Home Blog Page 412

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

0

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri garues në Superligë.

Testet janë kryer në qendrën mjekësore PROLAB, nën kujdesin e stafit profesional, si pjesë e përgatitjeve të domosdoshme për sigurinë dhe gatishmërinë fizike të ekipit.

“Me profesionalizmin më të lartë dhe kujdesin e posaçëm nga PROLAB, lojtarët tanë i kanë kaluar të gjitha kontrollet shëndetësore të domosdoshme për fillimin e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress. “Ky hap i rëndësishëm siguron që ekipi ynë të jetë në gjendje optimale dhe plotësisht i përgatitur për këtë sezon”.

Nga KB Rahoveci 029 kanë vlerësuar bashkëpunimin me PROLAB si shumë të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe profesionalizmit të treguar nga kjo qendër shëndetësore gjatë procesit të kontrollimeve.

“Një falënderim i veçantë shkon për PROLAB, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe shërbimin e shkëlqyer që na ofruan gjatë këtij procesi. Profesionalizmi i tyre është garanci që lojtarët tanë do të kenë gjithmonë kujdesin më të mirë mjekësor”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

0

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e prezantimit të opusit krijues të shkrimtarit dhe romancierit të njohur, Hamit Gurguri.

Ngjarja u mbajt në kompleksin historik “Maja e Shkodranit”, një vend simbolik që lidhet ngushtë me tematikën e romanit të Gurgurit “Nusja e plakut”. Ky roman trajton temën e luftës për çlirimin e Kosovës, me fokus të veçantë komunën e Rahovecit dhe fshatin Xerxë, si dhe përkujton heroin Arian Brahimi (Shkodrani), i cili ra dëshmor në këtë vend.

Në prezantim morën pjesë figura të njohura të letrave shqipe, përfshirë Prof. dr. Besim Muhadrin, shkrimtarët Hysen Berisha dhe Qemajl Krasniqi, si dhe Bardh Nëngurrën, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Norvegji, i cili ndau kujtime personale për autorin.

Gjatë fjalimeve, u theksuan aspekte të rëndësishme të krijimtarisë së pasur të Gurgurit. Prof. dr. Muhadri analizoi romanin “Himni i Shotës”, ndërsa Hysen Berisha – në cilësinë edhe të nënkryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë “Nëna Tereza” në Norvegji – u ndal në romanin “Enigmë mërgimi”. Një vështrim kritik mbi romanin “Nusja e plakut” ofroi edhe shkrimtari Qemajl Krasniqi.

Në fjalën e tij, autori Hamit Gurguri falënderoi Klubin letrar “Xhevdet Bajraj” për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e veçantë që ka për të vendi ku u zhvillua aktiviteti, si burim frymëzimi dhe përkujtimi. Ai vlerësoi gjithashtu Suedinë, vendin ku jeton prej vitesh, për mundësitë që i ka dhënë për të krijuar dhe për të dëshmuar historinë dhe përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë.

Me një krijimtari që përfshin mbi tetëdhjetë vepra letrare, studimore dhe përkthime, Hamit Gurguri mbetet një ndër emrat më të përkushtuar në fushën e letërsisë dhe studimeve kulturore shqiptare.

Në përmbyllje të aktivitetit, autori dhuroi disa nga veprat e tij për Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec./PrizrenPress.com

Marketing

37 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1921 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 9 ka dërguar në mbajtje.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gruaja në Rahovec denoncon burrin për dhunë psikologjike – arrestohet i dehur

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar herët në mëngjesin e sotëm në Rahovec, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim dhune të vazhdueshme.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 8 shtator, rreth orës 03:30, në rrugën “Asllan Kleqka”, ku viktima K. K rreth 38-vjeçare ka njoftuar policinë për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, A. Kleqka rreth 48-vjeçar.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor. Pas testimit me alkooltest, ai ka rezultuar me 1.08 ‰ alkool në gjak.

Sipas viktimës, dhuna ka qenë e vazhdueshme në formë psikologjike, megjithatë ajo nuk ka pasur lëndime të dukshme dhe ka refuzuar tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

0

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730 faqe, të cilat janë ruajtur prej më shumë se 30 vitesh nga familja e tij për t’u trashëguar brez pas brezi.

Nik Toma zgjodhi ta sfidonte regjimin komunist të asaj kohe, duke rishkruar dhe ruajtur një pjesë të historisë sonë.

Të rishkruante “Lahutën e Malcisë” nuk ishte rastësi. Pater Gjergji, siç ata e quajnë, kishte shkruar vargje në shtëpinë e tyre, dhe që prej asaj kohe babai i tij u frymëzua./KultPlus.com

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

0

Lajmin për media e konfirmoi Policia në Gjakovë, e cila tha se rasti aktualisht po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar me shënim zyrtar. Sot, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikëqyrje të prokurorit të shtetit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti dhe Peci vizitojnë Hardh Fest në Rahovec

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, morën pjesë në festivalin tradicional Hardh Fest, i cili mbahet çdo vit në Rahovec për të promovuar kulturën e vreshtarisë dhe verës vendore.

Në këtë vizitë, ata u shoqëruan nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Shkëlqesia e Tij z. Jonathan Hargreaves, duke reflektuar interesin diplomatik për ngjarjet kulturore që lidhen me zhvillimin rural dhe ekonominë lokale.

Festivali Hardh Fest mbledh prodhues verërash, artizanë dhe vizitorë nga mbarë vendi, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme të promovimit të trashëgimisë dhe turizmit agro-kulturor në Kosovë./PP/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drini i Bardhë vazhdon serinë e fitoreve, mposht Flamurtarin

0

Në javën e tretë të kampionatit të Ligës së Dytë të Kosovës, Drini i Bardhë ka vazhduar serinë e fitoreve duke mposhtur KF Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 2:0.

Caner Gzimi ishte ylli i ndeshjes, duke realizuar dy gola të mrekullueshëm që jo vetëm siguruan fitoren, por edhe vulosën një start perfekt për ekipin — 3 fitore në 3 ndeshje!

Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, me tifozët që nuk pushuan së përkrahuri ekipin e zemrës. Kjo fitore e vendos Drinin si një nga pretendentët kryesorë për ngjitje në tabelë.