18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 447

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

0

Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetën me radhë, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i PDK-së.

Krasniqi ka falënderuar delegatët e pranishëm për besimin e dhënë, për të vazhduar së bashku punët e mira për Kosovën.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha lideri i PDK-së.

Krasniqi u zotua se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com

Marketing

Dr. Halil Berisha – Mjeku që themeloi ortopedinë në Prizren dhe u helmua nga UDB-ja për të vërtetën

0

Dr. Halil Berisha, një nga figurat më të shquara të mjekësisë në Prizren dhe një ndër pionierët e ortopedisë në Kosovë, lindi më 11 prill 1949 në fshatin Buqe të Opojës, ku kaloi fëmijërinë e tij. Më vonë, familja Berisha u shpërngul në Prizren, ku Halili përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin, të cilin e mbaroi më 1967.

Pas gjimnazit, fillimisht u regjistrua në Fakultetin e Veterinarisë në Sarajevë, por më vonë e orientoi rrugën e tij drejt mjekësisë së përgjithshme në Universitetin e Beogradit, të cilin e përfundoi më 1974. Po atë vit, ai filloi punën si mjek në Qendrën Medicinale të Prizrenit. Fillimisht shërbeu në repartin e përgjithshëm, por pas dy vitesh u specializua në Ortopedi dhe Traumatologji në Klinikën e Ortopedisë në Lubjanë, duke e përfunduar specializimin më 1981.

Pas kthimit në Prizren, themeloi repartin e parë ortopediko-traumatologjik në qytet – të dytin në Kosovë pas atij në Prishtinë. Ishte ortopedi i parë prizrenas dhe punoi me përkushtim dhe sukses deri në ditën tragjike të 3 qershorit 1989.

Gjatë viteve të represionit serb, dr. Halili u dallua jo vetëm si profesionist i shkëlqyer, por edhe si njeri i guximshëm. Në kohën kur mjekët detyroheshin të nënshkruanin certifikata vdekjeje me shkaqe të rreme për kufomat e demonstruesve apo të të arrestuarve të torturuar, ai nuk pranoi të nënshtrohej. Me ndershmëri dhe trimëri të rrallë, shkruante të vërtetën në çdo rast, duke e ekspozuar veten ndaj rrezikut të madh nga strukturat represive të kohës.

Dr. Halil Berisha dha një kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e të plagosurve gjatë demonstratave në Zhur dhe Dushanovë, duke i bërë ballë presionit dhe ndëshkimeve të mundshme. Veprimtaria e tij e pakompromis në shërbim të popullit dhe të së vërtetës, e vuri në shënjestër të organeve serbe të sigurimit. Meqë arrestimi dhe torturimi i tij do të shkaktonin reagim të madh publik, autoritetet serbe dyshohet se shestuan një plan më të errët – helmimin.

Në fillim të qershorit 1989, në rrethana të dyshimta dhe në mënyrë misterioze, dr. Halili u helmua. U shtrua në klinikën e Shkupit, ku edhe ndërroi jetë. U varros në Prizren, duke lënë pas një trashëgimi profesionale dhe morale që do të kujtohet përherë.

Muharrem Qafleshi, Opoja dhe Gora ndër shekuj, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011, fq. 217–220.

Marketing

“Gjykata Speciale”, Hasani thotë se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht

0

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë me dije se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht.

Ai ka treguar se mendjen mund të ia ndërron vetëm nëse partia e Albin Kurtit shpreh gatishmëri me ndërmarr hapa konkret në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykatës Speciale.

Në emisionin “Info Natës” në Tëvë1, ai ka sqaruar se cilit do të duhej të ishin hapat në raport me Specialen.

“Ndryshimi të bëhet vetëm me një kusht. Kushti është nëse kjo qeveri do të hyjë në koalicion me PDK-në, është Gjykata Speciale. Atje mund të ma ndryshojë mendjen. Përndryshe me asnjë çmim!. Nëse ajo thotë ‘po, ja ku është ministria, qeveria, buxheti, ja ku është rezoluta, ja ku janë veprimet e komisionit hetimor të Gjykatës Speciale, me lobuimet që atje ta fitojmë betejën e UÇK-së, të shtetit të Kosovës, jam i gatshëm ta bëj! E kundërta, cila është arsyeja ta votojë?!”, ka thënë ai.

Në të kundertn, ai ka bërë me dije se nuk ka votë për një koalicion me VV-në.

“Unë në zgjedhje kam dal personalisht dhe kam deklaruar te qytetarët që më kanë votuar, te ata 30 mijë njerëz që brenda ditës së 9 shkurtit kanë votuar për mua që të mos bëj koalicion me VV-në. Ata e kanë vlerësuar qëndrimin tim. Ata kërkojnë me mbajt qëndrimin tim. Ata kërkojnë që të jem në pikat që ata e vlerësojnë. Prandaj, nuk mund ta bëj ndryshimin”, ka deklaruar Hasani.

Marketing

Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

0

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit.

I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK.

“Rreth orës 13:00 të datës 20 qershor 2025, policia është njoftuar për një të lënduar rëndë gjatë punimeve ndërtimore. Z.K., rreth 46-vjeçar ka marrë goditje në kokë nga një shtyllë druri rreth 6 metra e gjatë, e cila ka rënë nga tavani i një objekti ndërtimor”, shkruan Sinjali.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK-Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, konfirmojnë burimet mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Sektori i Hetimeve Rajonale të Prizrenit, njësia e krimteknikës, si dhe inspektorët e punës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të incidentit.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët për të përcaktuar rrjedhën e mëtejme të veprimeve ligjore.

Marketing

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit në autostrada

0

Policia e Kosovës bën të ditur se edhe të shtunën për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në autostradë.

Policia thekson se sipas planifikimeve të saja do të merret me masat dhe veprimet policore në terren, si dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që mundësisht në këto intervale kohore të shfrytëzojnë rrugët alternative me qëllim të shmangies së pritjeve apo vonesave.

“Më datën 21.06.2025 nga ora 09:00 deri 16:00  do të zhvillohet dita e dytë e garës në relacionin autostrada ‘Arben Xhaferi’ – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

Marketing

Bruno & Brentoni Home ju ftojnë sot në festën e hapjes me super oferta që nuk duhen humbur!

Zyrtare: Ballkani transferon Valentin Sereben nga Cluji

0

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e plotë të sulmuesit Valentin Serebe nga klubi rumun CFR Cluj, duke shtuar një tjetër emër cilësor në radhët e veta për edicionin e ri.

KLIKO LINKUNhttps://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Suhareka dhe pritet të jetë një nga armët e reja të skuadrës në luftën për titullin e Superligës dhe në ndeshjet e kualifikimeve evropiane.

Ky transferim vjen si pjesë e përforcimeve strategjike të Ballkanit, që synon të thellojë sukseset e viteve të fundit si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Klubi nga Suhareka i ka uruar mirëseardhje lojtarit në radhët e veta, duke shprehur besimin se Serebe do të ketë ndikim të menjëhershëm në repartin ofensiv. /Telegrafi/

Marketing

U përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren

0

Sot u përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren, një investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe kushteve të të nxënit për nxënësit e kësaj shkolle.

KLIKO LINKUNhttps://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj, në fjalën e saj falënderoi përzemërsisht KFOR-in turk për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky donacion është një shembull i qartë i ndikimit pozitiv që mund të ketë bashkëpunimi ndërinstitucional në zhvillimin e arsimit.

“Të investosh në arsim, do të thotë të investosh në të ardhmen”, tha ajo.

Kabineti është i pajisur me mjete bashkëkohore për eksperimente dhe demonstrime shkencore, duke ofruar mundësi më të mira për mësim të gjallë dhe praktik, si dhe për nxitjen e mendimit kritik dhe kërshërisë tek nxënësit.

KFOR-i turk, i angazhuar prej vitesh në projekte në komunitetin lokal, përmes këtij donacioni dëshmon edhe njëherë përkushtimin e tij për të mbështetur arsimin dhe të rinjtë në Kosovë.

Ky përurim përbën një hap përpara në drejtim të modernizimit të procesit mësimor dhe krijimit të një ambienti më të favorshëm për zhvillimin intelektual të brezave të rinj./PP/

Marketing

Leotrim Krasniqi largohet nga Liria – klubi falënderon trajnerin për kontributin e çmuar

0

Liria ka njoftuar ndarjen me trajnerin Leotrim Krasniqi, duke i shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit, raporton PrizrenPress.

Në njoftimin d klubit thuhet se Krasniqi ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e skuadrës dhe ka qenë shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit në çdo fazë të punës së tij.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

“Faleminderit, Leotrim, që ishe pjesë e këtij rrugëtimi! Vlerësimi dhe respekti për ty do të mbesin gjithmonë të veçantë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Lirisë, duke e vlerësuar trajnerin si një figurë që ka lënë gjurmë pozitive në klub.

Klubi i Prizrenit i ka uruar sukses në vazhdim të karrierës, duke theksuar se do ta kujtojë gjithmonë me respekt.

Leotrim Krasniqi ka qenë pjesë e stafit teknik të  Lirisë në një periudhë të rëndësishme për klubin, duke dhënë ndihmesë në përgatitjen e ekipit dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj./PrizrenPress.com

Marketing

Në Prizren arrestohet një person për tregti të ndaluar me produkte duhani

0

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas një hetimi, kanë arritur të sigurojnë prova se ekziston dyshimi i bazuar se një i dyshuar, në lokalin e tij (kioskë) dhe në depo në Prizren, posedon dhe shet cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

“Sot, më 20.06.2025 me fillim në ora 08:35, ka filluar implementimi i Planit Operativ ‘Luftimi i ekonomisë jo formale’, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK – Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 318 pako (6,365 copë) cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë, 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola, 19 aparate për cigare elektronike pa banderola, 4,550 gr. shije për shisha, pa banderola, 80 copë me mbishkrimin “snus” pa banderola dhe 3,000 copë filtra cigaresh, pa banderola.

“Dëshmitë e lartshënuara janë sekuestruar nga njësia e Doganës. Me aktvendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e paraburgimit (48 orë), për të dyshuarin E.T., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Nis ndërtimi i rrugëve turistike në Vlashnjë e Murradem për zhvillim rural

0

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren ka nisur sot ndërtimin e tre akseve rrugore në zonat malore të fshatrave Vlashnjë dhe Murradem, raporton PrizrenPress.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt synon të përmirësojë lidhjet ndërmjet këtyre fshatrave dhe të lehtësojë qasjen për vizitorët, duke mbështetur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm rural dhe rritjen e ekonomisë lokale.

“Ky investim do të mundësojë lidhje më të mira ndërmjet fshatrave, lehtësim të qasjes për vizitorët dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik,” thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing