Home Blog Page 393

Rahoveci starton sezonin me fitore bindëse ndaj Vushtrrisë

0

Rahoveci e ka nisur mbarë edicionin e ri të Superligës në hendboll, duke regjistruar fitore bindëse në ndeshjen e parë të kampionatit. Në palestrën “Mizahir Isma”, para tifozëve vendas, Rahoveci triumfoi me rezultat të thellë 58:24 ndaj Vushtrrisë, raporton PrizrenPress.

Përballja e zhvilluar mbrëmë në orën 20:00 tregoi epërsinë e dukshme të Rahovecit në të dyja fazat e lojës. Vendasit shfaqën lojë të disiplinuar dhe efikase, duke mos lënë hapësirë për kundërshtarin, i cili nuk arriti të mbajë ritmin e ndeshjes.

Kjo fitore shërben si sinjal i qartë se Rahoveci synon të ketë një sezon konkurrues në elitën e hendbollit kosovar, ndërsa për Vushtrrinë kjo ishte një ndeshje për t’u harruar sa më shpejt./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes nga fëmijët

0

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, e cila festohet çdo vit më 21 shtator nga Kombet e Bashkuara, sheshi historik i Shadërvanit në Prizren u mbush këtë vit me zërat e fëmijëve.

Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM), Iniciativën për Ndërtimin e Paqes (Peacebuilding) dhe Fondin për Ndihmën e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), përfshiu lojëra me temë paqen, punëtori krijuese dhe aktivitete ndërgjegjësimi për të mësuar fëmijët mbi rëndësinë e paqes.

Vizualet e vendosura në zonën e aktivitetit me temën “What Would You Do for Peace?” (Çfarë do të bëje për Paqe?) i dhanë mundësinë pjesëmarrësve të mendojnë për paqen dhe të shprehin kontributin e tyre personal.

Organizatorët theksuan se njohja e fëmijëve me kulturën e paqes që në moshë të hershme ka një rëndësi të madhe për harmoninë shoqërore dhe ndërtimin e shoqërive paqësore në të ardhmen.

Sheshi, i zbukuruar me aktivitete me ngjyra dhe figura të golorëve, tërhoqi vëmendjen e fëmijëve dhe familjeve gjatë gjithë ditës. Ngjarja u prit me shumë interes nga banorët e Prizrenit./rtk

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

12 vrasje brenda 8 muajve në Kosovë

0

Nuk janë pak rastet e vrasjeve me të cilat po përballet Kosova. Vetëm gjatë periudhës janar-gusht në Kosovë kanë ndodhur 12 vrasje. Ndërsa një rast tjetër i rëndë ndodhi edhe gjatë kësaj jave në një fshat të Ferizajt, ku jetën dyshohet t’ia ketë marrë djali i axhës për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronë.

Disa faktorë po shihen si shkak që po dërgojnë tek këto ngjarje tragjike, por atë që po vënë në pah njohësit e dritësisë, e sociologë janë zvarritja e procedurave gjyqësore, armatosja e qytetarëve dhe gjendja e rënduar socio-ekonomike. E gjithë kjo sipas tyre po çon në vetëgjyqësi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një intervistë për Ekonomia Online ka shpjeguar se pse sipas tij po ndodhin vrasjet.

“Ne do të duhet të shikojmë aspektin e etiologjisë së problematikës të vrasjeve, jo vetëm fenologjinë, pra shpërfaqjes së këtyre elementeve në cenimin e sigurisë publike të Republikës së Kosovës. Etilogjia krurciale të vetëgjyqësisë është fakti që në vazhdimësi në mënyrë sistematike një luftë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës duke tentuar që të devalvohet puna institucionale. Por që ka mangësi në hallkën së sistemit të sigurisë dhe gjyqësimit, padyshim që ka. Ne e vërejmë që gjykatat janë të mbingarkuara me problematikat adiministrative penale dhe të gjitha këto akumulohen deri në veprime të vetëgjyqësisë nga ana e qytetarëve”, tha Shala.

Ndërsa avokati Emrush Kastrati tha se dënimet e gjykatave për rastet e vrasjeve janë maksimale.
“Unë nuk kisha thënë se kryerësit e veprave marrin iniciativën të vetëgjyqësisë ani pse nga një herë as unë nuk jam i kënaqur me punën e gjykatave por jo në përgjithësi, ka raste të caktuara ku mund të ndodhin mirëpo problemi qëndron në atë që natyra e procedurave, stërzgjatja e procedurave për shkak të dispozitave ligjore atëherë mund të mendohet deri te situata e vetëgjyqësisë. Gjithmonë duhet të kemi parasysh, pra, të presin, dhe durimin ta kenë dhe te ecin përpara me procesin. Politika ndëshkimore rreth shqiptimit të dënimit lidhur me dhunën dhe me çështjet e vrasjes, që janë vepra më të rënda, te kjo shqiptimi i dënimeve është në maksimumin ligjor që gjykatat e shqiptojnë”, tha Emrush Kastrati.

E sociologu Genc Xërxa në një deklaratë për Ekonomia Online si ndër faktorët ka thënë të jenë armët pa leje.

“Janë disa faktorë që çojnë deri tek vrasjet. Njëra prej saj është siguria e cenuar publike, në dispozicion qytetarëve kemi numër të armëve pa leje. Mendohet se cdo i katërti posedon, sipas disa statistikave 400 mijë armë janë në duart e njerëzve brenda Kosovës. Ky është njëri prej faktorëve pastaj situata socio-ekonomike pastaj kriminaliteti në disa faza e kemi mjaft të shprehur. Dhuna domestike apo dhuna familjare, më pas është edhe mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, Gjykatës ndaj proceseve të ndryshme gjyqësore edhe i shtynë më pas njerëzit të marrin vetëgjyqësinë sepse janë të pakënaqur me verdiktin që iu jepet dhe mundohen ta marrin. Por, tash kur të analizon me një armë, me probleme të shumta socio-ekonomike edhe me një shëndet të rënduar mendor prej problemeve të ndryshme atëherë je si një bombë e kurdisur, dhe kur te ke armën atëherë edhe në ato momente vjen deri te konflikti”, ka deklaruar Xërxa.

Xërxa shtoi se arsimi dhe emancipimi i shoqërisë ndikojnë në uljen e vrasjeve.

“Shumicen e rasteve të konflikteve te ne nuk kemi kulturë të zgjidhjes së konfliktit, zakonisht mundohen me dhunë me i bë. Sa më e arsimuar të jetë shoqëria apo rinia atëherë emancipimi shoqëror është në nivel edhe mendojnë ta jetojnë një jetë të qetë, normale dhe pa konflikte, pa kriminalitet, ashtu që është shumë e mirëseardhur. Shumica e delikuentave nëse ju referohemi te të ritë, bazohen zakonisht kësaj moshe të ndishme të nxënësve, të cilët e braktisin shkollen kanë probleme të ndryshme familjare, janë eksplorues dhe kemi pasur raste të ndryshme brenda lagjes tonë që fëmijët e klasës tetë dhe nëntë kanë shkrepur me armë”, shtoi Xërxa.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Ekonomia Online ka treguar edhe se gjatë vitit që lamë pas janë shënuar 17 vrasje. Ndërsa, në 2023 janë shënuar 29 vrasje, 21 vrasje në 2022, 27 vrasje gjatë 2021, 28 vrasje gjatë 2020, 22 vrasje në 2019 dhe 2018 janë shënuar 34 vrasje.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Rubin e tha në Hagë atë që shumëkush ka frikë ta thotë

0

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka komentuar dëshminë e dëshmitarit të parë të mbrojtjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Kryeziu thotë ish-ndihmëssekretari i shtetit, James Rubin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e tha atë që shumëkush ka frikë ta thotë.

Postimi i plotë:

KUR DREJTËSIA SHNDËRROHET NË NDËSHKIM

James Rubin, diplomati amerikan që e njeh Kosovën nga Rambujeja e deri te bisedimet e demobilizimit të UÇK-së, tha këtë javë në Hagë diçka që shumëkush ka frikë ta thotë: ish-udhëheqësit e luftës për liri janë mbajtur në paraburgim mbi pesë vjet, megjithëse u dorëzuan vetë, nuk u arratisën dhe nuk paraqitën rrezik për drejtësinë.

Në çdo demokraci funksionale, kjo do të ishte skandal. Paraburgimi është përjashtim, jo rregull. Ta kthesh në gjysmë dekade izolimi pa vendim gjyqësor nuk është drejtësi; është ndëshkim pa fajësi të provuar. Dhe kur një gjykatë që mburret me standardet e saj pranon këtë abuzim, ajo bie ndesh me parimet që pretendon se mbron.

Po, krime janë kryer. Askush nuk e mohon këtë. Por ta shpallësh një lëvizje të tërë çlirimtare — të lindur si përgjigje ndaj spastrimit etnik të Beogradit — fajtor kolektiv, është të fshish kontekstin moral dhe të mohosh të vërtetën historike. E drejta ndërkombëtare duhet të ndajë krimet individuale nga kauza e drejtë në të cilën ato ndodhën. Përndryshe, ajo shndërrohet në farsë që i shërben kujtdo, veçse drejtësisë.

Rubin e tha troç: ky proces po rrezikon të ngatërrojë paraburgimin me fajësinë dhe përgjegjësinë kolektive me atë individuale. Kosova nuk luftoi për të krijuar një mit gjyqësor, por për liri. Dhe nëse sot liria gjykohet si krim, atëherë Serbia po fiton në sallën e gjyqit atë që nuk arriti ta fitonte në fushën e betejës.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti dhe Abrashi zhvillojnë takim me banorët e Zhurit

0

Kryeministri Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Zhur, ku ishin të pranishëm edhe disa kandidatë për Kuvendin Komunal nga ky lokalitet.

Në këtë takim u diskutua për projektet që Qeveria ka realizuar në Prizren, ndërsa u theksua se investimet në këtë komunë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Artan Abrashi, në fjalën e tij, falënderoi banorët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, duke theksuar se synimi i tij është që të fokusohet në zhvillimin e zonave rurale, përfshirë edhe Zhurin.

Marketing

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Moti për sot në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe me diell. Temperaturat nuk pritet të kenë ndonjë ndryshim të madh. Minimalja parashihet të jetë 11 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me diell, i nxehtë dhe stabil. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë verore në gati të gjitha viset, ndërsa në zonat më të nxehta pak mbi 30 gradë Celsius.

Fillimi i javës së re pritet të karakterizohet me mot të kthjellët, stabil dhe të nxehtë veror. Për reshje atmosferike as që bëhet fjalë./MeteoBallkan

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj nga Gjonaj i Hasit: Punët tona po flasin, në mandatin e ri dyfishojmë investimet

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u prit sonte me entuziazëm nga banorët e Gjonajt të Hasit, në një mbledhje elektorale ku u shpalos vizioni për zhvillimin e mëtejmë të Komunës së Prizrenit.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1127376775485646

“Faleminderit Gjonaj, faleminderit Hasi im, me njerëzit më punëtorë që njoh! Mbështetja që po marr këtu është motiv i madh për të vazhduar me punë edhe më të mëdha në mandatin e ri” – deklaroi Totaj.

Ai theksoi se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë rritja e investimeve në infrastrukturë dhe projekte zhvillimore:

“Do të ketë më shumë investime në rrugë, ndriçim publik, arsim dhe projekte të mëdha transformuese që do t’i japin Hasit dhe gjithë Komunës së Prizrenit pamjen moderne që qytetarët tanë e meritojnë”.

Banorët e Gjonajt shprehën besimin e tyre se Totaj do të vazhdojë të sjellë projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fluks në kufi – Bregdeti, preferencë e qytetarëve të Kosovës edhe në shtator

0

Është dhjetëditëshi i fundit i shtatorit, por temperaturat e larta po favorizojnë ende qytetarët e Kosovës për të kaluar fundjavën në bregdet, madje edhe për pushime më të gjata.

Në pikën kufitare të Morinit janë të shumtë qytetarët e Kosovës që po udhëtojnë drejt Shqipërisë. Një pjesë i kanë mbyllur pushimet, por ka ende nga ata që rikthehen në bregdet.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

“Kam ardhur për të pushuar sërish në Shëngjin, koha është e favorshme,” tha një tjetër.

“Jemi 10 persona dhe kemi dalë për të shëtitur. Është koha e bregdetit dhe kemi vendosur të vizitojmë edhe disa vende historike,” u shpreh një qytetar tjetër që kaloi pikën kufitare të Morinit.

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Policia kufitare operon me procedurën e thjeshtësuar të kalimit të kufirit për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës një procedurë që, përveç sezonit turistik, zgjat për një periudhë 9-mujore.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, numri i automjeteve që kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë është rreth 4,100, me afro 7,200 qytetarë. Pothuajse e njëjta shifër është regjistruar edhe nga Shqipëria drejt Kosovës.

Marketing

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Kabashi premton fokus në mirëqenie sociale – me projekte konkrete për familjet në nevojë

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi,tregon se nëse merr besimin e qytetarëve bashkë me partinë, sektori i mirëqenies sociale do të jetë në qendër të angazhimit të tij.

“Ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, me programe, projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të përfitojnë drejtpërdrejt familjet në nevojë”, shprehet Kabashi.

Ai ka kujtuar periudhën kur ka udhëhequr Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në vitet 2018–2019, duke veçuar programin “Ndërtimi i shtëpive për familje skamnore”, si një shembull konkret të suksesit.

“Vetëm nga marrëveshja me shoqatën bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, janë siguruar 750 mijë euro, me të cilat janë ndërtuar dhe mobiluar 50 shtëpi për familjet në nevojë”.

Kabashi premton se me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhshme do të angazhohet për të siguruar marrëveshje të ngjashme, përmes të cilave do të përfitonin qindra familje në nevojë.

Ai ka kritikuar qeverisjen lokale aktuale për mungesë të aftësisë në realizimin e bashkëpunimeve të tilla, duke e cilësuar këtë si të pafalshme dhe të dënueshme.

“Përkrahja për Driton Selmanaj si kryetar i komunës është më se e nevojshme, tashmë e domosdoshme. Zëri dhe puna ime në Kuvend do të jenë vazhdimësi e kërkesave të qytetarëve të komunës sonë”.

Dr.Fejzë Kabashi garon me numrin 20 në listën e LDK-së, e cila mban numrin 113 në fletëvotim.