35.8 C
Prizren
E hënë, 15 Korrik, 2024

Kombëtarja me këngë e valle feston kualifikimin në Euro 2024

Shqiptarët i janë gëzuar një kualifikimi të dytë historik në Euro 2024, pas një barazimi të ëmbël me Moldavinë, duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen mes më të mirave të Evropës, në fazën finale të turneut në Gjermani.

Por i janë gëzuar sigurisht edhe vetë lojtarët kësaj arritjeje të madhe, ku janë dukur me këngë e valle në aeroportin e Kishinievit, teksa prisnin kthimin në atdhe.

Ndërsa një pritje e veçantë do të jetë edhe ajo e tifozëve shqiptarë në “Air Albania”, të hënën e 20 nëntorit, kur kuqezinjtë të luajnë ndeshjen e fundit në grupe, përballë Ishujve Faroe – një formalitet në vetvete sa i takon kualifikimit, por me rëndësi për të marrë pikët dhe për të qenë koka e grupit, duke siguruar edhe një short më të mirë në vazot e Euro 2024.

Kualifikimi  

Shqipëria ka rishkuar historinë duke arritur kualifikimin e dytë në një turne madhor të UEFA-s si Euro 2024, pas atij në 2016. Kuqezinjtë barazuan takimin e kësaj të premteje në Moldavi, 1-1, çfarë iu siguroi atyre kalimin në rauundet finale të Kampionatit Evropian.

Ajo që pritej dhe flitej prej kohësh, tashmë është vulosur zyrtarisht. Edhe një herë si në kualifikimin për në Euro 2016, kuqezinjtë të veshur me fanella të zeza kanë festuar triumfin në një transfertë në Evropën Lindore.

Në stadiumin “Zimbru” në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kuqezinjtë u treguan të kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes. Ata u munduan të administronin topin dhe të ishin cinik në ato raste që iu jepeshin.

 

 

Goli i parë i kuqezinjëve erdhi në minutën e 25 me anë të një 11 metërshi, të cilin e fitoi Taulant Seferi. Penalltia u konvertua në gol nga Sokol Cikalleshi.

Goli i Cikalleshit e vendos kavajasin të katërtin në listën e golashënuesve historik të Shqipërisë, 13 gola, po aq sa Ervin Skela. Një gol më shumë ka Alban Bushi dhe pesë kryegolashënuesi Erjon Bogdani.

Me golin e Cikalleshit u mbyll dhe pjesa e parë me avantashin e Shqipërisë. Gjatë pjesës së dytë, vendasit u bënë më këmbëngules duke qenë se nuk kishin se çfarë të humbisnin.

Pas shumë përpjekjesh moldavët më në fund do e gjenin golin në minutën e 87 me anë të Vladyslav Babohlo.

Megjithatë, barazimi iu shkon për shtat të dyja skuadrave. Shqipërinë e kualifikoi automatikisht në Evropian, ndërsa Moldavinë e mban ende në lojë për kualifikim, nëse Çekia nuk fiton në mbrëmje ndaj Polonisë.

Tashmë objektivi për Shqipërinë është vendi i parë në grup. Një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe me 20 nëntor në “Air Albania” do e bënte të mundur diçka të tillë.

Renditja e Grupit E

Shqipëria aktualisht është në krye të Grupit E me 14 pikë. Çekia renditet e dyta me 11 pikë. Moldavia ka 10 pikë. Edhe Polonia ka 10 pikë. Ndërsa në fund me vetëm 1 pikë janë Ishujt Faroe.

Ndeshja e fundit e ditës në këtë grup është ajo mes Çekisë dhe Polonisë. Një fitore e çekëve do të vuloste kualifikimin e tyre së bashku me Shqipërinë. Por, një fitore e Polonisë do të linte gjithçka të hapur për kualifikimin e njërës prej Polonisë, Çekisë dhe Moldavisë.

Etrit Berisha, lojtari i ndeshjes

Gardiani kuqezi, Etrit Berisha ishte lojtari me vlerësimin më të lartë në ndeshje. Ai u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore.

Portieri i Empoli-t në Serie A bëri pesë pritje, katër prej të cilave brenda zonës së 16 metërshit.

Pas Berishës, më të vlerësuarit ishin Seferi dhe Nedim Bajrami me notën 7.4, Ardian Ismajli me 7.3 dhe Kristjan Asllani me 7.

 Albanian Post 

Më Shumë

Komuna e Dragashit apelon për kujdes të shtuar lidhur me zjarret 

Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Komunën e Dragashit ka kërkuar nga qytetarët e kësaj ane që të jenë të kujdesshëm me...

Leonard Cohen qe ndryshe

Nga: Frank Guan Përktheu dhe përshtati në shqip: Hortensia Pëllumbi Haxhiademi Nëse e adhurove Leonard Cohenin, duhet me pasë kurajon me e pranue se ajo ç’ka...

Lajmet e Fundit