Home Blog Page 423

Subvencionimi i teksteve shkollore vazhdon, prindërit të pakënaqur

0

Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova. Për këtë proces ka pasur edhe pakënaqësi nga ana e prindërve. Ndërsa, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Pothuajse në të gjitha shkollat e vendit të ciklit parauniversitar do të fillojë mësimi më 1 shtator, ndërsa procesi për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore është duke vazhduar. Edhe këtë vit, prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Disa prej tyre e kanë vlerësuar këtë proces të pasuksesshëm, e disa prej tyre urojnë një fillim të mbarë të këtij viti shkollor.

“Shumë tollovi po bëhet nëpër librari, nuk e di pse e kanë ndërruar mënyrën e pajisjes me tekste shkollore…”, tha njëri nga prindërit.

Tani neve po na duhet me i mbajt, dhe nuk po mundemi me i pas të kompletuara”, shtoi një tjetër.

“Po na ndodhë që nuk po i gjejmë të gjitha në një vend, e po duhet me i kërku në disa librari derisa po i kompletojmë… Kisha uruar të gjithë ata fëmijë që fillojnë ditën e parë në shkollë që të jetë një vit i mbarë , me plotë shëndet e plot suksese”, theksoi një tjetër prind.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Edhe Sindikata e Arsimit ka uruar një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Nënkryetarja e kësaj Sindikate, Vjollca Shala, ka thënë për Radio Kosovën, se shpreson që sapo të formohen institucionet qeveritare të fillojë dialogu social, pasi sipas saj, gjendja aktuale e mësimdhënësve nuk është e mirë.

“ Me këtë gjendje që e kemi aktualisht, dhe në vazhdimësi për të pasur cilësi në arsim, duhet të angazhohen të gjithë akterët dhe të arrihet një e gjë e tillë. Ne kemi në proces mësimor edhe mësimdhënës të cilët janë me gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Shala.

Radio Kosova i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Arsimit, për fillimin e vitit shkollor dhe procesin e subvencionimit të prindërve për tekstet dhe materialet shkollore, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Megjithatë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se deri më 27 gusht, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183 mijë e 226 aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore, ndërsa kanë filluar edhe pagesat e para. Sipas Ministrisë, të gjitha aplikimet janë verifikuar nga koordinatorët e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit. Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa për prindërit që kanë pasur probleme dhe ankesa kanë mundur të kontaktojnë në adresat përkatëse të publikuara nga ana e Ministrisë

 

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahovec/ Vreshtarët ankohen për çmimin e rrushit, paralajmërojnë protesta

0

Në rajonin e Rahovecit, po vazhdon fushata e vjeljes së rrushit. Vreshtarët ankohen se përpunuesit pak po e paguajnë rrushin. Kërkojnë rritje të çmimit për 10 centë për kilogramë, e nëse kjo nuk ndodhë thonë se nuk do të dorëzojnë rrushin në bodrume. E, nga këta të fundit paralajmërojnë rritje të çmimit të rrushit.

Pamje piktoreske kanë këtë vit vreshtat e qytetit të rrushit – Rahovecit. Hardhitë kanë sasi të konsiderueshme dhe mjaft cilësore të rrushit, përkundër kushteve klimatike jo edhe aq të favorshme.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hadi Behluli, 62 vjeç, i cili ka rreth 2.5 hektarë me rrush, thotë për Radio Kosovën se është i pa kënaqur me çmimin me të cilin po blihet rrushi, nga bodrumet. E, kjo e ka shtyrë të dal edhe në rrugë për të shitur.

“Nuk jam i kënaqur me çmime, se çmimi si ka qenë vitin e kaluar ka mbet njëjtë, ani pse krejt çmimet po rriten. Edhe rrush nuk ka sivjet shumë, se e ka dëmtuar ngrica qe ka qenë. Vjet, çmimi i rrushit “smederevk” që e kam unë ka qenë 25 cent, ndërsa i “pinotit të zi” ka qenë 32 cent, këto çmime janë njëjte edhe sivjet”, tha ai.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Një nga vreshtarët rahovecian është edhe Habib Dina, që ka 10 hektarë vreshta, e që ankohet për çmimin e rrushit. Ai thotë se çmimi nuk është rritur prej disa vitesh, ndonëse gjithçka vit pas viti është shtrenjtuar.

“Vitin e kaluar çmimi ka qenë prej 20 deri në 40 cent, e një mesatare ka qenë prej 28 cent për kilogram – një çmim shumë i ulët krahasuar me kostot që ka prodhimi rrushit që është një kulturë që kërkon angazhim e punë. Besoj se shumë vreshtarë këtë vit do të heqin dorë prej rrushit për përpunim, sepse është bërë e tepërt shkelja që po na bëhet nga përpunuesit e rrushit. Janë zhgënjyer. Çmimi i rrushit 25-30 cent nuk është çmim”, tha ai.

