23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 422

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës të Suharekës, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut

0

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:57, në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së Duhlës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një motoçikletë me dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin duke udhëtuar në drejtim të Suharekës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Sipas informacioneve fillestare, një qen endacak ka dalë papritmas në rrugë, duke bërë që drejtuesi i motorit të humbë kontrollin,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përplasjes, pasagjerja D.M. (1985) ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S. (1979) ka mbetur i lënduar. “Ekipet e Policisë dhe të Emergjencës kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa të lënduarit i është dhënë ndihma e parë,” ka bërë të ditur policia.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Prokurori i Shtetit është informuar për rastin dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Hetimet lidhur me aksidentin janë duke vazhduar, ndërsa të gjitha veprimet po ndërmerren sipas procedurave ligjore,” thuhet më tej në deklaratën zyrtare.

Aktualisht, rruga Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për automjete.

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit.

Kjo do të zyrtarizohet në një ngjarje të veçantë që do të mbahet të mërkurën, më 9 korrik 2025, në ora 19:15, në ambientet e Lidhjes së Prizrenit.

Ngjarja do të shënojë nisjen zyrtare të fushatës së Selmanajt, i cili sipas LDK-së do të udhëheqë garën për një qeverisje të ndershme, vizionare dhe të afërt me qytetarin.

Në prezantim do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili do të shprehë mbështetjen për kandidatin e kësaj dege në një nga komunat më të rëndësishme të vendit.

Në ftesën publike drejtuar qytetarëve, LDK Prizren thekson rëndësinë e këtij momenti dhe fton të gjithë të jenë pjesë e prezantimit: “Prania juaj i jep forcë ndryshimit”./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shaqir Totaj zyrtarizon sot kandidaturën për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

0

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të zyrtarizojë sot  kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës, në një ngjarje që do të mbahet në orën 20:00.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/680781624959768

Ceremonia do të zhvillohet në oborrin e shtëpisë së “Shani Efendisë”, pranë Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren.

Ajo do të shënojë një hap të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1984571662352014

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pritet të shprehë mbështetjen për Totajn dhe vizionin e partisë për zhvillimin e mëtejshëm të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë: Arritshmëria e përgjithshme 48.8%

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, i cili është mbajtur më 27 qershor 2025 në të gjitha shkollat e vendit.

“Pas gjenerimit të të dhënave, MAShTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”, thuhet në njoftimin e MAShTI-të, raporton PrizrenPress.

Sipas këtyre të dhënave, më së miri janë vlerësuar njohuritë në Histori (61.1%) dhe Gjuhë shqipe (59.8%), ndërsa rezultatet më të ulëta janë shënuar në Kimi (37.4%) dhe Matematikë (38.9%).

MAShTI gjithashtu ka njoftuar se është përcaktuar afati i ankesave, i cili do të jetë i hapur për tri ditë, nga data 8 deri më 10 korrik.

“MAShTI gjithashtu ju njofton se afati i ankesave është tri dritë, nga data 8 deri më 10 korrik”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri – arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Prizreni

0

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Prizreni, pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri dhe municion luftarak.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë DVKM Kukës arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak’”, njofton Policia e Shtetit shqiptar, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, “në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. S.”

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, thuhet më tej në njoftim.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kastrati mbledh Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve në Malishevë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës së krijuar me zjarret nëpër lokacione të caktuara në komunën e Malishevës.

Në këtë takim, sipas njoftimit të komunës, përfaqësuesit e institucioneve lokale, si Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës në Malishevë, kanë theksuar se situate me zjarret është duke u rënduar edhe më shumë, dhe për këtë përfaqësuesit e Shtabit Emergjent, njëzëri kanë bërë thirrje që të mobilizohen ekipet vullnetare nëpër fshatra, me theks të veçantë në lokacionet ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe shumë të përhapura.

“Po ashtu, nga ky takim u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës që të mbështesin ekipet e zjarrfikësve me qëllim që të eliminohen sa më parë këto vatra zjarri.
Gjithashtu, u është bërë thirrje të gjithë fermerëve të komunës së Malishevës, që të përdorin mekanizmat e përshtatshme bujqësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së vatrave të zjarrit”, theksohet në njoftim.

Në të njëjtin njoftim thuhet se, në fund, në funksion të një menaxhimi sa më të mirë të kësaj situate me zjarret, kryetari Kastrati ka ftuar një takim të radhës për ditën e nesërme, ku prezentë do të jenë edhe kryetarët e Këshillave Lokale në komunën e Malishevës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shtyhet afati për aplikim në skemën e granteve për ndërmarrjet në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka vendosur të shtyjë afatin për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit”, për shkak të interesimit të ulët në fazën fillestare të thirrjes, raporton PrizrenPress.

“Afati për aplikim në skemën e granteve ‘Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit’ shtyhet për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve. Afati i ri për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 20.07.2025. Kjo shtyrje do t’ju mundësojë kohë shtesë për përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në të njëjtin njoftim, autoritetet komunale kanë sqaruar se aplikantët e deritanishëm nuk duhet të ri-aplikojnë, duke theksuar.

“Të gjithë ata të cilët kanë aplikuar deri më 04.07.2025 nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në Prizren

0

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2025/2026, raporton PrizrenPress.

“Drejtoria Komunale e Arsimit ka hapur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë, në gjimnaze dhe shkollat profesionale për vitin shkollor 2025/2026”, thuhet në njoftim të DKA-së.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke respektuar kriteret dhe afatet e përcaktuara në konkursin e publikuar.

Detajet e konkursit, dokumentacioni i nevojshëm dhe udhëzimet për aplikim janë të qasshme në këtë vegëz zyrtare: Shkarko dokumentin PDF /PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Egzon Sinani largohet nga Ballkani

0

Klubi futbollistik Ballkani ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi zyrtar se ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Egzon Sinani, në bazë të një marrëveshjeje të dyanshme.

“Me marrëveshje të dyanshme, klubi ynë FC Ballkani ka vendosur të përmbyllë bashkëpunimin me futbollistin Egzon Sinani. E falënderojmë Egzonin për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë, dhe i urojmë suksese të mëtejme në karrierën e tij profesionale!” thuhet në njoftimin e klubit.

Egzon Sinani largohet nga skuadra suharekase pas një periudhe kontributi, ndërsa klubi i uron të gjitha të mirat në rrugëtimin e tij të mëtejmë në futboll./PrizrenPress.com