Home Blog Page 389

Vjedhje e rëndë në Caparc të Prizrenit, hajnat grabisin stoli ari me vlerë mbi 20 mijë euro

0

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar sot në fshatin Caparc të Prizrenit, ku një shtëpi është bërë cak i hajnave.

Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi Sh.G., rreth 63-vjeçar ka deklaruar se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur kanë depërtuar brenda dhe i kanë vjedhur stoli ari me vlerë mbi 20 mijë euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Për rastin është njoftuar edhe njësia rajonale e hetimeve, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

.

Prizreni dhe Kukësi drejt thellimit të bashkëpunimit ndërkufitar

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Kukësi, Albert Halilaj, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy komunave fqinje.

Në fokus të bisedës ishin projektet ndërkufitare që pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe turizmin, si dhe në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Totaj dhe Halilaj u shprehën të përkushtuar për të intensifikuar lidhjet institucionale, duke krijuar më shumë mundësi zhvillimi për qytetarët e Prizrenit dhe Kukësit.

https://prizrenpress.com/421746-2h/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kompania e Tarashajt ndihmon Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”

0

Kompania “Tara”, me pronar  Tefik Tarashaj nga Vlashnja e Prizrenit, ka dhuruar mjete higjienike dhe artikuj të nevojshëm përmes Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Tarashaj është një ndër donatorët e rregullt të kësaj shoqate, duke mbështetur vazhdimisht misionin humanitar me bujari dhe pa hezitim.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti kërkon votën për Abrashin në lagjjen ‘Bajram Curri’ të Prizrenit

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes ‘Bajram Curri’ në Prizren.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1670365361016597

Gjatë këtij takimi, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të mbështesin kandidaturën e Abrashit për kryetar të Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të projekteve dhe vizionit të qeverisjes lokale.

Artan Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

“Fryma e fitores ka përfshi çdo lagje e çdo fshat të Prizrenit. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!”.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hapet thirrja për mbështetje të fermerëve në Suharekë

0

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës ka shpallur thirrjen publike për aplikim në kuadër të programit për mbështetje të fermerëve blegtoral me mëshqerra barëse të racës qumështore Hollshtein Frizis.

Kjo thirrje ka për qëllim përkrahjen e fermerëve lokalë dhe rritjen e prodhimit qumështor përmes kushteve më të avancuara blegtorale.

Kriteret kryesore për aplikim

Për të qenë përfitues, fermerët duhet:

Të jenë banorë të Komunës së Suharekës;

Të kenë 3 deri në 5 lopë qumështore;

Të kenë së paku 2 hektarë tokë bujqësore të punueshme;

Të jenë të gatshëm të nënshkruajnë kontratë me Komunën dhe donatorin.

Dokumentet e nevojshme

Kërkohen:

Kopja e letërnjoftimit,

Certifikata e tokës prej së paku 2 hektarësh ose kontrata e qirasë së noterizuar.

Afatet e aplikimit

Përpjekja e fshatarëve të Greikocit për zhdukjen e analfabetizmit (1928–1956)

0

Mr. sci. Fikret RAMAJ

Gjatë tërë kohës së sundimit të Jugosllavisë monarkiste në Kosovë (1918-1941) shkollat shqipe ishin rreptësisht të ndaluara, sikurse edhe librat shqip dhe përdorimi i gjuhës shqipe në çdo komunikim publik. Sipas dr. Abdullah Vokrrit, të botuara në librin e tij: “Shkollat dhe arsimi shqip në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941)”, organet e pushtetit sllav të karagjorgjeviqëve, jo vetëm që nuk lejonin hapjen e shkollave shqipe, por edhe ato shkolla të pakta, të hapura spontanisht, si shkolla fetare e të tjera i mbyllën menjëherë. Por, përpjekjet kanë vazhduar pa u ndalur.

Përpjekje të tilla kanë bërë vazhdimisht edhe banorët e fshatit Greikoc, të cilët u përpoqën të shkolloheshin sadopak, si dhe të organizonin kurse të ndryshme për zhdukjen e analfabetizimit.

Gjenerata e parë e nxënësve të Greikocit (1928)
Pikërisht, në vitin 1928, regjistruam gjeneratën e parë të nxënësve të Greikocit, të cilët u regjistruan në klasën e parë. Këta nxënës mësuan në shtëpinë e Sherif Agës së Gjinocit. Nxënësit e gjeneratës së parë arritën që t’i kryejnë katër klasë. Këta ishin: Rrustem Rexha, Eqerem Halimi, Rexhë Bislimi, Sinan Xhela, Adem Isufi, Liman Misini dhe Xhemë Haziri.
Vullneti dhe dëshira për shkollim vazhdoi edhe më tej. Pasi që gjenerata e parë i kreu katër klasë të shkollës fillore, menjëherë pas tyre vazhdoi edhe gjenerata e dytë e nxënësve të Greikocit, të cilët, për shkaqe objektive nuk arritën ta përfundojnë shkollimin. Këta nxënës ishin: Rifat Bajrami, Adem Hamza, Ismail Muharremi, Jahir Nebihi, Rrustem Beqiri, Rrahim Misini, Sahit Zeneli dhe Zeqir Bajrami.
1
Në verën e vitit 1942, në Nënprefekturën e Suharekës, ashtu si edhe në trevat e tjera shqiptare, ishin organizuar kurse verore. Në organizimin e këtyre kurseve ishte paraparë edhe mësuesi, Hilmi Duli, por për shkaqe shëndetësore nuk kishte mundur të vinte nga Shkodra dhe të punonte gjatë verës me vijuesit e kursit. Për këtë e kishte njoftuar Inspektorinë e Arsimit në Prizren dhe shkresa e tij ishte përcjellë edhe në Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Megjithatë, “… sjelljen e mësuesit Hilmi Duli kjo Ministri e kishte konsiderue si mungesë disipline, prandaj kishte vendosë që t’i shqiptonte masën disiplinore: “Tërheqje e vërejtjes”. Duke pasur parasysh seriozitetin dhe përkushtimin për punë në shkollën e tij, si dhe bindjen se mësuesi Hilmi Duli vërtet kishte qenë i sëmurë, Inspektori i Arsimit në Prizren, Beqir Spahiu – i kishte dërguar një shpjegim shtesë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ai, ndër të tjera, kishte shkruar: “… Lutja e të naltpërmendunit, kësaj Inpektorije i duket me vend, tue pasë bindje të plotë se i naltpërmenduni me të të vërtetë ka qenë i sëmundë. Mbasi, z. Hilmi Duli gjatë vjetit shkolluer të kaluem ka qenë shembëll detyre e discipline, po të shifet me vend, lutemi t’i ngrihet tërheqja e vërejtjes”.
Më 17. 4. 1942, nënprefekti i Suharekës, Riza Gjenashi, i drejtohet përmes shkresës, nr. 269 – Inspektorisë së Arsimit në Prizren, me të cilën ai paraqet prioritetet e kësaj nënprefekture për hapjen e shkollave në disa fshatra të këtij rrethi. Në shkresën e tij, nënprefekti thekson:
“… Veç atyne 3 shkollave që funksionojnë sot: në qendër të Suharekës, në Mushtisht dhe në Duhël, asht nevoja e domosdoshme, tash për tash, të çilen edhe këto shkolla:
a. Në katundin Leshan, me nji mësues, shkolla ka ndërtesë dhe orenditë gati,
b. Në katundin Gjinovc, me nji mësues, shkolla ka ndërtesë dhe orenditë gati,
c. Në katundin Popolan, me nji mësues, shkolla ka ndërtesë dhe orenditë gati,
ç. Në katundin Studençan, me nji mësues, shkolla asht gati, por pa orendi,
d. Në katundin Nishor, me nji mësues, shkolla dhe orenditë gati.
Për nevojat urgjente të sotshme, janë këto 5 (pesë) shkolla, mbasandej vine shkollat e kategorisë së dytë, e ato janë:
a. Shkolla – në Peçan,
b. Shkolla – në Budakovë,
c. Shkolla – në Sopijë,
ç. Shkolla – në Bllacë,
d. Shkolla – në Grejkoc.
Suharekë, më 9.5.1942 Nënprefekti (Riza Gjenashi)

Gjenerata e parë e nxënësve, të cilët mësuan në gjuhën shqipe (1945)

Shkolla në gjuhën shqipe në Greikoc u hap për herë të parë në shtator të vitit 1945. Deri në këtë kohë, në fshat dinin shkrim-lexim disa dhe atë në gjuhën joamtare (serbokroate). Në këtë vit, shkolla e atëhershme, që startoi në klasën e parë ishte vendosur në një shtëpi private, e cila ishte adaptuar e që nuk i plotësonte as për së afërmi kushtet për mësim. Mësuesi i parë ishte Prenk Thaçi (diku në disa dokumente të tjera haset si Prenk Kaçi). Shkolla në gjirin (klasa e parë) e saj kishte 27 nxënës moshash të ndryshme.
Nxënësit e gjeneratës së parë, të cilët filluan mësimin në gjuhën shqipe ishin: Januz (Rexhë) Beqiraj, Sahit (Bajram) Kicaj, haxhi Sherif Çelaj, Arif (Rexhë) Zmalaj, Qazim (Misin) Beqiraj, Hamit Lushaj, Ramadan Lushaj, Vesel Demaj, Fetie Beqiraj, Nakie Tafaj, Ali Tafaj. Punëtor ndihmës i kësaj shkolle ishte Jemin Abaz Lushaj.

Mësuesit të cilët mbajtën mësim në këtë periudhë
Prenk Thaçi (në disa dokumente haset edhe si Prenk Kaçi) – Vlen të theksohet për mësuesin në fjalë se disa thonë se ishte nga Mirdita e disa nga Shkodra. Personalisht kam shkuar në Arkivin e Shkodrës për të gjurmuar më tepër rreth këtij mësuesi, por askund nuk e kam hasur këtë emër.

Pas mësuesit, Prenk Thaçi, në Greikoc vjen mësuesja Age Kajtazi (diku rreth viteve 1948-1950). Ajo u lind në Prizren. Shkollën fillore dhe kursin pedagogjik i kreu në Prizren. Prej vitit 1945 punoi mësuese në disa fshatra të rrethit të Prizrenit. Në kohën e fundit jetoi në Shkup.

Mësuesja Age Kajtazi i përket grupit të tre mësuesve të parë që punuan në Greikoc.
Kështu e kujton mësuesen Age, nxënësi i saj, Sahit (Bajram) Kicaj, i njohur si baci Sahit, burrë i mençur dhe me autoritet ). Nga mësuesja Age mësuam vjershën: “Po del hëna bukuroshe”, e cila i kishte katër strofa. -Tri strofa i pata mësuar, por njërën, jo” – theksoi baci Sahit.

Mësuesi – Shyqri Thaçi, shërbeu në Greikoc, pas mësueses Age Kajtazi. Mësuesi Shyqyri Thaçi u lind më 1924 në Bicaj të Kukësit dhe vdiq në Prizren në vitin 1988. Prindërit i kishte nga Lubizhda e Hasit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe vijoi mësimet në Shkollën Teknike të Tiranës. Në kohën e luftës u kthye në Kosovë dhe një kohë punoi në komandën e vendit në Prizren. Në vitin 1945 u emërua mësues në Drenicë e në Greikoc. Me kurse pedagogjike e mori diplomën e mësuesisë në Shkollën Normale të Gjakovës e më vonë e kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Punoi arsimtar në Krushë të Madhe, inspektor i arsimit e drejtor i Gjimnazit në Suharekë dhe në fund arsimtar i Gjimnazit dhe i shkollës fillore tash të emëruar :“Lidhja e Prizrenit”.

Mësuesi Shyqri Thaçi ishte ndër tre mësuesit e parë në Greikoc, ku nxënësve të atëhershëm ua mësoi Alfabetin e gjuhës shqipe.
Mësuesi Sejfedin Çesko, me përkushtim punoi në Greikoc. I takon plejadës së parë të mësuesve të Greikocit.

Sejfedin A. Çesko u lind më 2.5.1935 në Prizren. Shkollën fillore e semimaturën e kreu në vendlindje. Më 1951 e kreu kursin pedagogjik dhe u emërua mësues në Shkollën Fillore në Korishë të Prizrenit, por vetëm pas dy muajsh u përjashtua për arsye se kishte iku në Shqipëri si “njeri i Ballit Kombëtar”. Megjithatë, pas ca kohe, Sejfedini u pranua përsëri mësues në Suharekë e pastaj në Savrovë të Suharekës e në Hoçë të Vogël të Rahovecit dhe në Samadraxhë e Greikoc të Suharekës, ku ishte edhe drejtor shkolle. Ndërkohë, me kurse pedagogjike e kreu edhe Shkollën Normale. Ishte mësues shumë i afërt dhe i dashur nga nxënësit dhe prindërit e tyre. Punonte edhe me kurset analfabetike dhe grupet kulturor-artistike të nxënësve e të qytetarëve . Mësues Sejfedini, më 1973 doli në pension të parakohshëm. Jetoi në Prizren.

Organizimi dhe mbajtja e kurseve për zhdukjen e analfabetizmit në Greikoc (1956)
Rreth viteve 1955/56 në fshatin Greikoc, në kuadër të aksionit për zhdukjen e analfabetizmit, u organizuan kurse mësimi në shkrim – lexim. Në kuadër të këtij aksioni, ishte e nevojshme që edhe femrat të mësojnë shkrim-lexim. Njëri ndër ta ishte edhe Fazli (Sali) Canaj.

Fazliu u lind më 10.12.1943 në fshatin Greikoc. Shkollën katërvjeçare e kreu në Greikoc. Ishte nxënësi më i dalluar i gjeneratës së vet. Për shkak se tregoi performancë të shkëlqyer në mësim, drejtoria e atëhershme e shkollës kishte vendosur që ta kalonte nga klasa e dytë në të katërtën. Ai, gjithashtu, angazhohet edhe si mësues, i cili u mësonte grave e fshatit Greikoc shkrim-leximin. Pra, punoi për zhdukjen e analfabetizmit. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, nuk arriti që të vazhdojë shkollimin. U detyrua, që në moshën 13- vjeçare të shkojë (si shumë bashkëfshatarë të tjerë) për të punuar në Beograd. Pas 10 viteve punë në Beograd shkon në Gjermani, për një jetë më të mirë. Ai e ndihmoi shumë Shkollën e Greikocit me të holla.

Gjithashtu, gjatë kohës së luftës veturën që e kishte ua fali Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte shumë i dashur për gjithë fshatin. Edhe sot kujtohet nga fshatarët e Greikocit, si person që dha kontribut të çmueshëm në zhdukjen e analfabetizmit. Vdiq më 16.10.2017. Do të kujtohet me pietet e respekt!

Për t’i mësuar femrat e fshatit Greikoc u caktuan dy nxënës, të cilët në atë kohë kishin kryer 4 vite mësimi edhe ishin nxënës të dalluar me sukses shembullor.
Mësimdhënës për njërën pjesë të fshatit ishte caktuar Hysen (Isuf) Beqiraj, ku mësimi mbahej në odën e Zenel Isufit. Ndërsa, për të mësuar gratë e gjysmës tjetër të fshatit ishte caktuar Shaban (Avdyl)Tafaj dhe mësimi mbahej në odën e Rrustem Rexhës.

Në mësim merrnin pjesë rreth 25 deri 30 femra, ku pjesa dërrmuese e tyre ishin gra të martuara dhe vajza të pamartuara dhe të shtyra në moshë. Mësimi mbahej nga 3 orë në ditë. Mbaheshin kryesisht dy lëndë: Shkrim-lexim dhe Matematikë. Qëllimi kryesor ishte mësimi i shkrim-leximit. Mësimi është mbajtur në kohëzgjatjeje prej 3 muajsh.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Suhareka, shembull i funksionimit efikas të lëndëve gjyqësore

0

“Gjykata Themelore – Suharekë, model i suksesit dhe funksionimit efikas”, thekson Gjykata Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Shpresa Emra, së bashku me administratorin Ilir Cakaj, kanë vizituar Degën e Gjykatës në Suharekë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjatë takimit me gjyqtarët dhe drejtuesit e administratës, u diskutua zbatimi i rregulloreve dhe udhëzimeve administrative nga fillimi i vitit 2024 deri në shtator të këtij viti, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe palët, raporton PrizrenPress.

Sipas të dhënave, Divizioni Civil i Degës në Suharekë ka rreth 1,000 lëndë më pak aktive në shtator 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Po ashtu, nga janari deri më tash është arritur një shkallë pastrimi të lëndëve prej 114%, duke përfunduar 320 lëndë më shumë sesa janë pranuar.

Në këtë degë shërbejnë gjashtë gjyqtarë, përfshirë gjyqtarin mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, të mbështetur nga 29 zyrtarë – mes tyre ndihmës administratorë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe staf administrativ./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Mashtrim me letra, po shfrytëzohet fushata”, kryetari Bexhet Xheladini akuzohet për krizën e ujit në Blaç

0

PDK-ja akuzon kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini nga LDK-ja, për papërgjegjësi dhe mashtrim me letra.

"Mashtrim me letra, po shfrytëzohet fushata", kryetari Bexhet Xheladini akuzohet për krizën e ujit në Blaç - Insajderi - 551068176 1100597912255033 12381652255953625 n 1

Sipas saj, punimet po kryhen vetëm tani, në kohë fushate, dhe rrjeti është i vendosur mbi tokë, duke treguar mungesë serioziteti ndaj qytetarëve.

“Banorët e fshatit Blaç meritojnë ujë të pastër dhe një zgjidhje reale, jo improvizime të kohës së fushatës dhe arsyetime boshe. Kjo është një qasje e papranueshme, që tregon mungesë totale përgjegjësie dhe transparence nga kryetari Xheladini”, thuhet në postim.

"Mashtrim me letra, po shfrytëzohet fushata", kryetari Bexhet Xheladini akuzohet për krizën e ujit në Blaç - Insajderi - 550577947 1100597932255031 3084819107292169305 n 1

PDK-ja bën thirrje që institucionet të reagojnë menjëherë dhe të sigurojnë furnizimin e qytetarëve me ujë, duke paralajmëruar se kjo çështje do të qëndrojë në fokus të opozitës deri në zgjidhje.

/Insajderi/
Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rron Dahsyla i qëndron besnik Prizrenit edhe për sezonin 2025/26

0

Proton Cable Prizreni ka konfirmuar se basketbollisti Rron Dahsyla do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin 2025/26.

“Me energjinë dhe përkushtimin e tij, Rroni është gati të japë maksimumin në fushë dhe këtë sezon do të luajë me licencë të dyfishtë, duke sjellë edhe më shumë vlerë për klubin.”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Aspekte të rezistencës antikomuniste në Shqipëri në vitet ‘50 nën prizmin e dokumenteve të CIA-s

0

Enver Sulaj

Mbetja e Shqipërisë nën kampin e kuq, pas LDB-së, megjithë përpjekjen e forcave nacionaliste për një Shqipëri me perëndimin, përbën një zhvillim dramatik për kombin tonë, pasojat e të cilit vërehen edhe sot. Poashtu mbetja e Kosovës dhe viseve tjera etnike nën Jugosllavinë përbën plagën tjetër kombëtare, që për nacionalistët shqiptarë ishte kambanë alarmi për të bërë të pamundurën që një ditë të dilet nga këto kthetra.

Menjëherë pas luftës, Enver Hoxha, përveç eliminimit të kundërshtarëve politikë, u vërsul gjithashtu edhe mbi klerin, mbi intelektualët me dije perëndimore dhe mbi gjithçka që e ruante si të shenjtë identitetin shqiptar. Përpjekjet për të rrëzuar nga pushteti qenë të vazhdueshme, por ai dilte çdoherë fitues-ishte një hap para të tjerëve. Dhe, kjo, tashmë është e qartë sepse në Shqipëri po luanin lojën e tyre edhe shërbimet inteligjente dhe faturën e këtyre lojrave tashmë dihet se e kemi paguar shtrenjtë ne shqiptarët.

Jo vetëm një e zezë për shqiptarët, por orientimi i Shqipërisë, herë kah Kina e herë kah Bashkimi Sovjetik, e bënin atë një vend të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e Evropës dhe për interesat amerikane në këtë pjesë të botës. Shqipëria e vogël qe bërë një e keqe e madhe, që eksperimentonte jo vetëm me veten, por e kërcënonte sigurinë e një rajoni më të gjerë, sepse nga portet shqiptare kontrollohej mbarë Mesdheu. Nuk ka më opozitë politike në Shqipëri, thuhet një raport të CIA-s nga Shqipëria. Pushteti komunist po shtrihej me egërsinë e tij në çdo pore të jetës. Kufiri ishte shndërruar në një kufi vdekjeje. Gjithnjë sipas raporteve të shërbimit sekret amerikan, kufiri ishte bërë zonë e ndaluar-që përfshinte një territor prej 1500 metrash largësi. “Ashtu si në jug të Shqipërisë, edhe përgjatë kufirit verior ekziston një zonë e ndaluar, me një thellësi prej afërsisht 1,500 metrash” (29 maj 1952).

Edhe kjo Shqipëri komuniste e si mos më keq, u pengonte fqinjve tanë nga veriu e jugu. Orekset për ta zhbërë vijuan edhe pas LDB-së. Në njërën anë Greqia, me gjendjen e luftës së shpallur, e në tjetrën Jugosllavia e Titos, e cila përpiqej që të shfrytëzonte çdo moment, njëherë për ta destabilizuar e pastaj, mundësisht, edhe për të ndërhyrë ushtarakisht në Shqipëri e për të krijuar një republikë të re jugosllave.

Shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri e kanë shoqëruar gjatë tërë atyre viteve qeverinë amerikane, e cila përmes burimeve të saj të inteligjencës ndiqte çdo hap në zhvillimet në vend, qoftë lëvizjet në fushën ekonomike, por edhe lëvizjen e trupave ushtarake, në zonat ku pritej të kishte përpjekje për lëvizje antikomuniste. Nga perspektiva e dokumenteve të CIA-s, mund të shihet se shqiptarët, jo vetëm që kanë qenë të vetëmashtruar, por shpesh edhe pre e bashkëpunimit ideologjik, qoftë me jugosllavët e sovjetikët përmes shkëmbimit të informacioneve sekrete, por edhe lojrave të këtyre shërbimeve, që tashmë janë të njohura botërisht.

Forcat nacionaliste shqiptare nuk kishin asnjë dilemë se fundi i së keqes në Shqipëri ishte ngadhënimi mbi ideologjinë komuniste. Në një raport të shërbimit sekret ameriakn, CIA, të publikuar më 15 shtator 1949, ku pasqyrohen pikëpamjet e Bllokut Kombëtar Independent, thuhet: “BKI (Balli Kombëtar Independent-bër. E.S.) ka si bazë të programit të saj politik dy synime themelore: Të përdorë të gjitha mjetet për të çliruar Shqipërinë nga zgjedha sovjetike dhe të kërkojë çdo mundësi për t’i mundësuar popullit shqiptar të fitojë lirinë e nevojshme për të vendosur lirisht të ardhmen e saj“.

“Komunizmi në Shqipëri ka më shumë natyrë racore sesa shoqërore, pra shërben si kamuflazh për Imperializmin Pansllav Sovjetik. Rreziku vdekjeprurës i presionit pansllav mbi kombin e vogël shqiptar, qoftë në formën e carizmit apo të bolshevizmit, mbetet gjithmonë i njëjtë. Partia Komuniste Shqiptare u krijua dhe u organizua nga dy agjentë sllavë të quajtur Dushan dhe Miladin, të cilët synonin vetëm të përgatisnin terrenin për infiltrimin rus.”

Fshatari shqiptar ishte shkatërruar. Atij i ishte marrë gjithçka, edhe ajo trohë toke që e kishte, duke e përballur për herë të parë në historinë e tij me kequshyeshmërinë, sa më të drejtë Ismail Kadare bëntë thirrje në ditën e fundit të regjimit, që fshatarit t´i kthehej lopa e të përmirësohej raca shqiptare, e cila përmes kequshqyerjes kishte pësuar si më së keq. Deri këtu kishte shkruar çështja, ndërkohë qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, duke ndjekur modelin rus të kolzolave, po bënëtë eksperimenete të tilla duke bërë kolektivizimin e tokave e duke e lënë fshtarin pa një copë tokë, nga e cila ai nuk kishte hequr dorë kurrë.
Të ndodhur në zonën e nxehër kufitare, kjo zonë qe arenë përplasjesh të shpeshta në mes shërbmieve, por që popullata e pagoi shtrenjëtë-duke qenë të detyruar të largoheshin, qoftë për shkak të bindjeve ideologjike, por edhe të propagandës jugosllave që bëhej në këto zona. “Ekziston dëshmi e pakënaqësisë së përhapur midis popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit është kundër regjimit aktual komunist të Enver Hoxhës. Regjimi qëndron në pushtet vetëm nëpërmjet terrorit politik dhe kontrollit të rreptë mbi të gjitha mjetet e jetesës. Policia sekrete, e kontrolluar nga Ministri i Brendshëm, Gjeneral Lejtnant Mehmet Shehu, ka zhvilluar një rrjet të gjerë spiunësh vendorë që mbajnë nën vëzhgim të afërt popullsinë. Përveç kësaj, Ministria e Brendshme ka njësi speciale ndjekjeje që operojnë kryesisht në zonat malore, ku ndjekin grupet e izoluara të rezistencës aktive dhe përhapin terror tek fshatarësia.”

“Mjete të tjera të përdorura nga regjimi për të shtypur popullin janë: rojet e fshatit, të përbëra nga disa rrufianë besnikë të Partisë Komuniste; agjitatorët nga organizatat e rinisë komuniste; dhe formacionet e ushtrisë së rregullt, e cila aktualisht është numerikisht më e madhe se kurrë më parë në historinë moderne të Shqipërisë.” Operacionet policore në Shqipërinë veriore po rriten çdo ditë; 800 burra të Armatës Speciale mbërritën në Pukë dhe Iballë në fillim të shkurtit 1950, duke ardhur nga Shkodra dhe Kukësi. Janë bërë shumë arrestime dhe vazhdon sekuestrimi i armëve nga civilët — 55 armë janë konfiskuar nga autoritetet gjatë dy muajve të fundit.

Në të njëjtën zonë të përgjithshme, ka një shtim të aktivitetit nga ana e agjentëve të Qeverisë që kanë për detyrë kapjen e çdo agjenti të huaj që mund të veprojë në atë zonë” CIA, 13 shkurt 1951). Për ata që në Shqipërinë e Enver Hoxhës shihnin një forcë ushtarke kombëtare, që në një situatë apo tejtër do t’i gjendje në krahë pjesës tejetër të kombit të ndarë, ja ç’shkruhet në një raport të CIA-s, të datës 25 shtator 1951:” Edhe pse ushtarët e thjeshtë të Ushtrisë Shqiptare duket se e urrejnë regjimin aktual, shumica e oficerëve dhe politikanëve janë anëtarë besnikë të partisë. Mbi ta qëndrojnë Mehmet Shehu, i cili ka kontroll të plotë mbi të gjitha forcat e sigurisë, dhe Enver Hoxha, që është Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i Mbrojtjes Kombëtare. Më lart akoma janë numri i madh i “ekspertëve” sovjetikë të KGB-së dhe ushtarakëve, të cilët sot janë zotëruesit e vërtetë të forcave të armatosura dhe të sigurisë në Shqipëri. Bashkimi Sovjetik kontribuon si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi në mbështetjen e regjimit të Hoxhës.

Ndihma ekonomike, materialet luftarake dhe ekspertët ushtarakë e teknikë përbëjnë ndihmën e hapur dhe të drejtpërdrejtë sovjetike. Vlerësohet se rreth 1,000 ekspertë ushtarakë dhe civilë sovjetikë mbajnë aktualisht pozita kyçe në polici, ushtri, dhe në administratën civile si dhe krye të udhëheqjes së lartë të byros së partisë” (CIA, 25 shtator 1951). Në dhjetor të vitit 1950 CIA raporton për lëvizje ushtarake brenda Paktit të Varshavës, ku nuk mënjanohej sigurisht as Shqipëria. ”Dërgesat ajrore të materialeve luftarake dhe të trupave me parashutë në Shqipëri përmes Budapestit vazhduan gjatë muajit nëntor. Më 15 nëntor u raportua se “Divizioni i 10-të Sovjetik Ajror” është transferuar në Veszprem dhe Papa, prej nga do të niset drejt Shqipërisë” (CIA, 11 dhejtorit 1950).

Ndonëse në popull shpesh përflitej për vizita të befasishme të liderëve të lartë në zona të caktuara, këto vizita shpesh janë ndjekur edhe nga shërbimi sekret amerika, dhe ajo që është më e çuditshmja, bashkë me Ministrin Mehmet Shehu, në makinë e tij ndodhej edhe një rus: “Më 3 shkurt 1950, Gjenerali Mehmet Shehu mbërriti në Pukë, ku vizitoi disa njësi policore të stacionuara aty; pak më vonë, ai u nis drejt Kukësit. Shehu, i cili sapo kishte ardhur nga Shkodra, ishte në një turne të përgjithshëm inspektimi përgjatë kufirit verior të Shqipërisë me Jugosllavinë. Ai shoqërohej nga dy kamionë me ushtarë, dhe në makinën e tij udhëtonin dy persona me rroba civile, njëri prej të cilëve besohej të ishte rus (13 shkurt 1951). Ndërkohë, i njëjti raport flet edhe për fluturime mbi qiellin verior: “Aeroplanë të paidentifikuar vazhdojnë të kryejnë fluturime ditën dhe natën mbi Shqipërinë e veriut, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike”.

“Operacionet policore në Shqipërinë veriore po rriten çdo ditë; 800 burra të Armatës Speciale mbërritën në Pukë dhe Iballë në fillim të shkurtit 1950, duke ardhur nga Shkodra dhe Kukësi. Janë bërë shumë arrestime dhe vazhdon sekuestrimi i armëve nga civilët — 55 armë janë konfiskuar nga autoritetet gjatë dy muajve të fundit. Në të njëjtën zonë të përgjithshme, ka një shtim të aktivitetit nga ana e agjentëve të Qeverisë që kanë për detyrë kapjen e çdo agjenti të huaj që mund të veprojë në atë zonë” (13 shkurt 1951).
Në rrethan të tilla të rënda, jo pak qytetarë detyroheshin të largoheshin nga Shqipëria, qoftë për shkak të mjerimit ekonomik, por edhe për shkak të bindjeve ideologjike. Duke qenë më afër kufirit, presioni ishte i shumëfishtë.

Kjo që u tha më lart është vetëm një copëz e zhvillimeve në Shqipëri në vitet 50, ku ka ankth, frikë e trishtim, ndërkohë vendi po hynte në epokën e tij më të errët, nga e cila zyrtarisht ka dalur në 90-tën, por gjurmët e mentalitetit komunist dhe pasardhësve të tij ideologjikë viojnë të frymojnë pa u hyrë një therrë në këmbë, ndonëse mëkate e bëra ndj popullit të tyre janë të mëdha dhe asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi për to.
Banorët e Lumës dhe viseve tjera në kufirin me Jugosllavinë i kishin të njohura mizoritë sllave që nga Luftërat ballkanike, kur forcat serbe në shenjë hakmarrjeje, kishin masakruar e shkretuar fshatra të tëra. Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë, autori i këtij shkrimi akoma i ka të freskëta këto zhvillime, përmes kujtimeve nga gjyshi e babai, por edhe patriotë të tjerë, të cilët kanë rrëfyer mbi ato që opinionit tashmë i janë bërë të ditura edhe përmes burimeve tjera. Por, për hir të së vërtetës historike duhet të rikthehen në memorie këto zhvillime, sepse ua kemi borxh shpirtrave të vuajtur e të masakruar të cilët meritojnë të prehen në qetësi.

PS: Citimet janë hequr nga autori.