19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 449

Spitali i Prizrenit mirëpret përfaqësuesit e CIMIC-ut italian

0

Drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, të premten ka pritur në takim përfaqësues të CIMIC-ut italian, që veprojnë në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, të vendosur në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) në Pejë.

Ajo njoftoi përfaqësuesit e CIMIC-ut italian për gjendjen e përgjithshme në spital, punën dhe shërbimet që ofrohen, si dhe për të arriturat e institucionit.

Po ashtu, u prezantuan projektet që janë në proces e sipër dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

Takimi kishte karakter informues, bashkëpunimi ishte i ndërsjellë, dhe u diskutua për mundësinë që CIMIC-u italian të ofrojë mbështetje për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

“Ky takim na mundëson të prezantojmë punën dhe arritjet tona, dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo./PP/

Marketing

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtares në Prizren,Shpresa Osmanollaj

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtares së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Ajo është arrestuar nën dyshimin se, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ka keqpërdorur pozitën me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për persona të tjerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 06:30, në rrugën “William Walker” në Prizren.

Më tej thuhet se, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara, femër kosovare, nën dyshimin se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka keqpërdorur pozitën me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për persona të tjerë. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Marketing

VLEN: Tetova dhe Prizreni lidhen me energji, sjellim interkoneksionin historik

0

VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas tyre, jo vetëm që lidh dy qytete shqiptare, por forcon identitetin energjetik, ekonomik dhe politik në rajon.

“Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes MEPSO-s dhe KOSTT-it për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren është një prej zhvillimeve më domethënëse të dekadës në fushën e energjisë. Ky projekt përfaqëson jo vetëm përmirësim të infrastrukturës, por një lidhje të fuqishme strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”.

“Falë përkushtimit dhe vizionit të drejtorit Burim Latifi, ky projekt kalon nga ideja në realizim konkret. Interkoneksioni do të rrisë ndjeshëm kapacitetet ndërkufitare të shkëmbimit të energjisë elektrike, do të forcojë sigurinë energjetike dhe do të kontribuojë fuqishëm në tranzicionin e gjelbër që kërkon koha moderne”.

“Kjo është një vepër që shkon përtej fijeve të tensionit të lartë, është një simbol i fuqisë së bashkëpunimit shqiptar, një investim në të ardhmen dhe një mesazh i qartë: kur shqiptarët qeverisin me përgjegjësi dhe vizion, ndodhin gjëra të mëdha”, thonë nga VLEN.

Marketing

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

0

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona të cilët tashmë po i kërkojnë kthim me kushte kërcënuese.

Policia ka intervistuar viktimën dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është inicuar rasti penal për veprën “Fajdeja”.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësit përkatëse, të cilat pritet të ndërmarrin masa shtesë ndaj përsonave të dyshuar/Sinjali

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

0

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime në komunën e Dragashit.

Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, patrullime të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Kosovë.

Po ashtu, në njoftim, thuhet se këto patrullime pasqyrojnë përpjekjet e KFOR-it drejt një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes./PrizrenPress.com

Marketing

Forcohen kapacitetet për menaxhimin e krizave në Prizren – CIMIC dhe Komuna organizojnë trajnim për komunikim emergjent

0

Sot në Prizren u mbajt një prezantim i rëndësishëm mbi menaxhimin e krizave dhe komunikimin me publikun, i organizuar nga Njësia CIMIC e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 15 komuna të rajonit perëndimor, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, komandantë vendorë dhe përfaqësues të drejtorive komunale të emergjencave.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për rritjen e gatishmërisë institucionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i kapaciteteve institucionale për përballimin e situatave emergjente, si dhe zhvillimi i aftësive për komunikim efektiv dhe transparent me publikun dhe mediat gjatë krizave”, deklaroi Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Aktakuza për korrupsion/ Gjykata ende nuk ka caktuar datën e shqyrtimit ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

0

Gjykata Themelore në Prizren ende nuk ka caktuar datën e shqyrtimit fillestar ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës dhe një personi përgjegjës të një kompanie në këtë qytet, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe mashtrim në prokurim publik.

Marcel Lekaj, udhëheqësi i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media të Gjykatës Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se lënda nga Prokuroria Themelore është pranuar më 16 maj 2025 dhe i është ndarë gjyqtares së rastit.

“Megjithatë, shqyrtimi fillestar nuk është caktuar ende”, tha Lekaj për “PrizrenPress”.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, muajn e kaluar pati ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., dhe B.J., të cilët i ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj D.N., për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik.

Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2022 në kohë të pacaktuar në Prizren, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, duke mundësuar përfitim grupit të operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”.

“Të pandehurit, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin e Prokurimit Publik, në atë mënyrë që i akuzuari Xh.D., në cilësinë e kryetarit të komisionit vlerësues, Y.G., dhe Q.K., anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 €, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98 € sipas çmimeve mesatare të realizuar për tetë situacione deri më datë 05.08.2024”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i akuzuari S.V., menaxher i kontratës, e akuzuara L.S., mbikëqyrëse e brendshme, i akuzuari B.J., mbikëqyrës i jashtëm, thuhet se gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre nuk kanë vepruar konform legjislacionit të prokurimit, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar dëmin autoritetit kontraktues lidhur me keqmenaxhimin e kontratës.