Dina, thotë se në Shoqatën e Vreshtarëve kanë vendosur që të mos dorëzojnë rrushin në bodrume, nëse nuk rritet çmimi për 10 cent për kilogram. Ai paralajmëron se mund të ketë edhe protesta.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Fidan Haxhijaha nga veraria “Bodrumi i Vjetër”, ku një pjesë e madhe e vreshtarëve e dorëzojnë rrushin, thotë se nuk ka paralajmërime nga fermerët se nuk do të dorëzojnë rrushin. Ai thotë për Radio Kosovën se do të ketë rritje të çmimit të blerjes së rrushit.

“Ne luftojmë çdo herë për çmim që të ngritët, sepse brenga e vreshtarëve është edhe brenga jonë, sepse është bashkëpunimi dhe interes i përbashkët. Duke marrë parasysh inflacionin dhe vështirësitë që i kanë në shpenzime fermerët  vitin e kaluar kemi ngrit deri në 30% të çmimit të rrushit. Edhe këtë vit do të ketë ngritje të çmimit. Mirëpo, ngritja e çmimit vitin e kaluar ka reflektuar me pengesa në eksporte”, tha ai.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se nuk mund të ndërhyjnë në përcaktimin e çmimit, ndonëse do që bujqit të shpaguhen.

“E kuptoj pa pajtueshmërinë për çmimin. Mendoj që vreshtarët e verëtarët duhet të ulen bashkërisht dhe nuk ka arsye që të protestohet ndoshta. Mendoj se edhe verëtarët duhet të diskutojnë se a është ky çmimi që ata e kanë me interes që ta mbajnë apo duhet ta rrisin çmimin çdo varietet të rrushit. Zgjidhjen mund të gjejnë duke bashkëpunuar”, tha Latifi.

Rahoveci tradicionalisht merret me kultivimin e rrushit dhe në këtë komunë llogaritet të jenë të mbjella mbi 3 mijë hektarë rrush./Radio Kosova/

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Era e tokës

0

Poezi nga: Martin Camaj

Ndieva erën e tokës posá livrue
e eca arave shum kohë.
“Mos e shkel tokën e huej – më bërtitën –
o ti, i pa dhé!”
E më gjuen me pesha e pikat e gjakut
u rrxuen prej kreje në parzëm.
Erën e tokës s’e ndiesha mâ
prej frigës e marres.

Vetaksident i rëndë në Prizren, tre të lënduar

0

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në e Prizren.

Vetura është përplasur me shpejtësi, duke pësuar dëmtime ekstreme në pjesën e përparme.

Rastin  e ka konfirmuar edhe Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, i cili bëri të ditur se, në aksident është përfshirë një veturë me tre persona brenda, ngasësi dhe dy pasagjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Ngasësi ka marrë lëndimet më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.

 

 

Përveç lëndimeve fizike, nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike përreth.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona (ngasësi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime trupore. Ngasësi ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë. Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike”, tha Bytyqi

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Versioni i policisë për të arrestuarin në Prizren: Sulmoi zyrtarët policorë

0

Në media dhe në rrjete sociale të shtunën gjatë ditës ka qarkulluar një video ku shihej një qytetar ndaj të cilit së paku tre zyrtarë policorë ushtronin dhunë në tentim për ta arrestuar.

Kishte pak informacione mbi arsyen e këtij arrestimi.

U pretendua se dhuna ndaj tij u ushtrua vetëm sepse e kishte parkuar makinën keq.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Rasti ka ndodhur në Prizren.

E Klankosova.tv, jozyrtarisht ka mësuar se i arrestuari është shtetasi i Kosovës, Taner Cuse.

Ndërkaq, nga Policia kanë thënë për redaksinë tonë se rasti ka ndodhur më 27 gusht, dhe është paraqitur në raportin 24 orësh të policisë më 28 gusht të këtij viti.

Në raport thuhet se i dyshuari në shenjë revolte, pas shqiptimit të një gjobe në trafik, kishte sulmuar zyrtarët policorë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vërejtje: Personi apo personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Prizren, i dyshuari paraqitet në stacionin policor

0

Një 29 vjeçar me inicialet Z.B. është plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se të shtunën rreth orës 18:00 e kanë pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/1463392704892895

“Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit. Viktima, Z.B., mashkull 29 vjeç, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se i dyshuari, V.S., mashkull 24 vjeç, me ftesë të policisë është paraqitur në stacionin policor rreth orës 19:20.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin, procedurat e mëtejshme po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Drini i Bardhë” vazhdon serinë fituese – mposht edhe “Shqiponjat”

0

Klubi Futbollistik  “Drini i Bardhë” nga Gjonaj i Hasit ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në Ligën e Dytë të Kosovës, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje kampionale. Ekipi hasjan triumfoi me rezultat bindës 3:1 në udhëtim ndaj KF “Shqiponja” nga Fushë Kosova, duke konfirmuar ambiciet e larta për këtë edicion.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Protagonisti kryesor i takimit ishte sulmuesi Shpejtim Totaj, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi ofensivën e ekipit drejt një fitoreje të merituar.

