Home Blog Page 284

12-shja e Kosovës kundër Shqipërisë

0

Pas stërvitjeve për pesë ditë në Prizren, dhe seancën e parë stërvitore në Shkodër të shtunën mbrëma, Shtabi Teknik i Kosovës ka përzgjedhur 12shen që do të përballet me Shqipërinë.

Sfida shumë e rëndësishme do të zhvillohet të dielën në Shkodër nga ora 18:00. Përballja zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare pasi më herët janë zhvilluar shumë ndeshje miqësore.

Sipas njoftimit, përgatitjet e Dardanëve kanë shkuar shumë mirë dhe atmosfera është shumë e mirë.

Basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të dhënë maksimumin për fanellë dhe të nisin kampanjën me fitore.

12-shja e Kosovës: Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusic, Malcolm Armstead, Lis Shoshi, Gëzim Morina, Valon Bunjaku, Musab Mala, Muhamedali Janjeva, Dardan Kapiti dhe Meriton Ismaili.

Përzgjedhësi është Bujar Loci, ndërsa ndihmëstrajnerët janë Petrit Zeqiri dhe Andin Rashica./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

0

Një person në Prizren është gjendur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Bytyqi.

Express Kredi nga BiCredit

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë”.

Prokurorët dhe hetuesit janë njoftuar për rastin, dhe tashmë është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Abdixhiku në Prizren: E pashë gatishmërinë e njerëzve tanë për t’u ngritur

0

Express Kredi nga BiCredit

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se pati edhe një shëtitje në qytetin e bukur të Prizrenit që tha se i jep energji dhe frymëzim.

“Faleminderit të gjithëve që po e bëni LDK-në forcën e shpresës. Faleminderit për pritjet e ngrohta dhe për një ditë që na mbushi me gjallëri e besim. Le ta çojmë këtë mobilizim deri në festën e dhjetorit”.

“Sot pashë gjallërinë e një qyteti që flet kulturë e histori; një qyteti që e di rrugën e vet”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se sot e ka parë gatishmërinë e njerëzve të LDK-së për t’u ngritur, për t’u bashkuar, dhe për t’i dhënë vendit qeverisjen e dinjitetshme që e meriton.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni nis përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit

0

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prizren ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Kryetari i këtij komisioni, Nysret Bytyçi, ka bërë të ditur se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, tashmë janë hapur procedurat për organizimin e procesit të ri zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur periudhën e aplikimeve për ndërrimin e qendrave të votimit, e cila ka nisur më 26 nëntor. Deri më tani, 150 qytetarë kanë paraqitur kërkesë për ndryshim të qendrës ku do të votojnë. Ky proces do të vazhdojë deri më 6 dhjetor, duke u dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin vendin më të përshtatshëm për ushtrimin e së drejtës së tyre”, tha ai./TV Prizreni

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Laura Fazliu mbetet pa medalje, renditet e 5-ta në Abu Dhabi Grand Slam 2025

0

(PLOTËSUAR) Për medalje të bronztë, xhudistja kosovare Laura Fazliu, humbi me Yuko nga Rafaela Silva nga Brazili dhe u rendit e 5-ta në këtë Grand Slam.

Laura ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën mposhti me Ippon, Yeji Kim nga Korea. Në çerekfinale humbi me Yuko nga Enkhriilen
Lkhagvatogoo nga Mongolia. Laura në repasazh mposhti me Wazaari, Lubjana Piovesana nga Austria.

Për medalje të bronztë Laura humbi me Yuko nga Rafaela Silva nga Brazili, dhe u rendit e 5-ta në këtë Grand Slam.

Laura Fazliu për të bronztën në Abu Dhabi Grand Slam 2025

Xhudistja kosovare Laura Fazliu në repasazh ka mposhtur me Wazaari, Lubjana Piovesana nga Austria.

Për medalje të bronztë Laura do të ndeshet me Rafaela Silva nga Brazili.

Laura ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën mposhti me Ippon, Yeji Kim nga Korea. Në çerekfinale humbi me Yuko nga Enkhriilen
Lkhagvatogoo nga Mongolia./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Zgjedhjet interesante sepse paraqesin një përballje dinjitoze mes Kurtit e Hamzës

0

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë interesante meqë sipas tij do të jetë një përballje dinjitoze mes kryetari i të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

“Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Washington DC, ka zhvilluar takime me figura kyçe nga rrethi i brendshëm i Presidentit Trump. Ky është një zhvillim që e rrit peshën politike të garës së 28 Dhjetorit. Siç kam theksuar më herët, këto zgjedhje do të jenë veçanërisht interesante sepse paraqesin një përballje dinjitoze midis Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës — dy alternativa të qarta dhe të kundërta. Kjo është gara e vërtetë. Për këtë arsye, vota nuk duhet çuar dëm në opsione të tjera që nuk ndryshojnë rezultatin”, ka shkruar Kryeziu.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Familjarët e gjejnë pa shenja jete të miturin në Reçan të Prizrenit

0

Një i mitur është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij dje në fshatin Reçan të Prizrenit.

Viktima ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Express Kredi nga BiCredit

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh.Reqan, Prizren 28.11.2025-20:30. Raportohet se nga familjaret është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i mitur. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Marketin