14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1130

Koha për spektakël në gjysmëfinale

0

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit.

Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që u renditën më lartë dhe ku katër skuadra do të luftojnë për trofeun e çmuar.

Peja dhe Golden Eagle Ylli kishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar, derisa therandasit ta rikthejnë pasi ishin shpallur kampionë në dy edicionet paraprake. Ylli në çerekfinale të “Play-off”-it kishte mundur Bashkimin 2:0 për të depërtuar në gjysmëfinale, ku pritet super përballje.

Gjysmëfinalja tjetër pritet të jetë edhe më e zjarrtë mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit e përfunduan edicionin në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit u renditën në vendin e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin 2:1. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke e kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, kurse prishtinasit së fundi fituan në Ligën Ballkanike, duke kërkuar titullin të rikthehet në kryeqytet.

Në katër sfidat e Prince Caffe Superligës, në këtë edicion ka fituar Trepça, ashtu si edhe në finale të Kupës, Superkupës dhe gjysmëfinale të Ligës Unike.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet 1:

E shtunë
17:15 Peja – Golden Eagle Ylli
E diel
19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi.

Derisa 5 mijë e 13 shoferëve u janë vendosur pikët negative.

Në njoftim thuhet se Policia do të vazhdojë me aktivitete që kanë pqë qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024:• 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. • 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftim.

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e ri integrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokalë në Kosovë”, i përfaqësuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur si dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.

 

“Integra synon integrimin social dhe ekonomik në vendin e origjinës së të kthyerve si dhe grupeve në rrezik, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, përmes ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe ta ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë. Me këtë rast po mbështetet themelimi i 17 bizneseve fillestare nga Komuna e Prizrenit që promovojnë ide krijuese, të cilat do të jenë biznese të sapo regjistruara që kanë ide krijuese për produkte dhe shërbime, të cilat aktualisht janë të kufizuara ose inekzistente në tregjet lokale”, ka thënë Totaj.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër mes Kosovës dhe Bankës Botërore.

Sipas njoftimit, ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore “siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti më të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomike të gjelbër”.

“Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

0

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn.

“The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë një ofertë të madhe për të nënshkruar me yllin e Bayern Munchen, Jamal Musiala.

Në 36 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon për Bayernin, Musiala ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. Sipas “Transfermarkt” kartoni i Musialas vlerësohet rreth 110 milionë euro.

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

0

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.

 

 

Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin Audi 4G me targa vendore te cilin e drejtonte dëshmitari, ne ulësen e pasme te automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishekë, në pronësi të të dyshuarit 33-vjeçar me inicialet S.M.

Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu njësia policore në Suharekë i është përgjigjur një rasti të vet aksident trafikut me lëndime në fshatin Terrnje. Policia ka kontaktuar të dyshuarin 62-vjeçar me inicialet XH.B. i cili ishte vet aksidentuar me veturë e tij. Zyrtaret policorë kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë te tipit EKOL SPECIAL, kal. 9 mm me numër serik EV-1260433 me karikator në të cilin gjendeshin tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën në cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes.

“Pistoleta duket të ketë qenë me gas, mirëpo e konvertuar në armë zjarri. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Arma e konfiskuar në Suharekë

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

0

Libri ” Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin” i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren .

Libri është vlerësuar lartë.

Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se libri ” Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin” është një thesar për Prizrenin dhe me gjerë.

“Ky libër është një thesar sepse brenda përmban fotografi të monumenteve që mburret Prizreni dhe hapësira shqiptare”, tha Çoçaj.

Për librin ka folur edhe recensenti Dr. Parim Kosova.

Ai tha se autori i librit, Salajdin Krasniqi përmes fotografive ka arritur të pasqyrojë në kënde të ndryshme monumente dhe personalitete të historisë së Prizrenit.

Libri është botuar nga Shoqata për Kulturë dhe Art “ Fidani” në Prizren./PrizrenPress.com/


 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

0

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj

Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve legjendare të Pashtrikut .

Të prekur thellë nga dhuna dhe terrori që ushtrohej nga regjimi i Milloshaviqit mbi popullin shqiptar, Hysniu së bashku me babin, Sylën në verë të vitit 1998 vendosin, që të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Inkuadrimi në radhët e UÇK-së, ia mundësoi atyre t’i jepet grushtin e fortë dhe të merituar regjimi të egër dhe barbarë.

Hysniu shkollën fillore e kreu në vendlindje në Kushnin të Hasit. Edhe pse nga arsimtarët e shkollës ishte vlerësuar ndër nxënësit më të shkëlqyeshëm, ai për shak të gjendjes së rëndë ekonomike nuk arriti të vazhdojë dhe realizoi ëndrrën e tij për shkollë.

Si nxënës i shkollës fillore ”Qemajl Guranjaku” në vitin 1988,’89 në kundërshtim për ndryshimin dhe marrjen e dhunshme të Kushtetutës së Kosovës, ai ka marrë pjesë edhe nëpër demonstratat e ndryshme të cilat janë organizuar në shenjë revolte dhe pakënaqësie për këtë. Në vitin 1989, së bashku me bashkëfshatarët, marshoi në këmbë nga Kushnini në drejtim të Prizrenit, për t’ju bashkuar masës së qyteti dhe për të vazhduar së bashku këmbë drejt Prishtinës.

Mirëpo, me të arritur në fshatin Gjonaj të Hasit, që gjendet vetëm 15 km larg qytetit të Prizrenit, Hysniu së bashku me bashkëfshatarë e tij, përballet me forcat e policisë serbe, të cilët e penguan realizimin e synimit të tij, dhe të bashkëfshatarëve për të marrë pjesë në protestën e organizuar në Prizren.

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1988-1989, aktiviteti i tij, përcillet vazhdimisht nga UDB-ja e Jugosllave. Hysniu në fillim të vitit 1992 detyrohet nëpër malet e Pashtrikut të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri.

Ai pas kalimit të kufirit shkon në Tiranë, ku qëndron vetëm një vit. Gjatë kësaj kohe ndonëse punoi si bukëpjekës, synimi i tij, për ta çliruar një herë e përgjithmonë Kosovën nga forcat barbare serbe çdo ditë rritej.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai arriti të kontaktoi shumë intelektualë dhe qytetarë me të cilët çdo herë ka biseduar temën e çlirimit të Kosovës. Një vit pas qëndrimit në Tiranë, ai kthehet në fshatin e lindjes, Kushnin të Hasit. Kthehet në mesin e bashkëfshatarëve të cilët e çmonin dhe e përkrahnin vazhdimisht në aktivitete patriotike dhe kombëtare.

Forcat e policisë dhe ushtrisë serbe, që s’ishin të paktë në atë kohë që qëndronin rrëzë Pashtrikut dhe kufirit Kosovë-Shqipëri, e shikonin me zili atdhedashurinë e Hysniut, i cili e tregonte jo vetëm në rajonin e Hasit, por edhe më gjerë. Duke e parë se veprimtaria dhe atdhedashuria e tij, ishte halë në sy për forcat serbe në vitin 1993, ai sërish vendos që të marrë rrugën e ilegalitetit.

Ai në mënyrë ilegale kalon kufirin, jo Kosovë-Shqipëri, por Kosovë-Maqedoni. Edhe në këtë vend si në Tiranë, punon zanatin e bukëpjekësit, por si gjithnjë, duke menduar në formimin e një organizate ilegale, e cila qëllim kryesor do të kishte çlirimin përfundimtar të Kosovës nga makineria serbo-çetnike.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, policia serbe filloi të malltretojë familjen e tij në fshatin Kushnin, me pretekste të ndryshëm. I revoltuar nga ky veprim i policisë serbe, ai në viti 1998, rikthehet në vendlindje.

Ndryshe nga hera e parë, kësaj radhe, ai inkuadrohet dhe zhvillon aktivitete të dendur në radhët e UÇK-së. I frymëzuar me ide patriotike nga stërgjyshi Sylë Temaj, i cili ishte luftëtar i Ali Pash Gucisë në luftën Malësisë së Malit të Zi, dhe duke parë që në skenë doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Hysniu kishte gjetur rrugën për t’u kyçur drejtpërdrejt në luftën çlirimtare të Kosovës.

Në verë të vitit 1998 shkon në Drenicë, dhe inkuadrohet në radhët e luftëtarëve UÇK-së. Në Drenicë qëndron tri javë, për t’u rikthyer në shtëpi me veprimtarin e tij patriotike të një pjesëtari të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Nën komandën e kësaj Zone, Hysniu disa herë kishte shoqëruar luftëtarët e UÇK-së, të të gjitha Zonave, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri, për furnizim me armë. Kështu u formuan edhe celulat e parë të UÇK-së, rrëzë Pashtrikut Legjendar. U formua një grusht i fortë kundër forcave serbe, duke u rritur shpresa për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. Pas formimit të këtyre celulave ushtarake, Hysniu gjithmonë ishte në ballë të luftës së lavdishme dhe shoqërimit të kolegëve luftëtarë, gjatë kalimit të kufirit për furnizim me armë.

Ai ishte njohës i mirë i kufirit. Çdo herë kishte përcjellë dhe pritur çlirimtarët e UÇK-së. Pas kësaj veprimtarie, Temaj në vitin 1999, me disa luftëtarë shkon në Qendrën Stërvitore të UÇK-së në Kalimash. Pas përgatitjeve të duhura ushtarake, si pjesëtar i batalionit të Dytë të Këmbësorisë, e cila vepronte në kuadër të Brigadës “138” të UÇK-së, një muaj pasi dërgohet në frontin e Kosharës.

Fronti i luftës në Koshare me 10 prill të vitit 1999, i cili udhëhiqej nga eprori Sali Çeku, filloi të shtrihej edhe më tej, ku përballë kishte makinerinë serbo-çetnike, e cila ishte e armatosur deri në dhëmbë.

Aty luftuan e qëndruan luftëtarët trima të UÇK-së, të cilët kurrë nuk iu nënshtruan robërisë dhe vdekjes së padenjë. Duke parë se në asnjë mënyrë nuk mund të ballafaqohet me luftëtarët e lirisë së UÇK-së, forcat serbe filluan granatimin me tanke dhe kalibrave të ndryshme. Por trimat nuk mposhtën lehtë.

Më 19 prill të vitit 1999, në pa mundësi për t’i për ballë tytave dhe trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, forcat serbe pas humbjeve të mëdha me gjatë vazhdimit të granatimeve, sollën edhe përforcime të tjera, ku pas luftimeve të përgjakshme në vendin “Rrasët e Kosharës”, bie heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë dëshmori i kombit Hysni Temaj, së bashku me eprorin Sali Çeku dhe disa luftëtarë të tjerë.

Ai me luftën e tij heroike ia ktheu krenarin e ngritur Hasit dhe tërë Kosovës. Dëshmorët e lirisë, Hysniu, Saliu dhe disa të tjerë me nderime ushtarake u varrosën në të njëjtën ditë në Bajram Curr të Shqipërisë, ndërsa rivarrimi i tij, u bë me 15 shtator 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Të frymëzuar nga vepra e Hysenit, dy vëllezërit Jonuzi dhe Ismeti, pas çlirimit të Kosovës heroizmin dhe trimërinë e vëllait e vazhduan në radhët e UÇPMB-së , ku vepruan për nëntë muaj rresht në Dobrosin dhe Mohovc në Brigadën “111”, kryesisht në pikën e Lluçanit./ Blerim ÇOÇAJ/

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

0

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e BBVA-s, që publikoi një video të barkut derisa bëri edhe dedikimin për foshnjën e tyre në ardhje.

Përveç kësaj nuk mungoi edhe dedikimi i veçantë i Bardhit për pritjen e ëmbël.

“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi artisti përmes një postimi.

Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati.

Bardhi vazhdimisht i kishte thënë Sarës që e shihte si nënën e fëmijëve të tij.