Golin e tretë për “Drinin e Bardhë” e shwnoi Gramoz Bajra, duke vulosur epërsinë dhe dominimin e hasjanëve gjatë gjithë ndeshjes.

Nën drejtimin e trajnerit të njohur Robert Gjeraj, një figurë e respektuar në futbollin prizrenas, KF “Drini i Bardhë” po dëshmon se është më shumë se një debutues në këtë rang të garave. Me dy fitore të rëndësishme në xhepin e vet, skuadra është pozicionuar si një prej pretendentëve seriozë për ngjitje të shpejtë në Ligën e Parë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shkencëtarët afër vaksinës së re që lufton të gjitha llojet e kancerit, si funksionon?

0

Vaksina universale stimilon sistemin imunitar për të shkatërruar çdo tumor, duke hapur mundësi të reja në trajtimin e kancerit

Shkencëtarët kanë arritur një përparim të rëndësishëm në zhvillimin e vaksinave për trajtimin e kancerit, por terapitë e mëparshme kryesisht kanë qenë të kufizuara vetëm në disa lloje tumoresh.

Megjithatë, një studim i ri hap rrugën për një vaksinë universale që mund të synojë një spektër shumë më të gjerë të kancereve.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ekipi nga Universiteti i Floridës është përqendruar te “zgjimi” i sistemit imunitar në mënyrë që ai të reagojë më fuqishëm ndaj llojeve të ndryshme të qelizave kancerogjene.

“Ajo që zbuluam është se, duke përdorur një vaksinë e cila nuk është projektuar posaçërisht për të synuar kancerin, por për të stimuluar një përgjigje të fortë imunitare, ne mund të shkaktojmë një reagim shumë të fuqishëm antikancerogjen”, shpjegoi neuroshkencëtari Duane Mitchell.

“Dhe kjo ka potencial të madh për një gamë të gjerë pacientësh me kancer, madje mund të na çojë deri te një vaksinë e plotë kundër kancerit”, shkruan ScienceAlert, përcjell Telegrafi.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Si funksionon terapia e re?

Vetë vaksina përdor teknologjinë e mRNA-së për prodhimin e proteinave sinjalizuese, të cilat nxisin një reagim të fuqishëm imunitar. Kjo mobilizon në mënyrë efektive mbrojtjen e organizmit, duke e bërë indin kancerogjen më të ndjeshëm ndaj sulmit. Thelbësore është që materialet e prodhuara nga vaksina nuk janë specifike vetëm për tumorët që trajtohen, por forcojnë përgjigjen e qelizave “të fjetura”, të cilat normalisht nuk lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kancerit.

Ky mekanizëm funksionon si një alarm universal për mbrojtjen e trupit, duke sugjeruar një gamë të gjerë përdorimesh të mundshme.

Kombinimi me ilaçet ekzistuese

Pjesa tjetër e trajtimit përfshin përdorimin e barnave të zakonshme kundër kancerit, të njohura si inhibitorë të pikave kontrolluese imunitare (ICI). Këto ilaçe, në thelb, heqin “frenat” nga sistemi imunitar, duke e bërë atë më efektiv.

Edhe pse barnat ICI janë përdorur me sukses më herët, tumoret me shumë mutacione shpesh zhvillojnë rezistencë ndaj tyre. Por, kur vaksina dhe barnat ICI u aplikuan së bashku te minjtë, studiuesit regjistruan një përgjigje jashtëzakonisht të fuqishme kundër tumoreve, madje edhe atyre që zakonisht janë rezistentë ndaj trajtimit. Në disa teste, tumoret u eliminuan plotësisht.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

E ardhmja dhe provat klinike

Edhe pse vaksina ka treguar njëfarë efikasiteti edhe më vete, rezultatet më të mira u arritën në kombinim me barnat ICI. Kjo terapi e kombinuar ende duhet testuar te njerëzit për të konfirmuar sigurinë dhe efektivitetin, por rezultatet paraklinike japin një shtysë të fortë për kërkime të mëtejshme.

“Ky zbulim është një provë koncepti që këto vaksina potencialisht mund të komercializohen si vaksina universale kundër kancerit, për të ndjeshëm bërë sistemin imunitar ndaj tumorit individual të pacientit”, tha onkologu Elias Sayour.

Ekipi tashmë po punon në formula të reja të vaksinave mRNA dhe planifikon prova klinike. Terapia gjithashtu duhet të testohet në një spektër më të gjerë rastesh, si parandalimi i rikthimit të sëmundjes, e jo vetëm trajtimi i kancerit të diagnostikuar rishtazi.

Edhe pse manipulimi i sistemit imunitar gjithmonë bart rrezikun e efekteve anësore, ky qasje deri më tani duket shumë premtuese.

“Kjo mund të jetë potencialisht një mënyrë universale për të zgjuar përgjigjen imunitare të pacientit ndaj kancerit”, përfundoi Mitchell.

“Dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme nëse do të mund të përgjithësohej në studime klinike te njerëzit”.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit