Home Blog Page 384

Komuna e Prizrenit publikon listën e përfituesve të druve të zjarrit dhe pakove ushqimore

0

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka shpallur listat e përfituesve për dy kategori të mbështetjes sociale për vitin 2025: shpërndarjen e druve të zjarrit dhe ndarjen e pakove ushqimore e higjienike.

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

Sipas njoftimit, përfituesit janë përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara nga Komuna, duke synuar mbështetjen e familjeve më të cenueshme sociale dhe ekonomike, si dhe komuniteteve me nevoja të veçanta.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Lista e përfituesve për të dy kategoritë është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit dhe është e qasshme për qytetarët që dëshirojnë të informohen rreth procedurave dhe mënyrës së shpërndarjes.

Komuna ka bërë të ditur se shpërndarja e druve të zjarrit do të bëhet para fillimit të sezonit dimëror, ndërsa pakot ushqimore dhe higjienike do të shpërndahen sipas dinamikës së përcaktuar nga Zyra për Komunitete dhe Kthim.

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Ky program mbështetës është pjesë e angazhimit të Komunës së Prizrenit për të ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët në nevojë dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre sociale.

Marketing

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2467 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 31 persona, prej të cilëve 18 ka dërguar në mbajtje.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahoveci 029 fiton miqësoren ndaj Tiranës

0

KB Rahoveci 029 ka mbyllur me sukses ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Në palestrën “Mizahir Isma”, përballë një atmosfere të zjarrtë të krijuar nga tifozët, Rahoveci 029 arriti të triumfojë ndaj ekipit të Tiranës me rezultat të ngushtë 89:86, raporton PrizrenPress.

Ky duel shërbeu si një test i rëndësishëm për lojtarët dhe stafin teknik, duke treguar formë të mirë dhe gatishmëri për sfidat që e presin në Superligë.

Klubi ka falënderuar tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se energjia nga tribuna mbetet arma më e fortë e ekipit./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Driton Selmanaj takohet me Shoqatën “Esnaf” në Prizren: Ata janë zemra e gjallë e qytetit

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me Shoqatën “Esnaf”, ku theksoi rolin e tyre historik dhe aktual në mbajtjen gjallë të ekonomisë dhe traditës së qytetit.

“Takimi me Shoqatën ‘Esnaf’ nuk ishte vetëm një prezantim programi, por një takim me historinë, me rrënjët dhe me zemrën e gjallë të qytetit tonë. Ata e kanë mbajtur ekonominë gjallë kur sfidat kanë qenë më të mëdha dhe sot mbeten shtylla kryesore e zhvillimit tonë”, deklaroi Selmanaj.

Ai shtoi se vizioni i tij për Prizrenin Përtej, synon të bashkojë traditën e zejtarëve me inovacionin, duke krijuar hapësira të reja për bizneset dhe duke vendosur punën e tyre në qendër të jetës ekonomike dhe kulturore.

“Prizreni nuk mund të ecë përpara pa fuqizuar ata që e kanë mbajtur gjithmonë gjallë – Esnafët e tij”, theksoi kandidati i LDK-së.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vjollca Kuzhnini, kandidatja e AAK-së për Kuvendin e Prizrenit, zhvilloi aktivitete në kuadër të fushatës zgjedhore

0

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Vjollca Kuzhnini, e cila garon me numër 9 në fletëvotim, ka zhvilluar disa takime me qytetarë dhe përfaqësues të organizatave lokale në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Një nga takimet e zhvilluara së fundmi ishte me Shoqatën “Zgjatma Dorën”, nën udhëheqjen e Fehmie Kurejshi. Sipas Kuzhninit, ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në drejtim të shkëmbimit të ideve për një Prizren më të zhvilluar dhe më solidar.

“Ky takim ishte një hap i rëndësishëm në kuadër të fushatës sonë zgjedhore për 12 tetor, ku ndamë idetë tona për një Prizren më të zhvilluar, më solidar dhe me më shumë mundësi për secilin qytetar” shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, kandidatja Kuzhnini vizitoi edhe fabrikën e çokollatës “Camila” në Prizren, ku u njoh nga afër me procesin e prodhimit të çokollatave vendore.

“Po ashtu pata kënaqësinë sot të vizitoj fabrikën e çokollatës Camila, një vend ku ëmbëlsia merr formë dhe aromë. Aty pashë nga afër se si punohet çokollata, nga përgatitja e masës së parë e deri te paketimi përfundimtar”.

Ajo shtoi se mbeti veçanërisht e impresionuar nga përkushtimi i punëtorëve dhe cilësia e produkteve: “Fabrika Camila mbetet një shembull i punës cilësore vendore dhe një vend që na kujton se ëmbëlsia nuk është vetëm shije, por edhe përvojë e paharrueshme.”

Kuzhnini ka paralajmëruar edhe takime të tjera me qytetarët e Prizrenit gjatë ditëve në vijim, duke theksuar se përfaqësimi i denjë dhe afërsia me qytetarët do të jenë prioriteti i saj në Kuvendin Komunal.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025, ndërsa fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në fazën e saj më intensive.

“Prizreni – Poezia – Tetova”: Poezia bashkoi krijuesit shqiptarë

0

Në oborrin e Muzeut të Lidhjes Shqiptare, poetë nga Kosova, Tetova dhe Shqipëria u bashkuan për të ndarë frymëzimin dhe fuqinë e fjalës artistike.

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” nga Prizreni, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, organizuan sot një takim letrar të veçantë me moton “Prizreni – Poezia – Tetova”.

Eventi u zhvillua në një ambient historik dhe simbolik, oborrin e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke i dhënë aktivitetit një dimension të thellë kulturor e kombëtar.

Në këtë takim morën pjesë poetë nga Kosova, Tetova dhe Shqipëria, të cilët recituan krijimet e tyre letrare në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe artistikisht frymëzuese. Poezitë prekën tema të ndryshme nga dashuria, identiteti dhe atdheu, te përjetime personale e universale,  duke dëshmuar larminë dhe pasurinë e krijimtarisë shqipe.

Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave letrare:

“Këto aktivitete janë më shumë se thjesht prezantim poetik – ato janë mundësi për të ndarë vlera, për të krijuar ura mes krijuesve dhe për të ruajtur gjallërinë e gjuhës e të kulturës sonë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Berat Batihu, kryetar i Shoqatës “Fidani” në Prizren, u shpreh seb”ky takim është dëshmi se poezia nuk njeh kufij”.

“Ajo është mjet për bashkim, për dialog kulturor dhe për shprehjen më të pastër të ndjenjave njerëzore”.

Takimi letrar është pjesë e një vargu aktivitetesh që synojnë të forcojnë bashkëpunimin kulturor mes qyteteve shqiptare, të promovojnë poetët e rinj dhe të krijojnë një hapësirë të përbashkët për shprehje artistike./PP/

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zambaku i Prizrenit, festival i këngës qytetare që ruan traditën muzikore

0

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i themeluar në vitin 1986 në qytetin e Prizrenit, kryeqendra kulturore dhe historike e Kosovës, prej dekadash mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës qytetare.

Që nga fillimi, e deri te edicioni i sivjetmë, i 36-ti me radhë, më 26 shtator, festivali ka pasur për mision të ruajë, kultivojë dhe promovojë këngën qytetare si një trashëgimi shpirtërore të brezave, duke u shndërruar në një skenë ku janë ngjitur emra të njohur të muzikës dhe janë prezantuar krijime që sot konsiderohen pasuri të kulturës sonë kombëtare.

“Organizimi i festivalit nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen institucionale. Një falënderim i veçantë i takon Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit, e cila mbetet zemra organizative e këtij festivali, si dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që çdo vit qëndron krah nismave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore:, thuhet në njoftimin e zyrës p%r informim të këtij evenimenti kulturor.

Tutje thuhet se falë punës së poetëve, kompozitorëve, orkestruesve, këngëtarëve dhe orkestrës, “Zambaku i Prizrenit” vazhdon të mbetet një kurorë e artë e Prizrenit dhe një pasuri e të gjithë kombit dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do të jetë sponsor medial i këtij evenimenti kulturor.

Kujtojmë se më 26 shtator, “Prizreni do të ndizet me muzikë, art dhe surpriza të shumta që pritet t’i japin qytetit një atmosferë unike. Orkestra tashmë ka nisur provat muzikore, ndërsa emocionet janë në kulm”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës për informim të “Zambakut të Prizrenit./RTKlive

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ballkani fiton derbin ndaj Dritës

0

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së gjashtë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 2:0, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Skuadra portokallezi vazhdon të jetë ndër pretendentet kryesore për titull, ndërkohë që Drita mbetet në krizë rezultatesh në këtë fillimedicioni, raporton PrizrenPress.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 39-të me golin e Walid Hamidit, i cili përfitoi nga një tollovi në zonën e Dritës për të dërguar topin në rrjetë. Drita e barazoi përkohësisht rezultatin me Arb Manajn, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua për shkak të faullit ndaj një mbrojtësi gjatë aksionit.

Në minutën e 86-të, kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi, në tentim për të larguar topin, shënoi në portën e tij, duke vulosur fitoren e Ballkanit me rezultat të pastër 2:0.

Me këtë sukses, Ballkani ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe mban vendin e dytë në tabelë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Malisheva fiton me përmbysje

0

Malisheva arriti fitore me përmbysje të rezultatit para tifozëve të saj, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 3:1, raporton PrizrenPress.

Ferizaj kaloi në epërsi me golin e Iljazit në minutën e 32-të, por Malisheva reagoi menjëherë me golin e barazimit nga Arlind Veliu katër minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, vendasit e nisën furishëm dhe brenda vetëm katër minutave realizuan dy gola: Diatta në minutën e 50-të dhe Aliu në të 54-tën.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe pozicionohet në mesin e tabelës. Ferizaj, ndërkohë, bie në vendin e tetë me gjashtë pikë të grumbulluara./PrizrenPress.com