Home Blog Page 291

Enise Zijade e argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025

0

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka fituar medaljen e argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025, raporton PrizrenPress.

Enise ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë mposhti me 2 Wazaari, Dora Pallai nga Italia. Në çerekfinale ajo mposhti me 3 denime për Ippon serben, Andjela Simic.

Enise vazhdoi tutje në gjysmëfinale ku mposhti me Yuko, India Serafini nga Italia.

Në ndeshjen për medaljen e argjendtë ajo humbi me Ippon nga Giulia Sorelli nga Italia./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sidorela Dodaj e bronztë në Podgorica Junior European Cup 2025

0

Xhudistja kosovare Sidorela Dodaj ka fituar medaljen e bronztë në Podgorica Junior European Cup 2025, raporton PrizrenPress.

Sidorela ishte e lirë në xhiron e parë, në çerekfinale ajo humbi me Ippon nga Marina Azinou nga Qipro, vazhdoi tutje në repasazh ku u ndesh me Maria Skomersic nga Kroacia dhe e mposhti me Wazaari.

Sidorela u ndesh prap në xhiron tjeter në repasazh dhe mposhti me Ippon, Shira Gev nga Izraeli./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në luftën për të bronztën Sidorela mposhti me Ippon, India Serafini nga Italia.

Komuna e Prizrenit ka filluar sanimin e dëmeve nga reshjet e shiut

0

Komuna e Prizrenit po përballet me sanim të dëmeve nga reshjet e shiut, të cilat kërkojnë ndihmën e institucioneve qendrore.

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në komunën e Prizrenit. Për pasojë, rruga Reqan – Lubinje u bllokua për orë të tëra. Gurët dhe dheu rrëshqitën nga anësoret e rrugës, duke bërë që ky segment rrugor të dalë jashtë qarkullimit. Operatori ekonomik u angazhua edhe gjatë orëve të mbrëmjes për ta bërë të qarkullueshme.

Express Kredi nga BiCredit

Zenel Gashi, operator ekonomik theksoi se “rreziku është shumë i madh sepse mundet edhe pjesa tjetër të rrëshqasë, përkohësisht kemi bërë diçka po prapë rrezik është”.

Sipas drejtoreshës për emergjenca dhe siguri, dëmet në këtë segment rrugor janë të mëdha, ndërsa komuna nuk ka mundësi ta sanojë këtë problem.

Ramize Shala Sinanaj, drejtoreshë për emergjenca dhe siguri në Prizren tha se kompania është aktivizuar ta pastrojë rrugën, ta lirojë rrugën për qarkullim, fatkeqësisht aty paraqitët një gjendje shumë e rëndë pasiqë banorët e asaj zone kanë krijuar një deponi të mbeturinave.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Dëme të konsiderueshme pati edhe në fshatra të Përdrinisë. Selim Morina thotë se iu dëmtuan 2 hektarë me grurë, por edhe ura që lidh Medvecin me disa fshatra dhe tokën e tyre bujqësore, u dëmtua rëndë.

Ai tha se po na dhimbet mundi, sakrifica gjithë ato shpenzime që janë bërë edhe më janë dëmtuat afër 2 hektarë grurë.

Gjatë këtyre ditëve me reshje të dendura shiu, dëme të mëdha pati në disa rrugë e ura. Ura e Zojzit nga e mërkura, më 19 nëntor, është jashtë funksionit. Një urë e re është shumë e domosdoshme në këtë zonë, pasi disa fshatra të komunës së Prizrenit ngelen pa qasje me autostradën dhe komunën e Mamushës. /rtk

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drini i Bardhë siguron tri pikë në shtëpi

0

Drini i Bardhë ka arritur një fitore të rëndësishme para tifozëve të vet, duke mposhtur Podujevën me rezultat 3–2 në një ndeshje të fortë dhe me shumë ritëm, raporton PrizrenPress.

Skuadra vendase u tregua më e organizuar dhe menaxhoi më mirë momentet vendimtare të takimit, duke siguruar tri pikë të vlefshme për vazhdimin e kampionatit.

Me këtë rezultat, Drini i Bardhë dëshmon edhe një herë forcën në terrenin e vet dhe vazhdon të mbajë hapin për objektivat sezonale./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Gropat dhe ndërgjegjja e humbur

0

Nga Shkëlzen Çoça

Nuk ka më kuptim të flasësh për zhvillim kur flitet për gropa – morale, fizike, politike, shoqërore dhe ekonomike. Dhe më ironikja është se secili bie në gropën që vetë e ka hapur. Pastaj bëhet viktimë.

Çdo “reformator” hap një gropë të re dhe e quan “projekt transformues”. Çdo “patriot” që mashtron, korrupton dhe shkatërron, e quan veprimin e tij “sakrificë për atdheun”. Çdo “lider” që zhyt vendin edhe më thellë në krizë, thotë se “kjo është trashëgimia”. Dhe çdo njeri që bie, shikon rreth e rrotull për të gjetur dikë tjetër për ta fajësuar. Vetëm veten, kurrë!

Në një sistem ku llogaridhënia është fyerje e turpi është fjalë e huaj, ironikisht gropat po shndërrohen në pasuri. Nuk mbushen, por mbrohen. Disa janë bërë aq të thella, sa mund të përdoren për të fshehur të gjitha premtimet e pambajtura, tenderët e vjedhur dhe idealet e rreme.

Sistemi është ngritur në mënyrë të tillë që nuk ndëshkohet ai që e hapi, por ai që guxon të flasë për të.

Sarkazma është se këtë e quajmë “demokraci”. Ironia është se e bëjmë me vetëdije. Dhe tragjedia është se jemi mësuar me to. I kalojmë, i shmangim, i justifikojmë. Në vend që t’i mbushim, i përdorim si arsye për të mos bërë asgjë.

Në një vend normal, njerëzit i mbushin gropat për të ecur përpara. Te ne, i hapin dhe presin që të tjerët të bien brenda.

E vetmja gjë që nuk mungon është thellësia. Jo ajo e mendimit, por ajo e gropave.

Dhe përgjigjja për të gjitha ndodhet pikërisht në thellësinë e saj ku kemi rënë. Aty, poshtë, je i lirë të zgjedhësh: ose të fillosh të ngjitesh, ose të gërmosh edhe më thellë!

Fshehu drogën në trup, kapet një i dyshuar në pikën kufitare të Vërmicës

0

Një person është ndaluar mbrëmjen e 22 nëntorit 2025 në Pikën e Kontrollit Kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte fshehur substancë narkotike në trup.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar rreth orës 21:00 gjatë një kontrolli rutinor. Tek i dyshuari, me inicialet R. S., zyrtarët policorë kanë gjetur në organet gjenitale një sasi të marihuanës me peshë 10.43 gram.

Express Kredi nga BiCredit

Personi është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Përgjithshme, është vendosur që i dyshuari të mbahet në ndalim për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prizren, ndërsa institucionet përkatëse po ndërmarrin veprimet procedurale të nevojshme.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Armend Xhoxhaj mposht finlandezin Niklas Räsänen dhe rrëmben titullin WBO Europe

0

Boksieri prizrenas, Armend Xhoxhaj, i cili prej vitesh jeton në Nyrnberg të Gjermanisë, ka shënuar një fitore të rëndësishme në karrierën e tij.

Mbrëmë, ai triumfoi ndaj finlandezit Niklas Räsänen, në një përballje të fortë dhe plot intensitet.

Me këtë sukses, Xhoxhaj i ka rrëmbyer kundërshtarit titullin e kampionit të peshave të lehta WBO Europe, duke u ngjitur një hap më lart në skenën ndërkombëtare të boksit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Laurinë Gashi në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025

0

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025 pas një performancë të shkëlqyer në çerekfinale, ku mposhti polaken Tetiana Kyryliuk me Ippon.

Në gjysmëfinale, Laurinë do të përballet me kroaten Valentina Zivkovic, raporton PrizrenPress.