Aty thuhet se i akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomikë gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi.

Të pandehurit e lartcekur, sipas Prokurorisë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe qëllimisht kanë mundësuar përfitim të dobisë pasurore për grupin e operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T.” Sh.P.K, duke i shkaktuar dëm autoritetit kontraktues – Komunës së Prizrenit, në vlerë prej 412 mijë e 584 euro e 87 centë.

Me këto veprime, të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par. 2-1, lidhur me par. 3, nëpar. 3.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

“Ndërsa, i akuzuari D.N., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “A.T. Sh.P.K.”, Prizren, me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik, në atë mënyrë që paraqet dokumentacion të rremë sa i përket çmimeve të para- masës dhe para – llogarisë, me ç’rast shumica e pozicioneve kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe çmime spekuluese, ku nga 233 pozicione 74 pozicione nuk janë realizuar fare dhe qëllimi i uljes së çmimit në disa pozicione shumëfish nën çmimet e tregut ka qenë fitimi i tenderit”, thuhet më tej.

Me këto veprime, D.N., akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, par. 3 lidhur me par. 1 dhe 2 të Kodit Penal.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./PrizrenPresss.com/

Nis ndërtimi i selisë qendrore të “Jetimat e Ballkanit” në Prizren

0

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka vendosur sot gurthemelin e selisë së saj qendrore në qytetin e Prizrenit, duke realizuar një projekt që ishte pritur për më shumë se tetë vite, raporton PrizrenPress.

Në një ceremoni solemne, drejtuesi i shoqatës, Halil Kastrati, u shpreh i emocionuar për fillimin e këtij investimi humanitar, që synon të shërbejë mijëra qytetarëve të komunës.

“Me emër të Zotit, sot filluam ndërtimin e një ëndrre që e kemi pritur 8 vite! Vendosëm gurthemelin e selisë qendrore të Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ në Prizren një vatër humanizmi dhe shërbimi për mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit”, deklaroi Kastrati.

Objekti i ri do të përfshijë: Qendër ditore për të moshuarit, Kuzhinë humanitare, Bujtinë për studentë, Amfiteatër dhe zyra.

Shoqata ka falënderuar Komunën e Prizrenit, kryetarin Shaqir Totaj dhe Asamblenë Komunale për përkrahjen institucionale në këtë projekt./PrizrenPress.com

Marketing

Drejtori i Arsimit në Malishevë zhvillon takim me drejtorët e shkollave – diskutohet përmbyllja e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri

0

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim pune me drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunës.

Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i takimit ishte vlerësimi i mbarëvajtjes së vitit aktual shkollor, identifikimi i sfidave dhe planifikimi i hapave konkretë për vitin e ri shkollor 2025/2026, raporton PrizrenPress.

Gjatë diskutimit, u bë një përmbledhje e arritjeve të deritanishme, duke përfshirë mbarëvajtjen e procesit mësimor, testimet kombëtare, pjesëmarrjen në vlerësimin ndërkombëtar PISA, si dhe angazhimin e stafit arsimor në zhvillimin profesional të vazhdueshëm. Po ashtu, u theksua rëndësia e organizimit të ceremonive përmbyllëse të vitit dhe ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit më të dalluar në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Shefi i Arsimit, Sabit Berisha, vlerësoi lart punën e drejtorëve dhe mësimdhënësve, duke theksuar nevojën për një planifikim të hershëm, përmirësim të vazhdueshëm të kushteve infrastrukturore dhe rritje të cilësisë në arsim.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi punën e bërë dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim. Bashkë me drejtorët do të hartojmë një plan të qartë për fillimin sa më të mbarë të vitit të ardhshëm shkollor”, theksoi Berisha, citohet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me institucionet arsimore do të vazhdojë hartimin e planit zhvillimor për vitin 2025/2026, duke përfshirë trajnime për stafin arsimor, sigurimin e teksteve mësimore dhe përmirësimin e kushteve fizike në objektet shkollore të komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Malisheva Urbane drejt përfundimit: Projekti i Sheshit të Dëshmorëve në fazën finale

0

Malisheva po përjeton një transformim të madh urban, me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e saj – ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve dhe parkingut nëntokësor – që tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të realizimit, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se procesi i asfaltimit të rrugëve përgjatë këtij projekti është duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe sukses të plotë.

“DITË E BUKUR! Malisheva Urbane po bëhet e mrekullueshme!”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar: “Projekti më i madh e më i mirë në gjithë historinë e zhvillimit tonë si Komunë e Malishevës, projekti i Sheshit të Dëshmorëve bashkë me parkingun nëntokësor, tashmë ka hyrë në fazën finale të realizimit. Gjatë ditës së sotme është duke ecur tejet mirë edhe procesi i asfaltimit të rrugëve përgjatë këtij projekti fantastik”.

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen në këtë proces, duke e cilësuar projektin si një hap të madh drejt një Malisheve moderne, funksionale dhe tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët./PrizrenPress.com

Marketing