8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Gjenden mbetje mortore në Suharekë

Gërmimet e fundit për të pagjeturit kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore.

Ato u gjetën në Suharekë, vend në të cilën gërmimet ende po vazhdojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai ka treguar lokacionet se ku po bëhen gërmimet.

‘’Aktualisht jemi në Therandë dhe Prizren, në Prekaz ka përfunduar para dy javë më parë, pastaj e kemi dhe Podujevën në agjendë, edhe Prizren tjetër lokacion. Jemi në pritje nga rezultatet e ADN nga ICMP. Gjithsesi gjetje kemi pas në Therandë’’, tha ai për Front Online.

Hoti: Nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia për personat e zhdukur

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka folur edhe rreth takimit të fundit që kanë pasur delegacionet nga Kosova dhe ai i Serbisë për të diskutuar rreth të pagjeturve.

‘’ Siç e dimë, nga data 2 Maj kur edhe është miratuar deklarata për persona të zhdukur në Bruksel, si dhe letra e 1 Qershorit drejtuar Vuçiqit, nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia. Në Gusht 2023 dhe Janar 2024 i jam drejtu z. Borrellit në lidhje më këtë, dhe ne takimet e radhës mes zv. Kryeministrit Bislimi pritet të ngritët si shqetësim i yni kjo çështje’’ shprehet ai.

Për Hotin takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve nuk ka prodhuar ndonjë agjendë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

‘’Takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve, nuk ka prodhu deri me tani agjendë, mirëpo jemi në pritje nga ICRC te miratohen minutat e takimit, dhe pastaj te dhënat e tyre (nga Serbia) presim te na sjellën si agjende gërmimesh. Në fakt, Serbia është arsyetuar që është duke bërë hulumtime në kërkesat tona, siç janë: rrethina e Novipazarit, kthim në Batajnicë, Peruqas dhe Petrovosello. Si dhe lokacionet tjera për të cilat presim informata nga Serbia’’, tha Hoti.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Qerkini: Jemi tepër të zhgënjyer, nuk po na informojnë kur po ka gërmime-po marrim vesh nga mediet

I pakënaqur dhe i zhgënjyer shprehet kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini nga puna që po bën Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Për Qerkinin ky komision nuk po i kryen detyrat e veta dhe nuk po i mbanë premtimet e dhëna, derisa thotë se ka pritur që sot të kishte gërmime në Veri të Kosovës.

‘’Unë kam pritur që sot të fillojnë me gërmime në pjesë të Veriut, por ata kishin shkuar me disa gërmime në Suharekë. Nuk jemi të kënaqur, por tepër tepër të zhgënjyer sepse nën një: nuk i kryejnë ato çka kanë premtuar, nën dy: nuk i informojnë familjarët kur dalin në terren dhe nën tre: nuk i informojnë familjarët me takimet të cilat duhet t’i kenë dhe kështu nuk jemi të informuar’’, shprehet Qerkini për FrontOnline.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ai thotë se janë të informuar vetëm nga mediet për atë që po ndodhë rreth gërmimeve.

‘’Të informuar jemi vetëm përmes mediave sepse ata nuk janë të interesuar me i informu familjarët, sepse kur gërmohet diçka dhe dikund, familjari duhet të jetë i informuar’’, u shpreh ai.

Qerkini thotë se ka pasur takim me zyrtarë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe ka qëndruar për rreth dy orë me ta, por që thotë se nuk ka pasur ndonjë sukses.

‘’ Takimin e fundit e kam pasur unë para një muaji me z.Kushtrim Gara dhe z.Halil Cenaj dhe aty kam qëndru gati dy orë tu i shpjegu gjërat qysh janë shku, qysh janë kthy, pa suksesshëm, ja kemi me bërë këtë ja atë, e unë nuk e di as çka kanë bërë e sot për gërmimet në Suharekë kemi dëgju nga familjarët sepse ata nuk na informuan’’ përfundoj Qerkini/FrontOnline/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit