19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Zogaj për degën e Gjykatës në Dragash: Të kthjellet, ose të mbyllet

Gjatë prezantimit të raportit të punës për tremujorin e parë të 2024-ës, kryetarja e Gjykatës në Prizren, Shpresa Emra mori kritika për degën në Dragash nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj.

Zogaj pati kritika për numrin e madh të lëndëve civile, e që sipas tij dega duhet të përmirësohet me urgjencë ose në të kundërtën të mbyllet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ndërkohë që ne kemi 1 mijë e 395 lëndë në civile, ku pjesa dërmuese janë paga jubilare, shujta e të tjera, ndërkohë që kemi dy bashkëpunëtorë pa asnjë rezultat. Kështu që ju kisha lutë me e pa degën me urgjencë. Dega duhet ose të kfjellet ose të mbyllet, njëra prej këtyre gjërave, për ndryshe nuk mund të justifikohet kurrqysh prezenca e dy bashkëpunëtorëve atje”, tha ai.

Ky qëndrim i Zogajt erdhi pasi kryetarja Emra e njoftoi atë se në këtë degë është vetëm një gjyqtare e cila punon me dy bashkëpunëtorë.

“Gjyqtarja punon me dy bashkëpunëtorë. Raport nuk kam marrë çka punojnë bashkëpunëtorët. Ka thanë punojnë”, tha Emra.

Megjithatë, Zogaj tha se në këtë degë nuk ka mungesë të resurseve, por mungesë të angazhimit dhe se gjendja në lëndë civile është alarmante atje.

“Pra, vijmë të pika që duhet edhe Këshilli edhe Gjykata me mendu thellësisht për efikasitetin e Administratës, ndërkohë që kemi dy bashkëpunëtorë profesional në degën e Gjykatës pa asnjë rezultat. Domethënë kjo nuk ka asni shpjegim as për mbikëqyrësin, as për kryetarin e gjykatës, as për gjyqtarin e në mënyrë të veçantë as për administratorin dhe as për ata. Kështu që i bjen që nuk ka mungesë të resurseve, po i bjen që ka mungesë të angazhimit dhe kjo i bjen që  urgjentisht Gjykata Themelore duhet me e fut në kontroll degën”, tha Zogaj.

Ai tha se gjendja në lëndë civile është alarmante për një degë kaq të vogël sepse sipas tij, 1 mijë e 300 lëndë janë shumë.

Ndërsa, sa i takon degës së Suharekës, Emra tha se gjatë këtij viti do të stabilizohet, e që gjyqtarët janë duke punuar, por nuk kanë bashkëpunëtorë profesional.

“Sa i takon Suharekës, besoj që gjatë këtij viti do të stabilizohet. Tani që janë edhe dy gjyqtarë në lëminë civile po ata s’kanë bashkëpunëtorë profesional. Problem është vetëm një bashkëpunëtor profesional”, tha ajo.

Pas kësaj, Zogaj kërkoi nga Emra që administratorët e degës në Dragash të transferohen në Suharekë.

“Bëje kërkesë që këta administratorët e Dragashit me i transferu kha e jo me i lanë me nejt atje. Pra, duhet me e gjet mënyrën ose me i angazhu në Gjykatë ose me ba diçka. Ndërkohë që dega e Suharekës ka rezultate në mungesë të stafit”, tha Zogaj.

Ndryshe, sa i takon punës së Gjykatës Themelore në Prizren, Emra tha se ka një rënie të ulët të efikasitetit.

“Efikasiteti ka një rënie të ulët dhe këtu kemi 79% të efikasitetit në lëndë të zgjidhura nga lëndët e të pranuara. Tek kjo ka ndikuar rastet civile në të cilat kanë qenë 83% lëndë të zgjidhura, ndërsa lëmia penale ka qenë 97 %”, tha ajo.

Po ashtu, Gjykata në Prizren u kritikua edhe për mospërputhje të lëndëve përmbarimore e që Zogaj tha se që një vit diskutohet që nuk përputhen, por që ende nuk është zgjidhur ky problem. Megjithatë, edhe tek lëndët e kundërvajtjes, kryetarja e Gjykatës së Prizrenit tha se kanë mospërputhje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni Këtu

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit