8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 190

Përfundon restaurimi i “Hanit dhe Nallbanit të familjes Kovaç” në Prizren

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) Prizren ka finalizuar restaurimin dhe konservimin e asetit të mbrojtur kulturor “Hani dhe Nallbani i familjes Kovaç”.

Punimet janë zhvilluar gjatë viteve 2024–2025, nën menaxhimin e QRTK-së dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ky objekt i rëndësishëm i trashëgimisë së Prizrenit është rikthyer në një gjendje të qëndrueshme, duke ruajtur vlerat e tij autentike historike dhe arkitekturore.

QRTK në Prizren njofton se do të vazhdojë me përkushtim mbrojtjen, monitorimin dhe mirëmbajtjen e aseteve kulturore, me synim që vlerat historike të qytetit të mbeten të paprekura dhe të trajtohen sipas standardeve profesionale në çdo fazë të procesit konservues./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi pret kampionin Trepçën në Prizren

0

Java e dhjetë e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll pritet të sjellë duele tepër interesante, me në qendër super derbin mes Bashkimit dhe Trepçës – nënkampionit dhe kampionit aktual të Kosovës.

Sfida zhvillohet të mërkurën në Prizren dhe pritet të jetë tejet e zjarrtë. Portokallezinjtë hyjnë në këtë ndeshje me bilanc prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve. Ata e nisën sezonin furishëm me shtatë fitore radhazi, por më pas pësuan dy humbje në ndeshjet e fundit, raporton PrizrenPress.

Nga ana tjetër, Trepça ka shënuar pesë fitore dhe tri humbje në një edicion mjaft dinamik për mitrovicasit. ‘Xehetarët’ po ashtu kanë qenë pjesë e garave evropiane në FIBA Europe Cup, njëjtë si Bashkimi, duke e bërë këtë duel edhe më interesant.

Në ndeshjet tjera të javës, Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin të mërkurën. Kuqezinjtë vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe aktualisht kanë bilanc prej tri fitoreve dhe gjashtë humbjeve, ndërsa therandasit kanë dy fitore dhe shtatë humbje.

Të enjten, GO+ Peja pret Borën. Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit shkojnë në këtë takim me tri fitore dhe pesë humbje.

Një sfidë tjetër që premton rivalitet është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit 029, me të dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe pesë humbje pas nëntë javësh garë.

ProCredit Superliga – Java 10

E mërkurë, 18:45

Bashkimi – Trepça

Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E enjte, 18:45

GO+ Peja – Bora

Sigal Prishtina – Rahoveci 029

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Arrestohet 27-vjeçari në Rahovec, i gjendet armë dhe mbi 120 fishekë gjatë kontrollit në shtëpi

0

Një incident i rëndë i sigurisë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gjatë hetimeve për një rast të “vjedhjes së rëndë”, policia ka zbatuar një urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit A. Th.

Gjatë kontrollit të kryer rreth orës 09:30, njësia hetimore e Stacionit Policor Rahovec ka gjetur dhe konfiskuar prova të rëndësishme: një pistoletë Elite, prodhim gjerman, një karikator, 7 fishekë kalibër 7.65 mm me gaz, 120 fishekë kalibër 7.62 mm.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe më pas është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Pas procedurave të para, Prokurori i Shtetit ka vendosur masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

0

Kandidati për deputet nga partia Guxo, njëherësh pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për renditjen e kandidatëve në listën zgjedhore, situatën brenda Guxo-s dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Express Kredi nga BiCredit

Ai tha se numri në listë nuk e përcakton peshën e vërtetë politike të një kandidati.

“Unë mendoj që ata njerëzit që janë në 10 nuk kanë kallxu peshë politike, as peshë hierarkike. Më shumë se numrin, votuesi e vlerëson besnikërinë, profesionalizmin e shumë gjëra të tjera,” u shpreh Avdyli.

I pyetur nëse zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e ka dëmtuar partinë Guxo, ai tha se pavarësisht se partia ka humbur udhëheqësen e saj, Kosova ka fituar një presidente të denjë.

“Zgjedhja si presidente ia ka marrë partisë udhëheqësen, por përtej kësaj Kosova ka fituar një presidente të mirë. Kjo është shumë më e rëndësishme dhe ne jemi krenarë që ajo nga gjiri i këtij grupacioni e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze,” deklaroi ai.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Duke folur për situatën politike dhe proceset e bllokuara, Avdyli tha se viti 2025 ka qenë i humbur për shkak të sjelljes së opozitës.

“Këto zgjedhje kanë me qenë krociale. Viti 2025 ka qenë vit i humbur në politikë, falë tekeve dhe inateve të opozitës që kanë bërë bllokime të panevojshme,” tha Avdyli.

Sipas tij, mazhoranca nuk ka bllokuar asnjë proces.

“Si njeri që kam qenë brenda, them se në asnjë moment nuk kemi bërë bllokada as ligjore, as politike. Ne në çdo mbledhje kemi pasur propozimet tona, ndërsa opozita ka tentuar të përfitojë nga një destabilizim i brendshëm, por matematikat iu dolën mbrapsht,” u shpreh ai.

Në fund, Avdyli tha se më 28 dhjetor qytetarët do të japin verdiktin e tyre.

“Me 28 dhjetor është gjyqi i madh, verdikti i qytetarëve,” përfundoi ai.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

0

Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë.

Shkollën e mesme e krey në shkollën franceze në Selanik, pastaj vazhdoi studimet në Stamboll në kolegjin amerikan “Robert College” i cili gradua më tiutllin shkencor. Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Xhaferr Deva vazhdoi studimet në Graz të Austrisë ku kreu edhe studimet për inxhinieri. Pastaj shkoi në Egjip ku punoi në Ottman Bank. Më vonë punësoht në një firmë të madhe britanike në Turqi, shkruan
fmimages net.

Xhafer Deva fliste 10 gjuhë: angleze, gjermane, frënge, turqisht, serbo-kroate, arabe, greke, çeke, bullgare duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ai kishte aftesi të jashtëzakonshme sidomos në aftësitë inxhinerike të minerave dhe aftesitë bankare.
Në vitin 1931, kthehet në Mitrovicë ku e riorganizon fabrikën për përpunimin e drurit, dhe brenda disa vitëve behët sipërmarrësi më i sukseshëm në Mbreterinë Jugosllave.

Aktivitetin politik e fillon në vitin 1941, menjëherë pas kapitullimit të Jugosllavisë nga Gjermania. Ai u përpoq të shpëtonte shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin nën dominimin e Ushtrisë Gjermane, dhe shqiptarët nuk merrnin pjesë në administratë civile. Gjermanët pranuan që administrata në Kosovë të udhëhiqet nga shqiptarët, dhe Xhafer Deva ishte zgjedhur për ta formuar administratën shqiptare. Serbët kundërshtuan ashpër por Deva, ishte zotuar për të mbrojtur interesat shqiptare. Për arsye politike dhe taktike gjermanët nuk donin të “cedonin” bashkonin Mitrovicën, më Shqipërinë.

Kulmin e karrierës e arriti në vitin 1943, u em?rua Minist?r i Pun?ve t? Brendshme. Në muajt e pranverës ngarkohet një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS “Skanderbeg“. Xhafer Deva ishte betuar për të mbrojtur interesat shqiptare dhe luftimin e komunizmit. Ai ishte i i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit. Deva ishte ai i pari i cili kishte zbuluar që Këshilli Nacional Clirimtar, kontrollohet komplet nga Moska.

Xhafer Deva ishte i pasukseshem në luftimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte pro përendimor dhe luftoi që forcat demokratike të fitonin në Shqipëri. Xhafer Deva ishte lideri më karizmatik i shqiptarëve në Kosovë, duke marrë parasyshe edukimin dhe aftesitë e tij, ai është një faktor shumë i rëndësishem për CIA-në, për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri./

WASHINGTON, 4 prill, 1947

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Odën e Prizrenit

0

Kryetari i Odës Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit (ONZP), Afrim Tejeci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot një delegacion biznesesh nga Turqia, që përfaqësonin sektorë të ndryshëm të industrisë dhe organizata biznesi që operojnë në shumë shtete.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Express Kredi nga BiCredit

“Bizneset tona janë shumë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me ONZP-in dhe për të eksploruar mundësitë që ofron Kosova. Shohim potencial të madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë”,  u shprehën përfaqësuesit e delegacionit turk.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Nga ana tjetër, kryetari Tejeci vlerësoi gatishmërinë e palës turke.

“ONZP është e përkushtuar të lehtësojë lidhjen e bizneseve dhe të krijojë ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike”.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimin e komunikimit dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

0

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me dru. Tashmë hapësirat e druve, që në dimrat e kaluar mbusheshin me klientë, janë të zbrazura. Drushitësit ankohen se bizneset e tyre janë drejt mbylljes.

Dimrat e butë e ngrohja me rrymë kanë çuar drejt krizës fushat e druve në Prizren. Sahit Bajrami nga Pirana thotë se ka 26 vjet që biznesin e tij e ushtron me shitjen e druve, por këtë vit ai thotë se ka arritur në pikën më të ulët të shitjes.

Express Kredi nga BiCredit

“Jemi para mbylljes si biznes, total jemi para mbylljes, do të thotë në të ardhmen, nëse vazhdon kësisoji, atëherë duhet me e mbyll. Këtë vit po e them 70% ka ra puna, plus problemin më të madh e kemi se as letrat nga ana e pylltarisë nuk janë lëshuar”, tha Sahit Bajrami, drushitës.

Sipas Sahit Bajramit, banorët që jetojnë në qytet, kanë më shumë interes të blejnë dru, sesa ato në fshatra.

“Në fshat janë bërë ma zotni, nëse i ka marrë përpara 10 metra, tash i merr 5, nëse i ka marr 5 tash i merr 2, do të thotë s’ka asgjë. Unë përpara kam pagua 50, 60 deri në 70 mijë euro TVSH shtetit, tash jam në bllokadë”, tha Sahit Bajrami, drushitës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në një tjetër biznes të këtij lloji, hallet janë pothuajse të njëjta. Daim Ukaj, që për dekada merret me blerjen dhe shitjen e druve, thotë se këtë vit veç 30% të druve ka arritur t`i shesë, ndërsa ky vit është i fundit me këtë biznes familjar.

“Nuk është puna te çmimi, por tash janë bërë modern, drutë janë të kalume ma. Tash ka dalë modernizimi, njerëzit i kanë bo kushtet e mira, veç për qejf, kush merr një metër, jo mu nxeh por veç me pa flakën, jo jo për ngrohje shumë pak marrin. Jemi në përfundim edhe ne, unë i kam një djalë e një vajzë të dy më kanë dal jashtë, edhe vëllai i ka dy i kanë dalë jashtë, i kanë kryer fakultetet e kanë ik”, tha Daim Ukaj, drushitës.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

E transportuesi i druve, Nesim Mazreku, nga Mamusha, ka frikë se tani mund të ngelet pa punë.

“Nuk kam punë tjetër, më ka ra edhe mu puna, shumë pak janë duke u shit drutë shumë pak, ma shumë me rrymë i kanë nxemjet me pelet”, tha Nasim Mazreku, transportues.

Blerësit janë shumë të rrallë që shihen në fusha të druve e ata nuk kanë dëshirë të flasin as për çmimin e as për mënyrën se si ngrohen në stinën e dimrit. Dikur, sipas shitësve të druve, radha për t`u furnizuar me dru ishte shumë e gjatë e punëtorët gati e gdhinin për t`i bërë gati kërkesat e shumta të qytetarëve për dru zjarri.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjykata e Prizrenit dhe UPZ nënshkruajnë marrëveshje trevjeçare bashkëpunimi

0

Gjykata Themelore në Prizren dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e cilësisë së arsimit juridik.

Marrëveshja u firmos nga Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, në emër të Universitetit “Ukshin Hoti”, dhe nga kryetarja e Gjykatës Themelore, Shpresa Emra. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ass. Milot Krasniqi, përfaqësues i Fakultetit Juridik dhe mbështetës i procesit të nënshkrimit.

Sipas njoftimit, memorandumi parasheh thellimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional, duke përfshirë zhvillimin e praktikave juridike për studentët, shkëmbimin e ekspertizës profesionale, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, kërkimore e shkencore, si dhe afrimin e teorisë me praktikën gjyqësore. Gjykata do të mbështesë programet Bachelor dhe Master, do të mundësojë praktika profesionale dhe do të marrë pjesë në konferenca, publikime e trajnime të përbashkëta.

Në të njëjtën kohë, Fakulteti Juridik i UPZ-së do të ofrojë mbështetje institucionale për realizimin e aktiviteteve, zhvillimin e klinikave juridike dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale të studentëve dhe stafit akademik.

Marrëveshja ka afat trevjeçar, me mundësi rinovimi, dhe pritet të kontribuojë në rritjen e përvojës praktike të studentëve si dhe në forcimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet dy institucioneve.

“Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit institucional dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim profesional e akademik në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Komunizmi ka vdekur

0

Nga Ben Blushi

35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë një protestë.

Ishin rreth 200 studentë që kishin zbritur nga konviktet e Tiranës dhe kishin bllokuar rrugën e Elbasanit.

Ne qëndruam në kryqëzimin e Liceut për disa orë pa lëvizur, derisa dikush shtiu me armë në ajër dhe u shpërndamë me vrap pa ditur ku do shkonim.

Ato ditë kishte rënë shi pa pushim dhe shumë prej atyre që vrapuan për t’i ikur policisë ju mbetën këpucët në baltën mes ambasadës italiane dhe amerikane.

Kjo është metafora më e dhimbshme e Shqipërisë së asaj kohe.

Shqipëria Komuniste ishte një fushë me baltë në mes të Perëndimit.

Balta ishte simboli i zhytjes, kurse këpucët simboli i lirisë për t’i ikur zhytjes.

Për fat unë arrita t’i shpëtoj këpucët e mia të shtrembëra të cilat më çuan në një shtëpi të panjohur ku mbeta derisa policia iku dhe rruga u hap.

Të nesërmen shkova në Qytetin Studenti si qindra studentë që për katër ditë bënë të mundur diçka që e kisha menduar të pamundur.

U vendos që Shqipëria të kishte më shumë se një parti politike dhe në ditën e katërt kjo parti u krijua.

Shumë miq të mi nuk erdhën asnjëherë te Qyteti Studenti.

Ata i kishin prindërit komunistë ose familjet nuk i linin për shkak të frikës.

As unë nuk kisha shumë arsye të isha aty.

Familja ime ishte komuniste.

Gjyshi im nga mamaja kishte ardhur nga Franca të luftonte kundër fashizmit në vitin 1942.

Vëllai i tij ishte vrarë në një demonstratë dhe sot është në varrezën e dëshmorëve të Elbasanit.

Gjyshja ime kishte dalë partizane 18 vjeç.

Ata vinin nga familje të mesme.

U bënë komunistë duke besuar se ky rend do ta mbronte Shqipërinë nga pushtimet e huaja dhe mjerimi.

Gjyshi im nga babai ishte një shofer me gjashtë fëmijë.

Ngiste një makinë italiane që komunizmi ia zëvendësoi me një kamion rrakazhdraka me të cilën shpërndau fruta të ëmbla Korçe derisa kishte fuqi.

Nuk u bë asnjëherë komunist dhe nuk tha kurrë se makina e vjetër ishte më e mirë se makina e re.

Na donte shumë për të na e vënë jetën në rrezik për një ingranazh makine.

Babai im erdhi student në Tiranë si djali i parë mes gjashtë fëmijëve.

Ai u bë komunist si një njeri të cilit ai sistem i kishte dhënë diçka që nuk e kishte.

Komunizmi i dha një shtëpi në Tiranë ku ai shkroi libra dhe bëri filma të mrekullueshëm.

Ne nuk ishim një familje e privilegjuar siç nuk ishim një familje e persekutuar.

Komunizmi nuk na kishte marrë asnjë pronë sepse nuk kishim dhe nuk na kishte futur njeri në burg.

Si të gjitha sistemet që qeverisin përmes nënshtrimit, komunizmi i ndante njerëzit në dy kategori.

Në ata që hanë mirë dhe ata që hanë keq.

Familja ime bënte pjesë tek të dytët.

Kur isha dhjetë vjeç cohesha në ora 4 të natës për të blerë një gjysëm pako gjalpë që e kisha aq qejf dhe një shishe qumësht që nuk e pija.

Pasdite mbaja rradhë për të blerë vajgurin me erë peshku që ndizte sobat ku thaheshin rrobat, bashkë me lagështinë e këpucëve që kapeshin me gozhdë.

Shkoja në plazh me tren dhe tre muaj jetoja te gjyshërit e mi në Korçë bashkë me shtatë veta në një dhomë e një kuzhinë.

Privilegji më i madh që kam patur ishte se mund të lexoja libra të ndaluar që ishin me shumicë në shtëpinë time.

Veset e adoleshëncës i kisha të gjitha me tepri dhe kënaqësia që merrja nga mosndëshkimi i tyre më dukej si shkalla më e lartë e disidencës.

Unë nuk jetoja mirë por nuk jetoja keq.

Për të gjitha këto arsye unë nuk kisha shumë arsye të shkoja në Qytetin Studenti në 9 dhjetor 1990.

Çudija më e madhe është që askush nga familja ime nuk më tha pse shkoja në një vend ku po përmbysej sistemi tek i cili ata kishin besuar.

Sikur sot të krijohej një parti politike, pas rrëmujave në rrugën e Elbasanit, siç ndodhi në dhjetor 1990, nuk e di sa i qetë do isha t’i lija fëmijët e mi atje.

Babai im s’e bëri kurrë.

Jo vetëm kur shkova në Qytetin Studenti për të rrëzuar partinë ku ai ishte anëtar por edhe kur shkova të punoja në gazetën e parë opozitare në Shqipëri.

Nga sytë e njerëzve që njoha ato ditë, kuptova se kisha tre defekte të papranueshme.

Kisha lindur në Tiranë dhe vija nga një familje komuniste nga jugu.

Për shumë nga studentët dhe gazetarët e asaj kohe isha armiku perfekt.

Unë isha tipi i njeriut që duhej mundur.

Disa muaj më vonë mbarova Universitetin dhe qeveria e fundit komuniste më emëroi mësues në fshatin më të ashpër të Shqipërisë, në Iballë të Pukës.

Iballa bllokohet gjashtë muaj nga bora.

Aty shkoi Migjeni për t’u kuruar nga tuberkulozi kurse unë natyrisht nuk shkova asnjëherë sepse komunizmi ra.

Nëse ai sistem barbar do vazhdonte, me siguri do isha kthyer që andej i alkoolizuar ose në burg.

Në këtë nënyrë përfitova nga rënia e Komunizmit.

Nuk u bëra mësues por një njeri i lirë.

Që atëherë jam bindur se komunizmi vdiq në dhjetor 1990.

Komunistë mund të ketë, por komunizmi ka vdekur.

Prandaj habitem sot se sa shumë njerëz mallkojnë ata që nuk i duan si komunistë.

Ti thuash dikujt je komunist është si t’i thuash një të pasuri je kulak.

Problemi i Shqipërisë sot nuk janë as komunistët dhe as demokratët.

Problemi i Shqipërisë janë idiotët.

Dhe idiotët mund të jenë dhe komunistë dhe demokratë sepse janë idiotë.