Home Blog Page 413

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit, një prej komunave më të mëdha të Kosovës, do të kenë në duar dy fletëvotime: një për kryetarin e komunës dhe një tjetër për përbërjen e Kuvendit Komunal.

fletëvotimin për kryetar komune do të renditen të gjithë kandidatët që garojnë për postin e parë të qytetit, ku secili votues do të ketë mundësinë të zgjedhë vetëm një kandidat. Ndërsa fletëvotimi për kuvendin komunal do të përfshijë subjektet politike, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që kërkojnë përfaqësim në institucionin vendimmarrës të qytetit. Përveç votës për subjektin, qytetarët do të kenë të drejtë të shënojnë edhe kandidatin e preferuar nga lista e atij subjekti, përmes votës preferenciale, raporton PrizrenPress.

Sipas KQZ-së, fletëvotimet janë të personalizuara për secilën komunë, përfshirë edhe Prizrenin, duke përmbajtur kandidatët e certifikuar për kryetar dhe listat zyrtare për kuvendin komunal. Institucioni ka theksuar se procesi i shtypjes dhe shpërndarjes është duke u realizuar nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore.

Më 12 tetor 2025, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësi të vendosin për drejtimin e ri të komunës dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Komunal për katër vitet e ardhshme./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për votim

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Procesi i regjistrimit dhe evidentimit ka filluar për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufiuar në institucione do të fillojë më 15 shtator.

 I. Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta, 7 shtator – 7 tetor 2025:

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

II. Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta, 7 shtator – 7 tetor 2025:

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

III.  Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të fillojë më 15 shator dhe do të përfundojë më 2 tetor 2025.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufiziuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarëve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektornike https://vpnv.kqz-ks.org.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Babë e bir përfundojnë në pranga, pas konfliktit në Rahovec

0

Një mosmarrëveshje familjare në Rahovec ka përfunduar me arrestimin e babë e birit.

Policia njofton se rasti është raportuar mbrëmë, rreth orës 17:25, në rrugën “Gzim Hamza”, ku një debat verbal mes S.K. (44 vjeç) dhe djalit të tij 17-vjeçar është shndërruar në përleshje fizike.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Nga përplasja, i mituri ka marrë lëndime të lehta dhe është trajtuar në QKMF Rahovec. Pas ndërhyrjes së policisë, me urdhër të prokurorit, babai u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërsa djali i tij në ndalim 24 orësh.

Hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Malisheva organizon homazhe dhe zbulim pllake përkujtimore për Hajdin Berishën

0

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit Ekrem Kastrati, do të organizojë një mbledhje përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës dhe ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hajdin Berisha, raporto  PrizrePress.

Mbledhja përkujtimore do të mbahet më 14 shtator 2025, duke filluar në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. Pas saj, në ora 11:30, do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në varrezat e fshatit Gurbardh, për të nderuar kontributin dhe kujtimin e tij./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Familja Gashi në Mleqan të Malishevës merr çelësat e shtëpisë së re

0

Në fshatin Mleqan të Malishevës, familja Gashi ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re, dhuratë nga Shoqata humanitare “Bereqeti”.

Ceremonia e dorëzimit u bë në prani të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, raporton PrizrenPress.

“Ditë e lumtur! Bashkë me Shoqatën ‘Bereqeti’, sot patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë çelësat e shtëpisë së re familjes Gashi në fshatin Mleqan. Ditët si kjo janë plot gëzim e shpresë, që dëshmojnë sa shumë vlen solidariteti mes nesh. Falënderim nga zemra për Shoqatën ‘Bereqeti’ dhe për të gjithë ata që kontribuan për ta bërë të ndritshme këtë ditë”, deklaroi Kastrati./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi fiton edhe ndaj Jedinstvo-s

0

KB Bashkimi po vazhdon serinë e ndeshjeve kontrolluese me sukses. Skuadra prizrenase ka shënuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj KK Jedinstvo me rezultat bindës 66-87.

Nga klubi portokalli kanë njoftuar se testi i radhës do të zhvillohet të mërkurën në Prizren, ku Bashkimi do të përballet me rivalin tradicional, Vëllaznimin, raporton PrizrenPress.