Home Blog Page 292

Vdes në spitalin e Prizrenit punëtori që u lëndua në korrik në vendin e punës

0

Një burrë ka vdekur të shtunën në spitalin e Prizrenit.

I njëjti ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës më 7 korrik.

Express Kredi nga BiCredit

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë .

Tashmë hetimet kanë nisur dhe rasti po cilësohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Disa fshatra të Hasit të Prizrenit mbesin pa rrymë sot

0

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të realizohen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Hasit të Prizrenit.

Sipas njoftimit, nga NS 35/10 kV Pirana, do të ndërpritet dalja LP 10 kV J13 Hasi 2 (kodi: 30034003) në intervalin kohor 12:00 – 15:00.

Fshatrat që do të preken nga ndërprerja janë:
Lubizhda, Bregdrini, Luki, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi, si dhe kompania Rizam Holding.

Nga KEDS bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes lidhet me zëvendësimin e një shtylle ekzistuese me shtyllë 12/1600, si dhe me kryerjen e punimeve të planifikuara në LP 10(20) kV sipas planit të PEE.

KEDS kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura dhe thotë se energjia elektrike do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sot në Kosovë, pritet të bie borë

0

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë.

Juliana Pasha triumfon në “Kënga Magjike”

0

Juliana Pasha është fituesja e “Kënga Magjike 2025”!

Me këngën “Ajër” ajo mori çmimin e parë të edicionit të 25-të të festivalit magjik! Rozana Radi dhe Sanny, fituesit e vitit të shkuar, dorëzuan kupën.

“Faleminderit për duartrokitjet e ngrohta, për mikpritjen. Për mua është shumë domethënëse në këtë 25-vjetor. Ju të dy e keni fituar Këngën Magjike kushdo nga ne ta fitonte. Unë dua me zemër t’i bëj një urim Annës, me shpirt, e dua fort, për të gjithë atë që ka bërë këtë vit në Këngën Magjike që i ka rikthyer një fytyrë tjetër”, tha Juliana duke falënderuar bashkëpunëtorët e saj dhe mbi të gjitha, shpirtin binjak, Altinin: “Zemra ime, unë pa ty nuk bëj dot asgjë ndaj faleminderit shumë që je gjithnjë me mua!”

Votimi i artistëve dhe publikut renditi në tre vendet e para Juliana Pashën, Albina Kelmendin dhe Mira Konçin.

Mira Konçi, e cila u rikthye pas 16 vitesh në “Këngën Magjike”, falënderoi me zemër bashkëpunëtorët dhe publikun.

“Faleminderit për çdo gjë të bukur që kam marrë çdo ditë këtu”, tha artistja.

Albina Kelmendi, e cila u ngjit në skenë për të marrë kupën për çmimin e dytë, u shpreh:

“Para publikut tim kam përgjegjësi shumë të madhe dhe nuk gjej dot fjalët e duhura. Faleminderit nga zemra! Ju jeni ata që do të më bëni që unë të jem gjithmonë Albina e vërtetë para jush. Faleminderit nga zemra që më keni mbështetur gjithmonë.”

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

U mbajt edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren

0

Sonte në Prizren u zhvillua edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës, organizuar nga artisti prizrenas Gani Sunduri, i njohur për krijimtarinë e tij që ka kaluar kufijtë kombëtarë.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, vlerësoi rëndësinë e festivalit për jetën kulturore të qytetit.

“Ky festival, me vlerat e tij të veçanta artistike, e pasuron dhe e begaton Prizrenin në aspektin kulturor dhe meriton mbështetjen tonë të plotë institucionale”, deklaroi Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Junior 06 shënon fitore të rëndësishme në Prizren

0

Junior 06 ka triumfuar ndaj Penzës me rezultat 88:78 (25:22, 23:19, 24:17, 16:20) në ndeshjen e xhiros së 8-të të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke fituar çerekun e parë dhe duke vazhduar me efikasitet edhe në të dytin për të shkuar në pushim me epërsi solide. Në pjesën e dytë, Junior 06 vazhdoi dominimin, sidomos në çerekun e tretë ku krijoi avantazhin vendimtar të ndeshjes.

Edhe pse dhjetëminutëshi i fundit i takoi Penzës, epërsia e krijuar më herët siguroi fitoren e merituar për Junior 06 me rezultat përfundimtar 88:78.

Te Junior 06 u dallua Lauren Carter me 34 pikë, 15 kërcime, 4 asistime ndërsa për Penzën më e dalluara ishte Audrey Jennings me 34 pikë, 4 kërcime dhe një asistim./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përkujtohet shkrimtari Ibrahim Skenderi

0

Në Prizren është mbajtur një aktivitet përkujtimor kushtuar shkrimtarit, Ibrahim Skenderi.

Të pranishëm ishin nxënës, mësimdhënës, bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të profesorit Skenderi.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj – Kukaj, e vlerësoi lartë kontributin e shkrimtarit, Skenderi.

“Duhet të ndihemi krenarë që patëm mundësinë ta kemi në mesin tonë një personalitet si Ibrahim Skenderi”, tha ajo.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës “Fidani”, Berat Batiu, u shpreh krenar që bashkëpunoi me shkrimtarin, Skenderi.

“Ndihem me fat që bashkëpunova në vepra të ndryshme dhe të pasura letrare me profesorin Skenderi”, tha ai.

Miqtë e tij, Demir Reshiti dhe Adil Beqaj, nën emocione kujtuan mikun e tyre.

“Ai do të vazhdojë të jetojë përmes veprave të tij”, u shprehën ata.

Në fund, djali i profesorit të ndjerë, Arben Skenderi, shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e të pranishmëve. Programi përfshiu leximin e poezive të autorit si dhe telegrame ngushëllimi nga miq e bashkëpunëtorë.Ngjarja u organizua nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë e Art “Fidani”./ TV Prizreni/

Nëntori dhe Shtetformimi Shqiptar: Nga Simboli në Identitet

0

Autor: Mr.Sc Shaban Osmanollaj

Ese kulturore, historiko–juridike

Kjo ese trajton rolin e muajit Nëntor në formësimin kulturor, historik-juridik dhe identitet të shqiptarëve. Ne aspektin profesional si jurist e studiues, e shikojmë këtë rrugëtim jo vetëm si proces kulturor, por edhe si zhvillim të pandërprerë të vlerave shtet formuese: identitet, organizim, liri dhe drejtësi. Në kronologjine kulturore, historike-juridike ne muajin Nëntor jane percaktuar situata jetike per simbole dhe identitet.

Në kuptim te sovranitetit kemi Nëntorin e Parë – Skënderbeu dhe kuptimi i sovranitetit (1443), ku më 28 Nëntor 1443, Skënderbeu ngriti flamurin në Kalanë e Krujës. Ky akt nuk ishte vetëm simbolik; ai ishte shpallje sovraniteti – një koncept juridik i barasvlershëm me deklarimin se një territor e merr në dorë veten, ushtron kontroll dhe vendos autoritet të brendshëm. Andaj citohet shpesh fjala e tij: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu, mes jush.” Ky është një mesazh që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën natyrore për vetëqeverisje, sipas referencave te botuara nga profesor Kristo Frashëri, “Historia e Skënderbeut”.

Express Kredi nga BiCredit

Me pastaj si instrument juridik dhe kulturor dhe si standard kemi Kongresin e Manastirit 14-22 Nëntor 1908, i cili përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe. Në thelb, alfabeti është normë: një standard i detyrueshëm, pa të cilin nuk mund të ekzistojnë arsimi, administrata, e as ligjshmëria e dokumenteve. Pra, ky ishte hapi i parë drejt një sistemi juridik modern shqiptar, sepse një komb pa gjuhë të unifikuar nuk mund të ketë institucione të qëndrueshme. E pak me vone më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë në Vlorë. Ky akt është dokumenti juridik themelor i shtetit shqiptar. Ai i dha fund juridik sundimit të huaj dhe hapi rrugën për strukturat e para ligjore, administrative dhe kushtetuese të kombit. Pavarësia është themeli i së drejtës publike shqiptare, pasi u kalua nga identiteti në shtet.

Ndërsa ne vitin 1998, kemi konsolidimin e shtetit ligjor ne Shqipëri, pasi me 28 nëntor te vitit 1998 me referendum vendoset për kushtetutën e Shqipërisë, e cila përfaqëson momentin e modernizimit juridik dhe përfundimin e tranzicionit institucional dhe kjo rregullon: ndarjen e pushteteve; garanton te drejtat dhe liritë themelore; vendos mekanizmat e balancave institucionale dhe krijon arkitekturën ligjore te shtetit demokratik, andaj ky moment juridik lidhet natyrshëm me 1443-n dhe 1912-n, sepse aspirata kthehet ne rend te rregulluar shtetëror.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kur jemi te zhvillimet dhe e drejta për identitet ne Kosovë kemi 28 Nëntorin e vitit 1968, demonstratat në Prishtinë dhe në shumë qytete të tjera të Kosovës e qe ishin shfaqje paqësore të së drejtës për identitet kulturor dhe kombëtar. Kërkesa kryesore në keto demonstrata ishte ngritja e flamurit kombëtar – që në thelb është kërkesë për njohje juridike të simboleve dhe të barazisë së shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe te drejta me te gjera kulturore e arsimore. Ky moment ishte një kapitull i rëndësishëm i së drejtës kolektive, i lidhur me liritë civile dhe politike.

Pastaj ne vitet ’90-ta kemi Nëntorët e UÇK-së: E drejta për vetëmbrojtje, dalja e parë publike e UÇK-së (1997), e cila i riktheu shqiptarëve të Kosovës konceptin juridik të vetëmbrojtjes së drejtë përballë një sistemi represiv.
Procesi i shtetformimit shqiptar në fund të shekullit XX nuk kuptohet pa rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse juridikisht Kosova është “sui generis” rast i veçantë në të drejtën ndërkombëtare, koncepti i vetëmbrojtjes së popullatës ndaj represionit shtetëror dhe avancimi i të drejtës për vetëvendosje në kushte të dhunës sistematike janë bërë objekt i shumë studimeve juridike.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Brenda këtij procesi, figura e Adem Jasharit përfaqëson pikën e kthesës morale dhe juridike në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sulmi ndaj familjes Jashari në 5–7 mars 1998 konsiderohet nga shumë autorë si momenti i fundit i rrugës paqësore dhe fillimi i konceptit të “no return point”, ku e drejta për rezistencë merr dimensionin e së drejtës natyrore të popullit për mbrojtje kolektive.

Nga këndvështrimi juridik: Reagimi i popullit dhe formimi i UÇK-së u mbështet në parimin e jus cogens për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave themelore.

Krizat humanitare që pasuan, çuan në ndërhyrje ndërkombëtare të justifikuar humanitare (1999), e cila më vonë ndihmoi procesin e shtetformimit.

Adem Jashari u transformua në simbol të rezistencës, duke u bërë “figurë referimi” për doktrinën e së drejtës për vetëvendosje në kontekste të represionit ekstrem. Gjithashtu Nëntori lidhet ngushtë edhe me ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari (28 nëntor 1955), figura qendrore e rezistencës së armatosur. Familja Jashari u bë simbol i të drejtës për liri dhe të drejtës për ekzistencë – dy prej parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare. Roli i UÇK-së në këtë ese nuk trajtohet emocionalisht, por si pjesë e procesit juridiko-historik për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Kosovë, sipas botimeve dhe referencave nga Malcolm, N. Kosovo: A short Histori dhe Judah, T. Kosovo: War and Revenge. Shqiptaret e Kosovës përjetuan një proces te ngjashëm shetformimi, por te zhvilluar nen kushte represioni. UÇK-ja u be shprehje e te drejtës për mbrojtje dhe vetëvendosje ne rrethana te dhunës institucionale dhe nga perspektiva ndërkombëtare lufta çlirimtare lidhet me te drejtën për rezistence ndaj shkeljeve masive te te drejtave, ndërhyrja ndërkombëtare nga NATO bazohet ne parimin e mbrojtjes humanitare dhe formimi i institucioneve pas luftës çoi drejt pavarësisë se Kosovës ne vitin 2008.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Pra, të gjitha këto data të Nëntorit– 1443, 1908, 1912, 1968 dhe fundi i shekullit XX – lidhen nga një element i përbashkët: përpjekja e vazhdueshme e shqiptarëve për të jetuar të lirë, të organizuar dhe të barabartë. Në këtë kuptim, Nëntori është kalendar i formimit: Kulturor–alfabeti, gjuha, tradita; Politik – pavarësia, vetëqeverisja; Juridik–të drejtat, sovraniteti, vetëvendosja dhe Shtet formues–ushtria, institucionet, simbolet.

Si përfundim do te themi se Nëntori nuk është vetëm kujtim; është udhërrëfyes i vetëdijes kombëtare, andaj rrugëtimi shqiptar nëpër shekuj tregon se identiteti, kultura, e drejta dhe liria janë procese që ndërtohen vazhdimisht. Nëntori na kujton se çdo brez ka përgjegjësinë të mbrojë dhe zhvillojë institucionet, gjuhën, ligjin dhe vlerat që garantuan ekzistencën tonë si komb. Ngjarjet e Nëntorit formojnë një vijimësi te qarte te shetformimit shqiptar. Ato tregojnë lidhjet midis historisë, kulturës dhe se drejtës: nga alfabeti e deri te kushtetuta, nga flamuri te vetëvendosja, nga simboli te rendi juridik. Kjo ese kerkon për reflektim mbi atë që përfaqësojmë sot dhe për detyrimin që kemi nesër.

Mund të jetë një imazh i telefon dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Festë në Rahovec, fitojnë ‘Vreshtarët’

0

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Ndeshja nga fillimi deri në fund ishte me shumë kthesa, por që përfundoi me triumfin e Vreshtarëve.

Te vendasit Julian Roche kishte 22 pikë e 13 kërcime, derisa Isiah Umipig 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët Trevon Allen 25 pikë e shtatë kërcime dhe Lis Shoshi me 11 pikë e 11 kërcime.

Rahoveci 029 ka tri fitore e katër humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e gjashtë humbje./PrizrenPress.com/