtetet e Bashkuara. Albanian Post

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

0

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të studentëve të Departamentit të Antropologjisë – Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Arkitekturës, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe përfaqësues nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Prizren, u shqyrtua dhe u miratua në mënyrë unanime propozim-vendimi për themelimin e Muzeut të masakrës në Krushë të Madhe.

“Për të gjethe ata që kontribuuan në idenë dhe funksionalizimin e plotë të tij kryetari ndau mirënjohje me motivacionin për kontributin vullnetar (nëntor 2023 – mars 2024) në konceptimin, dizajnimin dhe përgatitjen e ekspozitës muzeale të Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe, e cila do të jetë vepër e rëndësishme e kujtesës historike”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe mund të dëgjoni 202 intervistat e realizuara me të mbijetuarit dhe mund të shihni artefakte e fotografi, që do të na shërbejnë në formësimin e kujtesës kolektive, thirrjes për drejtësi dhe nderimit të viktimave.

Muzeu i krimeve serbe të luftës në Krushë të Madhe qëndron si një dëshmi e sakrificave të bëra nga individë të panumërt gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila paraqet sinonimin e dhimbjes, të rezistencës dhe të heroizmit.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

0