8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti ka thënë se ai vetëm është përgjigjur në pyetjen e gazetares, teksa ka thënë se po të mos ekzistonte pyetja e gazetares, nuk do të ekzistonte as përgjigja e tij.

“Shtrohet pyetja se pse më ka pyetur gazetarja. Gazetarja më ka pyetur se ka presupozuar dëshirën e opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares dhe rrjedhimisht s’do të kishte as përgjigje timen”.

“Pra, gjithçka nderohet mbi hipotezën se opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme. Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita do zgjedhje të parakohshme mund ta bëjmë me 2/3 e kuvendit, shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie ku ka prezantuar punën 3-vjeçare të qeverisë.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më tutje, Kurti ka thënë se nëse opozita është rehat me zgjedhje të reja, qeveria është edhe më rehat, pasi sipas tij, ai po qeveris mbarë e mirë.

“Pra, vetëm nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet qeveria, qeveria e mbarë dhe e mirë nuk rrëzohet, qeveria vazhdon”.

“Mirëpo, nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi 12 muaj në vitin e fundit por t’i kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe ta bëjmë shpërndarjen e kuvendit, por jo ta rrëzojmë qeverinë. Të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të kuvendit. Qeveria s’ka pse të rrëzohet kur është e mbarë dhe e mirë”, ka thënë Kurti.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit