21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kurti lexon poezinë “Guha” të Kujtim Paçakut, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me rastin e manifestimit të 5 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, tha se historia e kësaj gjuhe është e gjatë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që është në mesin e tyre në shënimin e kësaj dite të rëndësishme.

Siç theksoi kryeministri, Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet për edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale, e që janë investuar 200 mijë euro në qendra mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kanë ofruar 500 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve në shkollat e mesme.

“Në vitin 2022, ne kemi trefishuar numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë trajnuar në Qendrat tona të Aftësimit Profesional, dhe 35 biznese fillestare nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë marrë grante nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Këtë vit, edhe 35 biznese dhe fermerë nga këto komunitete kanë marrë grante. Ne kemi bashkëpunuar me policinë për ta siguruar rekrutimin më të madh të  komuniteteve në raundin e fundit”, tha Kurti.

Tutje në këtë ceremoni Kurti zgjodhi edhe që të recitonte poezinë “Guha” nga Kujtim Paçaku.

Në organizimin e mbajtur në Prizren organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Z?yrës së Kryeministrit, prezent ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Erxhan Galushi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe komisioneri për Gjuhën, Slavisha Madenoviq.

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Lajmet e Fundit