18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 448

E goditi me çekan në pjesën e krahut në oborrin e Gjykatës në Suharekë – një muaj paraburgim për të dyshuarin

0

Gjykata Themelore, dega në Suharekë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin H.K., e cila mund të zgjasë deri më datën 18.07.2025, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Rrjedh dyshimi i bazuar se: më datë 18 qershor rreth orës 10:50 minuta, në oborrin e Gjykatës Themelore Prizren – Dega në Suharekë, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, personit tjetër i shkakton lëndim të rëndë trupor, i cili rezulton në dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një konflikti të mëhershëm që e kishte pasur i pandehuri me të dëmtuarin B.B., me të vërejtur të dëmtuarin duke hyrë në oborrin e Gjykatës, fillon të fjaloset me të e më pas nga çanta e tij e nxjerrë një çekan dhe e gjuan në drejtim të tij, ku edhe e godet në pjesën e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast të njëjtit i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Lexoni më poshtë vendmin:

Suharekë, 20 qershor 2025– Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës – Qemail Suka– ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin H.K., e cila mund të zgjasë deri më datën 18.07.2025, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, neni 186 par. 3 (kur vepra penale është kryer me armë, mjet të rrezikshëm, apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 18 qershor rreth orës 10:50 minuta, në oborrin e Gjykatës Themelore Prizren – Dega në Suharekë, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, personit tjetër i shkakton lëndim të rëndë trupor, i cili rezulton në dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një konflikti të mëhershëm që e kishte pasur i pandehuri me të dëmtuarin B.B., me të vërejtur të dëmtuarin duke hyrë në oborrin e Gjykatës, fillon të fjaloset me të e më pas nga çanta e tij e nxjerrë një çekan dhe e gjuan në drejtim të tij, ku edhe e godet në pjesën e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast të njëjtit i shkakton lëndime të rënda trupore.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe dyshimi i bazuar rrjedhë nga shkresat e lëndës, faktet dhe provat e mbledhura deri në këtë fazë siç janë: deklarim ii të pandehurit në Polici, deklarata e të dëmtuarit, dhe deklaratat e dëshmitarëve, vërtetimet mbi sekuestrimin e sendeve, raportet mjekësore, lista e dëshmive të sekuesturara, pamje nga video kamerat si dhe provat tjera.

Meqë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë, ekziston edhe baza ligjore për caktimin e paraburgimit për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së tij po të lihet në liri, sepse pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, andaj me lënien në liri do ekziston rreziku se do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë dhe në këtë mënyrë ta pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.

Duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, e cila është kryer pranë oborrit të gjykatës, pikërisht deri sa ishin ftuar nga gjykata për një rast tjetër penal ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, si dhe faktin se me mjet të rrezikshëm i ka shkaktuar lëndim trupor, tregon rrezik potencial se i njëjti mund të përsëris veprën penale apo të kryejë vepër më të rëndë penale, andaj caktimi i paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencën së të pandehurit në procedurë hetimore, parandalimin që i pandehuri të arratiset apo të ndikojë në dëshmitaret dhe provat e rastit.

Marketing

Suhareka gati për Testin e Maturës: 564 nxënës hyjnë në provim nesër

0

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka përmbyllur të gjitha përgatitjet për organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore 2025, i cili do të mbahet të shtunën, më 21 qershor, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas të dhënave të siguruara nga shkollat, 564 maturantë nga komuna e Suharekës kanë aplikuar për provim përmes platformës e-Kosova dhe janë të regjistruar për të marrë pjesë në test, raporton PrizrenPress.

Provimi do të zhvillohet në katër objekte shkollore, ku janë ngritur gjashtë qendra testimi: Qendra 1 – Gjimnazi “Jeta e Re”, Qendra 2 – SHFMU “7 Marsi”, Qendra 3 dhe 4 – IAAP “Skënder Luarasi” dhe Qendra 5 dhe 6 – IAAP “Abdyl Ramaj”.

“Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit të Maturës shtetërore duke pergatitur Qendrat testuese , caktimin e komisioneve, mbikqyrësve dhe administruesve. Janë shpërndarë udhëzuesit për komisione, administrues dhe nxënës për obligimet dhe detyrat në ditën e testimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, duke uruar që maturantët të përqëndrohen dhe të besojnë në njohuritë e tyre, u deshiron suksese në Provimin Shtetëror të Maturës./PrizrenPress.com

Marketing

Prizreni dhe Drini i Bardhë mes klubeve të promovuara – priten nga kreu i FFK-së

0

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, priti sot përfaqësuesit e klubeve që siguruan ngjitjen në ligat më të larta për edicionin 2024/25, në një takim të veçantë mirëseardhjeje dhe bashkëpunimi.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Në mesin e klubeve të promovuara ishin edhe dy ekipe nga Prizreni: FC Prizreni, që do të garojë në Ligën e Parë, dhe KF Drini i Bardhë, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Dytë. Presidenti Ademi i përgëzoi për suksesin dhe i uroi mirëseardhje në rangjet më të larta të futbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

Gjithashtu, mirëseardhje në Superligën e Kosovës u uroi edhe FC Prishtina e Re dhe FC Drenica, që u ngjitën nga Liga e Parë. Ndërsa përveç FC Prizrenit, pjesë e re e Ligës së Parë do të jetë edhe KF Tefik Çanga. Nga Liga e Tretë në të Dytën, përveç Drinit të Bardhë, u promovua edhe FC Top Football. Në futbollin e femrave, përfaqësuesit e KFV Prishtina dhe KFF Feronikeli, tashmë pjesë e Superligës së vajzave, morën urimet nga Presidenti Ademi.

“Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi të arriturat e deritanishme dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të grupmoshave dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme të garave. Presidenti Ademi ritheksoi përkushtimin e FFK-së për të qenë gjithmonë pranë klubeve dhe për t’i mbështetur ato në rrugën drejt profesionalizmit dhe suksesit sportiv”, thuhet në njoftimin e federatës./PrizrenPress.com

Marketing

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtaren e Komunës së Prizrenit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarës Sh.O., e cila gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Sipas kërkesës, e pandehura Sh.O., me datë 25.09.2024 në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Bashkëpunëtore Profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH) në Komunën e Prizrenit, në cilësi të kryetares së komisionit për pranimin teknik të objektit banesor cili gjendet në rrugën “Villiam Voker” në Prizren, ka tejkaluar autorizimet zyrtare ashtu që në kundërshtim Ligjin për Ndërtim ka lëshuar certifikatën për përdorimin e objektit banesor, që i plotëson kushtet për pranim teknik, edhe pse e ka ditur se ky objekt sipas procedurës administrative në Drejtorinë e Inspektorateve ka pasur tejkalim të lejes ndërtimore pasi që jashtë lejes ndërtimore investitori e ka ndërtuar katin e tetë (8) të banimit, duke i shkaktuar dobi investitorit – të pandehurit A.K., në vlerën e banesave të ndërtuara në katin e tetë (8) dhe dëm Komunës së Prizrenit në vlerën e taksave të pa paguara për ndërtim, njëkohësisht duke e dëmtuar edhe imazhin e panoramës së qytetit të Prizrenit.

“Po ashtu, e pandehura Sh.O., me datë 15.10.2024 në Prizren, në cilësi të personit zyrtar – bashkëpunëtore profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, gjatë lëshimit të lejeve ndërtimore për investitorin A.K., i cili ka qenë investitor në objektin “NN 1” dhe “NN 2” ka lëshuar pëlqimin për ndarjen e parcelave, me ç’rast ka dhënë leje të ndërtimit të dy objekteve në të njëjtën parcelë kadastrale, duke i sjellë investitorit përfitim pronësor në vlerën e objektit të ndërtuar”, thuhet nw njoftim.

“Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Certifikohen 12 policë patrullues me biçikletë në Prizren

0

Dymbëdhjetë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimit për patrullim me biçikletë.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave u mbajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ku u theksua rëndësia e këtij trajnimi për përmirësimin e efikasitetit të punës policore, veçanërisht në zonat urbane dhe këmbësore, raporton PrizrenPress.

Qëllimi i këtij programi ishte avancimi i kapaciteteve të zyrtarëve policorë në ofrimin e sigurisë përmes një qasjeje më të afërt me qytetarët, me mjete ekologjike dhe fleksibile si biçikleta.

Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, të pranishmit i përshëndeti major Vebih Zekolli, i cili i uroi zyrtarët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë trajnimit.

“Është me rëndësi që njohuritë e fituara të aplikohen në praktikë, për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve të saj ndaj qytetarëve dhe në rritjen e sigurisë publike, duke investuar në trajnimet dhe pajisjet që ndihmojnë në një patrullim më efikas dhe më të qasshëm./PrizrenPress.com

Marketing

Vetëvendosje me aksion simbolik në Prizren: “Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”

0

Kuvendarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Komunës së Prizrenit, të njohur ndryshe si “Shtëpia e Bardhë”, duke e rrethuar atë me shirita me mbishkrimin “Zonë e Krimit”.

KLIKO VIDEO:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Ky aksion erdhi si reagim ndaj arrestimit të një zyrtareje të Drejtorisë së Urbanizmit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, nën dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie të lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjin.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje theksuan se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një skeme të gjerë të kapjes së institucionit komunal.

“Degradimi urbanistik i Prizrenit nuk është pasojë e një apo dy shërbyesve civil. Koka dhe adresa e vërtetë e krimit ndërtimor ndodhen në Shtëpinë e Bardhë – tandemi Totaj-Elshani”, thuhet në deklaratën e LVV-së në Prizren.

Pjesëmarrja e kuvendarëve të VV-së në këtë aksion theksuan seriozitetin e kërkesës për transparencë, llogaridhënie dhe reforma në qeverisjen komunale.

“Kapja e institucionit komunal për interesa të ngushta familjare dhe klienteliste nuk mund të mbulohet me heshtje institucionale. Kërkojmë hetim të thelluar dhe dorëheqje të menjëhershme të të përfshirëve”.

LVV ritheksoi se qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes qytetare dhe nxitja e përgjegjësisë institucionale.

“Prizreni meriton zhvillim, jo degradim,” përfundon deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje./PP/

Marketing

Tre noterë të rinj fillojnë punën në Komunën e Prizrenit

0

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur sot në takim tre noterët e rinj: Sadeta Fazlji, Hasan Haxhaj dhe Egzon Lajqi, të cilët kanë përmbyllur me sukses të gjitha procedurat përkatëse pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Nga data 18 qershor 2025, këta noterë fillojnë zyrtarisht angazhimin e tyre profesional në Komunën e Prizrenit.

“Në ceremoninë në të cilën Kryetarja e Gjykatën vërteton vulën dhe nënshkrimin e Noterëve sipas Legjislacionit në fuqi, dhe më pastaj vula dhe Nënshkrimi i Noterëve depozitohen në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe me këtë Noterët fillojnë punën dhe aktivitetin e tyre në Prizren. Kryetarja e Gjykatës, i ka ofruar Noterëve bashkëpunimin e plotë të Gjykatës”, njofton gjykata./PrizrenPress.com

Marketing

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

0

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve.

Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Më pas njëri prej tyre u lirua nga spitali, ndërsa tjetri u dërgua në QKUK për të vazhduar tretmanin.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1403371087640423

“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njoftoi policia.

Marketing

 

Reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon përkundër dispozitave ligjore që parashohin vendosjen e rregullit për këtë çështje

0

Pavarësisht këtyre dispozitave dhe akteve të komunës që ndalojnë vendosjen e reklamave me përmasa mbi 1m² pa pëlqimin paraprak të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), një numër i konsiderueshëm i ndërtesave dhe lokaleve afariste janë të mbuluara me reklama të mëdha, të ndriçuara dhe shpesh të vendosura në mënyrë që dëmtojnë karakterin historik dhe estetik të hapësirës publike në këtë zonë të mbrojtur.

Sipas përgjigjes me shkrim të QRTK-së “asnjë nga subjektet afariste që kanë të vendosura reklama me përmasa mbi 1m² në Zonën e Mbrojtur nuk është i pajisur me pëlqimin paraprak nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren”.

Kjo qendër ka theksuar në kuadër të kompetencave të saj dhe në përputhje me detyrat e brendshme institucionale, kryen monitorim të rregullt të punimeve dhe veprimtarive në Qendrën Historike të Prizrenit, përfshirë edhe vendosjen e reklamave.

“Rastet e konstatuara janë adresuar vazhdimisht tek institucionet kompetente për veprim të mëtutjeshëm”, ka bërë të ditur QRTK.

Ndërsa Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka sqaruar se të gjitha reklamat që kanë qenë të vendosura mbi kulmet e bizneseve janë larguar në Qendrën Historike.

“Të gjitha reklamat tjera që janë të vendosura në muret e lokaleve të bizneseve janë evidentuar meqë bizneset kanë parashtruar kërkesë për tu pajisur me leje. Në Drejtorinë për Urbanizëm nuk ka patur dhe nuk ka akoma një formë se si do të duhej të duken reklamat në këtë zonë. Aty ku ka pasur ankesa nga qytetarët  që kanë paraqitur pengesë ne i kemi larguar ato reklama. Pavarësisht të gjithave, ne do të vazhdojmë ti evidentojmë dhe përfundimisht ti largojmë të gjitha reklamat që nuk përkojnë me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhet në përgjigjen e DI-së.

Komuna e Prizrenit pak vite më parë pat iniciuar hartimin e Projekt-Rregullores mbi trajtimin e mënyrës së shfrytëzimit të hapësirës publike të qytetit dhe Zonës Historike të Prizrenit, por e njëjta nuk ishte miratuar nga niveli qendror. Ndërkohë disa prej sfidave kanë mbetur të paadresuara, që prej asaj kohe.

EC Ma Ndryshe përkujton se Qendra Historike e Prizrenit nuk është një hapësirë tregtare e zakonshme, por është një pasuri kulturore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, që gëzon mbrojtje ligjore. Kjo gjendje e reklamimit kaotik jo vetëm që dëmton autenticitetin dhe integritetin vizual të Qendrës Historike, por rrezikon edhe potencialin e zhvillimit të turizmit kulturor dhe identitetin kolektiv të qytetit.

Prandaj, EC Ma Ndryshe duke marrë për bazë edhe përmbajtjen e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit apelon për hartimin urgjent të rregullores dhe udhëzuesit teknik për reklamat në këtë zonë të mbrojtur.

Njëherësh i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që ta trajtojnë me seriozitet situatën aktuale dhe të ndërmarrin masa konkrete për të vendosur rend në këtë hapësirë unike

Kryetari i Odës në Prizren, Afrim Tejeci kërkon ndërhyrje të menjëhershme: Bizneset në vështirësi nga shërbimi i arkave fiskale

0

Një krizë e re po godet bizneset në Kosovë, pas vendimit të kompanisë Enternet Shpk për të mbyllur të gjitha zyrat e saj të shërbimit për arkat fiskale, përveç asaj në qytetin e Pejës.

Kjo ka shkaktuar kolaps në sektorin e shërbimeve teknike, duke detyruar qindra biznese të udhëtojnë qindra kilometra për një shërbim bazik të domosdoshëm për funksionimin e tyre të përditshëm.

Afrim Tejeci, kryetar i Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, ka ngritur zërin përmes një deklarate publike, ku theksoi pasojat e drejtpërdrejta që kjo situatë po ka në Prizren dhe më gjerë.

“Bizneset janë të shqetësuara dhe të bllokuara. Është e pakuptimtë që një zejtar apo një biznes i vogël të mbyllë lokalin dhe të udhëtojë në Pejë për të servisu një arkë fiskale. Kërkojmë nga Ministria e Financave të ndërhyjë menjëherë dhe të ndërmarrë masa lehtësuese për bizneset”, u shpreh Tejeci.

Situata ka lindur si pasojë e një Udhëzimi Administrativ të Ministrisë së Financave, që lejon bizneset e reja të operojnë pa arkë fiskale për 60 ditë. Enternet, kompani që ka trashëguar shërbimet e GeKos dhe ka operuar për mbi 15 vjet në treg, ka pezulluar shërbimet si shenjë pakënaqësie ndaj këtij udhëzimi.

Ndërkohë, në terren, qindra biznese nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova dhe Prizreni janë detyruar të presin me ditë të tëra për t’u marrë në konsideratë nga zyra në Pejë – e vetmja që mbetet funksionale.

Mungesa e stafit teknik, vonesat në ofrimin e shërbimeve, kostoja e transportit dhe ndërprerja e operimit po përkthehen në humbje të mëdha financiare për sektorin privat.

“Po përballemi me një torturë administrative dhe teknike. Kjo nuk është thjesht një çështje logjistike – është pengesë e drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik lokal. Institucionet po heshtin, ndërsa bizneset dëmtohen çdo ditë”, shprehet Tejeci.

Deri më tani, as Administrata Tatimore e Kosovës dhe as Ministria e Financave nuk kanë reaguar zyrtarisht për situatën, ndonëse shqetësimet janë bërë publike nga shumë përfaqësi të komunitetit ekonomik.

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit apelon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë pa vonesë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes./PP/

Marketing