Home Blog Page 411

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 20881 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 14 ka dërguar në mbajtje.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mbrëmje magjike në “Fadil Vokrri”: Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0

0

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore historike, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Elvis Rexhbecaj zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa pak para pushimit Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, Kosova pati edhe mundësi të tjera shënimi, përfshirë rastin e Florent Muslijës që kaloi pranë shtyllës. Megjithatë, përjashtimi i Lindon Emërllahut me dy kartona të verdhë e komplikoi fundin e takimit.

“Dardanët” treguan disiplinë dhe rezistencë, duke mbajtur portën të paprekur dhe siguruar triumfin e parë ndaj Suedisë pas tre humbjeve në ndeshjet e kaluara direkte./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sekretari i degës së LDK-së në Prizren, Bashkim Rrezja: Do të jemi befasi e zgjedhjeve të 12 tetorit

0

Sekretari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Bashkim Rrezja, ka deklaruar se partia është e përgatitur maksimalisht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai, thotw  se LDK-ja do të jetë një nga befasitë e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, dega e LDK-së në Prizren ka përmbyllur me kohë të gjitha përgatitjet organizative dhe ka hartuar një listë kualitative të kandidatëve për Kuvendin Komunal, si dhe ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës.

Rrezja ka theksuar se fokusi i partisë do të jetë në ofrimin e një alternative të besueshme për qytetarët, me një ekip të përkushtuar dhe vizion të qartë për zhvillimin e Prizrenit.

“LDK në Prizren garon me 45 kandidatë për kuvendarë, me numrin 113 në fletëvotim. Jemi të bindur se qytetarët do ta vlerësojnë seriozitetin dhe përgatitjen tonë”, u shpreh  Rrezja.

LDK-ja synon të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një fushate të ndërtuar mbi transparencë, përfaqësim të denjë dhe ide konkrete për të ardhmen e komunës./TV Prizreni/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

0

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve stomatologjike që janë shuar gjatë katër viteve të fundit.

Në një deklaratë publike, Kabashi ka theksuar se Qendra e Shërbimeve Stomatologjike pranë QMF I, dikur model në nivel vendi, sot është pa kirurgji orale, pa endodonci dhe pa shërbime specialistike.

“Ky degradim mbaron me kaq,” ka thënë ai, duke paralajmëruar veprime konkrete për të rikthyer funksionalitetin e plotë të kësaj qendre.

Sipas Kabashit, keqqeverisja lokale ka sjellë jo vetëm mbylljen e shërbimeve, por edhe largimin e profesionistëve nga komisionet e konkurseve, mungesën e stafit dhe shpërfilljen e kujdesit preventiv në shumë lokalitete. Ai ka ngritur shqetësimin për numrin në rritje të fëmijëve nën moshën 12 vjeç me probleme serioze të shëndetit oral, si karies të shumëfishtë.

Kabashi premton:
• Rikthimin e të gjitha shërbimeve stomatologjike të shuara
• Zgjidhjen e statusit të qendrës në koordinim me institucionet qendrore
• Sigurimin e stafit profesional pa vonesa dhe pa presion
• Shtrirjen e shërbimeve preventive në çdo lagje dhe fshat të komunës

“Nuk do të lejojmë që qytetarët të mbesin pa kujdesin bazë. Rikthimi i shërbimeve nuk është luks — është domosdoshmëri,” ka deklaruar Kabashi.
Zgjedhjet mbahen më 12 Tetor 2025.

Dr. Fejzë Kabashi – Numri 20 për Kuvendin Komunal

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

0

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ndërmori të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të festivalit, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të këtij angazhimi, njësitet policore ishin të pranishme fizikisht dhe në gatishmëri për të ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen dhe monitorimin e rendit publik, parandalimin e sjelljeve asociale dhe të paligjshme, sigurimin e hapësirës, rregullimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve operative dhe hetimore, gjithnjë në koordinim të plotë me shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Duke pasur parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve, rreth 60 mijë qytetarë vendorë dhe të huaj, përfshirë delegacione, organizatorë dhe artistë nga brenda dhe jashtë vendit, Policia e Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe frymën pozitive të pjesëmarrësve.

“Përkushtimi dhe respektimi i udhëzimeve nga ana e tyre ka mundësuar që ‘Hardh Fest 2025’ të zhvillohet si një ngjarje e sigurt, e qetë dhe e paharrueshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“I njoh do alamet idiota” i Jurij Hudolinit prezantohet në Rahovec

0

Gjatë Hardh Orës Poetike në Rahovec u promovua libri “I njoh do alamet idiota” i autorit të njohur slloven Jurij Hudolin, përkthyer nga Fadil Bajraj, raporton PrizrenPress.

Jurij Hudolin botoi vëllimin e tij të parë me poezi, “Nëse gënjeshtra është mbret”, në vitin 1991 dhe më vonë u shndërrua në një figurë krijuese me stil të pasur dhe shpesh rebel. Në prozë, ai është i njohur për romanin “Pastorek” (2008), i përkthyer në gjashtë gjuhë, ndërsa historia e tij “Ingrid Rosenfeld” u nominuar për Çmimin Kresnik në vitin 2014.

Promovimi u prit me interes të madh nga dashamirësit e poezisë dhe lexuesit në Rahovec, duke qenë një moment i veçantë kulturor brenda Hardh Fest 2025./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hardh Fest 2025 mbyllet me sukses, Rahoveci kryeqendra e festës së rrushit

0

Pas tri ditësh e netësh festive, përfundoi me sukses edicioni i radhës i Hardh Fest 2025, festivali tradicional i vjeljes së rrushit, që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe turistike në vend. Rahoveci u kthye në qendër të festës, duke pritur mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe diaspora, të cilët patën mundësinë të shijojnë produktet vendore, të marrin pjesë në aktivitetet tradicionale dhe të ndjekin koncertet madhështore, raporton PrizrenPress.

Programi i festivalit përfshiu parada të mekanikave bujqësore, gara të vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, panairin e verës, degustime të produkteve të zonës, demonstrime të procesit të pjekjes së rakisë dhe prezantime të artizanateve lokale, duke e bërë këtë ngjarje një kombinim të kulturës, traditës dhe argëtimit.

Në mbrëmjet muzikore, atmosfera u ndez nga performancat e artistëve të njohur vendorë e ndërkombëtarë. Natën e parë në skenë u ngjitën Aurela Gaçe, NRG Band, Naser Dula, Hysen Kafexhiu dhe DJ 029, ndërsa nata e dytë solli Armend Rexhepagiqin, Arilena Arën, Xuxin dhe DJ Enndzi. Në finalen e madhe, festivali u mbyll me performancën e Tommy Cash, sensacioni i Eurovision 2025, i shoqëruar nga Elita 5, Aleksandër Gjoka dhe DJ Acer, duke i dhënë Hardh Fest një dimension ndërkombëtar.

Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit dhe vizitorët për këtë sukses, duke theksuar se interesi i madh dëshmon rëndësinë e festivalit për promovimin e kulturës, turizmit dhe ekonomisë lokale. “Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj feste të bukur! Ju presim sërish në Hardh Fest 2026, për të vazhduar këtë traditë të mrekullueshme së bashku”, u tha në përmbyllje të festivalit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

0

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e ish-kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP), janë drejt përfundimit.

“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e rrugës përskaj QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren – një aks i rëndësishëm rrugor që lidh lagjet”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

0

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri garues në Superligë.

Testet janë kryer në qendrën mjekësore PROLAB, nën kujdesin e stafit profesional, si pjesë e përgatitjeve të domosdoshme për sigurinë dhe gatishmërinë fizike të ekipit.

“Me profesionalizmin më të lartë dhe kujdesin e posaçëm nga PROLAB, lojtarët tanë i kanë kaluar të gjitha kontrollet shëndetësore të domosdoshme për fillimin e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress. “Ky hap i rëndësishëm siguron që ekipi ynë të jetë në gjendje optimale dhe plotësisht i përgatitur për këtë sezon”.

Nga KB Rahoveci 029 kanë vlerësuar bashkëpunimin me PROLAB si shumë të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe profesionalizmit të treguar nga kjo qendër shëndetësore gjatë procesit të kontrollimeve.

“Një falënderim i veçantë shkon për PROLAB, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe shërbimin e shkëlqyer që na ofruan gjatë këtij procesi. Profesionalizmi i tyre është garanci që lojtarët tanë do të kenë gjithmonë kujdesin më të mirë mjekësor”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com