19.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Florentino Perez e do te Real Madridi, mësohet qëndrimi i Garnachos për këtë transferim

Alejandro Garnacho e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tij për çdo lëvizje të mundshme nga Manchester United te Real Madridi.

Real Madrid Exclusivo pretendoi javën e kaluar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të vizitojë Mançesterin për ndeshjen e ardhshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Thuhet se në mendjen e tij është edhe një pjesë kryesore e biznesit, pasi do të flasë me rrethin e yllit të Unitedit, Garnacho, për një transferim të ardhshëm.

Garnacho ka lindur në Madrid dhe përfaqësoi ekipin e të rinjve të Atletico Madridit për pesë vjet përpara se të transferohej në Angli dhe United më 2020.

Perez duket se është i bindur se mund ta joshë argjentinasin për t’u kthyer përsëri në qytetin e lindjes së tij.

Por sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Garnacho e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë për Real Madridin në këtë pikë të karrierës së tij.

Megjithatë, shtohet se është ‘ëndrra e sulmuesit anësor të luajë për Real Madridin përpara se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli’.

 

Ndryshe, Garnacho depërtoi në ekipin e parë të Unitedit sezonin e kaluar, në atë që ishte sezoni i parë i trajnerit Erik ten Hag në krye të ekipit nga Old Trafford.

19-vjeçari është përmirësuar më tej këtë sezon, duke shënuar pesë gola në 28 ndeshje në Ligën Premier – duke përfshirë një gol të jashtëzakonshëm në stilin ‘biçikletë’ kundër Evertonit në nëntor.

Ai ka kaluar në krahun e djathtë të sulmit në muajt e fundit, duke u paraqitur rregullisht në krahun e majtë sezonin e kaluar. /Telegrafi/


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit