Home Blog Page 56

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

0

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress.

Mitrovica kryeson tabelën me 73 pikë dhe mbetet favorite për ngjitje në Ligën e Parë, ndërsa Drini i Bardhë renditet në vendin e katërt me 48 pikë dhe synon rezultat pozitiv në këtë sfidë të vështirë.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, nga ora 16:00, në Mitrovicë./PrizrenPress.com/

Marketing

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

0

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton PrizrenPress.

Vushtrria hyn në këtë ndeshje nga vendi i 2-të me 63 pikë, duke qenë në garë të drejtpërdrejtë për kreun e tabelës dhe duke synuar vazhdimin e presionit ndaj liderit.

Në anën tjetër, Prizreni ndodhet në vendin e 18-të me 19 pikë, në fund të renditjes, dhe kërkon të reagojë në javët e fundit për të përmirësuar situatën e vështirë në tabelë./PrizrenPress.com/

Marketing

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

0

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Besën e Pejës.

Skuadra prizrenase hyn në këtë sfidë nga vendi i 5-të me 59 pikë, duke synuar rikthimin te fitorja dhe mbajtjen gjallë të shpresave për kreun dhe ngjitjen në Superligë, raporton PrizrenPress.

Në anën tjetër, Besa e Pejës pozicionohet në pjesën e poshtme të tabelës dhe kërkon pikë për t’u larguar nga zona e rrezikshme.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, të dielën nga ora 15:00, ku pritet mbështetje e madhe nga tifozët vendas./PrizrenPress.com/

Marketing

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

0

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti janë shënuar shumë raste të tilla si në Superligë, ashtu edhe në Ligën e Parë.

Si pasojë, disa futbollistë kanë vendosur t’i drejtohen FIFA-s, duke paditur klubet për moskryerjen e pagesave dhe shkelje të kontratave.

FIFA së fundmi ka publikuar listën e klubeve që kanë merkaton e bllokuar përkohësisht për shkak të borxheve ose shkeljeve të rregulloreve. Në këtë listë përfshihen pesë klube nga Kosova.

Ballkani është i vetmi klub nga Superliga që ndodhet në këtë listë, me një padi të fundit të ngritur më 11 prill. Edhe pse skuadra pritet të përfundojë sezonin në njërën nga dy pozitat e para dhe të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, ajo rrezikon të mos licencohet për shkak të merkatos së bllokuar dhe problemeve financiare.

Ndërkohë, procesi i licencimit të klubeve për garat evropiane është në zhvillim e sipër dhe në fillim të muajit maj do të bëhen të ditura skuadrat që do të marrin licencën.

Përveç Ballkanit, në Ligën e Parë merkaton e kanë të bllokuar edhe Liria (me dy raste), Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74./Epoka e re/

Marketing

Bashkimi kërkon finalen sonte

0

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë.

Skuadra prizrenase udhëheq 2:1 në seri dhe me një fitore siguron kualifikimin në finalen e madhe, raporton PrizrenPress. Në anën tjetër, Bora synon të reagojë para tifozëve vendas për të barazuar serinë në 2:2 dhe për ta çuar gjithçka në ndeshjen vendimtare.

“Play-off”-i këtë sezon ka sjellë përballje spektakolare me shumë dramë dhe emocione, dhe një tjetër duel i tillë pritet edhe sonte.

Ndeshja nis nga ora 19:30, ku pritet një sfidë e fortë dhe me intensitet të lartë deri në sekondat e fundit./PrizrenPress.com/

Marketing

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

0

Arben Veselaj/RTK-Radio

Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik – publicist, eseist, polemist – intelektual e filozof me ndikim të pashoq në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare.

 

Për më se shtatë dekada ai qëndroi në krye të Panteonit të ndërgjegjes kombëtare – duke qenë njëri nga artikuluesit dhe mbrojtësit me të mençur e më të guximshëm të historisë, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në kohën kur e nisi veprimtarinë krijuese – fillimisht si kritik letrar dhe historian i letërsisë, në Prishtinën e viteve ‘60-të të shekullit të kaluar, shkenca e historisë së letërsisë dhe kritika letrare shqiptare, ndodheshin në fazën e foshnjërisë. Në studimet albanistike Qosja solli një standard të ri vlerësimi, një metodë të rreptë analitike dhe hapi një horizont të gjerë drejt dijes dhe kulturës evropiane. Shkencave albanistike, dhe në përgjithësi letërsisë shqiptare, iu desh një mendje autoritative si e Rexhep Qosjes, për t’i valorizuar standardet e vlerësimit të drejtë të letërsisë – që nga Mesjeta e deri në kohën kur po shkruhej.

Përgjatë viteve ‘60-të dhe ‘70-të Qosja u paraqit me një varg veprash nga fusha e kritikës, dhe, secila prej të tyre, në njëfarë mënyre, paraqiste ngjarje kulturore. Të kësaj kohe janë veprat, si: “Episode letrare”, “Dialogje me shkrimtarë”, “Panteoni i rralluar”, “Kontinuitete”, “Shkrimtarët dhe periudha”, “Prej tipologjisë deri te periodizimi”, “Tri mënyra të shkrimit shqip”, “Kritika letrare”, “Anatomia e kulturës”, “Nocione të reja albanologjike”, “Semantika e ndryshimeve historiko-letrare” etj. Në këto vepra Rexhep Qosja shqyrtoi pothuajse gjithë kuadrin e letërsisë shqipe – që nga letërsia e Vjetër, letërsia e Rilindjes, e periudhës së Indipendencës, e deri te bashkëkohorja. Në këto botime ai u shfaq si zë i fuqishëm kritik; nuk e pati aspak problem t’i kritikonte veprat e dobëta dhe shkrimtarët mediokër. Me një horizont të ri vështrimi e orientoi letërsinë shqipe drejt shkollave më të mira të letërsisë botërore; kritika e tij letrare u bë shkollë për një letërsi shqipe – të lirë dhe të hapur ndaj letërsisë botërore.

Rexhep Qosja e trajtoi historinë e letërsinë shqipe me një gjykim të thellë shkencor, duke e krijuar kështu shkollën e studimeve letrare. Në kontekst të kësaj duhet përmendur serinë e studimeve të tij mbi letërsinë e Rilindjes me vëllimet Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi, pjesa I, II dhe III – mes tyre edhe monografia kushtuar Naim Frashërit, “Porosia e madhe”. Shumë autorë studiues janë të mendimit se këto botime përbëjnë sintezat më të mëdha shkencore në studimet albanistike, të patejkalueshme gjerë më sot.

Pas sukseseve me botimet shkencore mbi historinë e letërsisë shqiptare dhe librave nga kritika letrare, në fillim të viteve ‘70-të Rexhep Qosja u paraqit edhe si romancier e dramaturg. Në këtë periudhë u botua romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, si dhe dramat: “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Vdekja e një mbretëreshe” etj. Romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqipe; shpesh është cilësuar si një ndër shenjat e hershme me prirje postmoderniste në prozën tonë. Në kohën e botimit të këtij romani, kritiku letrar, Ibrahim Rugova, në një artikull të botuar në revistën letrare “Jeta e Re”, shkruante: “Qosja aplikon metodën integrale në studimet dhe në romanet e tij, të cilat, në raport me prozën shqipe duhen parë si një paradigmë”.

Pas suksesit në Prishtinë, romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” u përkthye në disa gjuhë botërore. Botimin frëngjisht të vitit 1987 shtypi parisien e vlerësoi shumë lart, duke e quajtur Qosjen “Volteri i Ballkanit”. Ismail Kadare, në parathënien e atij botimi shkruante se romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” ishte një vepër me frymëzim kafkian. “Një roman që prish qetësinë, një vepër që profetizon apokalipsin dhe një nga veprat më të mëdha në letërsinë shqiptare”, shkruante Kadare. Romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” shpleks dramën e intelektualit përballë sistemit represiv shtetëror; autori krijon portretin e një shkrimtari (Xhezairin e Gjikës) që refuzon kompromisin me të keqin (Danjollin e Sherkës). Shumë studiues thonë se brenda figurës së Xhezairit vetëreflekton autori Qosja.

Pas romanit “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, proza letrare e Rexhep Qosjes pushoi relativisht gjatë – gati tridhjetë vjet, kur më 2001 u rikthye me romanin “Një dashuri dhe shtatë faje”. Ky rikthim shënoi një fazë të re në krijimtarinë letrare imagjinative të Qosjes, të cilën e pasuan edhe vepra të tjera, si: “Nata është dita jonë”, “Bijtë e askujt”, si dhe tregimi satirik “I ringjalluri i penduar”. Ndonëse këto vepra dëshmojnë për një thellim tematik dhe një vetëdije shumë më të lartë letrare të autorit, nuk e patën të njëjtën fuqi tronditëse siç pati romani kryevepër e tij, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”.

Rexhep Qosja njihet edhe si dramaturg unik në gjithë letërsinë shqiptare. Dramat e tij dallohen si modele të veçanta të dramaturgjisë moderne, ku brenda një strukture metaforike metadramatike shkrihet miti dhe historia. Më shumë se rrëfimin e një ngjarjeje, dramat e tij synojnë demitizimin e miteve të mëdha. Në dramat e Qosjes mitet dekonstruktohen (zhvishen) dhe rikuptimësohen si reflektime kritike. Nga korpusi dramaturgjik i Qosjes veçohet monodrama “Vdekja e një mbretëreshe”, e cila çmitizon figurën e mbretëreshës ilire, Teutë, duke e zhvendosur nga miti heroik në një dimension njerëzor. Monodrama rrek krizën e një figure politike që e përjeton rëndë rrëzimin nga pushteti.

Rexhep Qosja ka një krijimtari shumë të pasur edhe në fushën e publicistikës dhe të mendimit politik. Kjo krijimtari mori hov sidomos pas vitit 1981, kur u shfaq fuqishëm me librin polemik “Morfologjia e një fushate”. Këtu duhet nënvizuar faktin se Rexhep Qosja qe njëri ndër intelektualët e parë dhe të paktë shqiptarë që doli hapur në mbrojtje të kërkesave të studentëve demonstrues të vitit 1981, për Republikën e Kosovës. Përmes paraqitjeve publike dhe shkrimeve që botonte herë pas here në shtypin e kohës (kryesisht në atë kroat e slloven), Qosja nisi të profilizohej si një intelektual jokonformist dhe i revoltuar. Kulmi i revoltës së tij u shpërfaq në diskutimin e njohur në mbledhjen e shkrimtarëve të Jugosllavisë, mbajtur në Novi Sad të Vojvodinës, në vitin 1985. Fjalimi i Qosjes në atë mbledhje, “Dyfytyrësia e politikës”, denoncoi zëshëm të gjitha padrejtësitë që bashkësia e republikave jugosllave – e sidomos Serbia, i bënte ndaj Kosovës dhe ndaj të gjithë shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Mbështetja e studentëve për kërkesën “Kosova Republikë” dhe fjalimi në Novi Sad, bëri që ndaj Rexhep Qosjes të niste një fushatë e gjatë dhe e egër e linçimit publik politik. Për vite me radhë ai iu nënshtrua presionit nga organizata politiko-ideologjike Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ), në kuadër të procesit të ashtuquajtur “Diferencimi ideopolitik”, i cili synonte shtypjen e vullnetit politik të shqiptarëve. Për shkak të qëndrimit jokonformist për shumë vite me radhë Qosja pati marrëdhënie të vështira me organet drejtuese të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës – anëtar i të cilave ishte që prej fillimeve. Qëndrimin linçues dhe përjashtues ndaj Qosjes Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ndërkaq, nuk e ndryshoi asnjëherë, deri në ditën e vdekjes së tij.

T’i kthehemi në vijim edhe një herë mendimit politik e publicistik të Qosjes!

Pas librit polemik të vitit 1981, “Morfologjia e një fushate”, Qosja nuk reshti me botimet e kësaj natyre; vazhdoi me një varg veprash të tjera të rëndësishme si: “Çështja shqiptare-historia dhe politika”, “Populli i ndaluar”, “Strategjia e bashkimit kombëtar”, “Ligjërime paravajtëse”, “Fjalor demokratik”, “Demokracia e shpërdorur”, “Paqja e përgjakshme”, “Tronditja e shekullit” (pjesa I dhe II), “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”, “Rilindja e dytë”, “Shqipëria dhe Kosova – si janë dhe si do të duhej të jenë”, “Ideologjia e shpërbërjes”, “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, “Realiteti i shpërfillur”, “Të vërtetat e vonuara”, pastaj ditarët në nëntë pjesë “Dëshmitarë në kohë historike” dhe të tjera shkrime e botime, në të cilat ai trajtoi çështje të mëdha historike, politike e kombëtare.

Publicistikja e Qosjes karakterizohet nga mendimi i një intelektuali të angazhuar. Në qendër të mendimit të tij është e drejta historike e politike e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar. Qosja e sheh kombin shqiptar si një trup të përbashkët identitar dhe thërret për një vetëdije të re e cila do ta çonte atë drejt bashkimit në një shtet të përbashkët.

Jo pak autorë e kanë cilësuar Rexhep Qosjen “publicist të lindur”. Publicistika e tij – veçanërisht polemika – është e rrallë në shkrimet shqipe – për nervin gjuhësor dhe për fuqinë argumentuese. Leximi i polemikave të Qosjes është një përjetim më vete; ai natyrshëm shndërrohet në një autor të admirueshëm, edhe nëse nuk pajtohesh me mendimet e tij. Nervin polemik Qosja e shpërfaqi në mënyrë të veçantë në debatin e njohur mbi identitetin shqiptar, ku për afro dy vite polemizoi me Ismail Kadarenë. Shkas për këtë përballje intelektuale qe bërë libri i Kadaresë “Identiteti evropian i shqiptarëve” (2006), në të cilin autori theksonte se pushtimi otoman dhunshëm e kishte tëhuajësuar popullin shqiptar nga identiteti i tij evropian. Por, ndryshe nga Kadareja, Qosja nuk e trajtoi periudhën pesëshekullore otomane si një pushtim me pasoja krejtësisht shkombëtarizuese, por si një “realitet historik kompleks” që kishte ndikuar në formësimin e një identiteti shqiptar me shtresime të shumëfishta kulturore fetare. Sidoqoftë, pavarësisht tensioneve të larta, të dy polemizuesit, Qosja dhe Kadareja, debatuan si dy intelektualë të mëdhenj, si dy shqiptarët më të kulturuar të kohës, pa e humbur asnjëherë respektin që kishin ndaj njëri-tjetrit, për atë që përfaqësonin në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Publicistika dhe fusha e mendimit kombëtar, pashmangshëm e lidhin figurën e Qosjes edhe me angazhimin e tij politik. Siç u theksua më sipër, Rexhep Qosja qe një intelektual që angazhimin shoqëror e shihte si obligim moral dhe kombëtar. Ai është pasues i mendimit të filozofit francez, Jean-Paul Sartre, për angazhimin intelektual … se intelektualët nuk duhet të heshtin në kohë krizash! Mendimin dhe veprimin politik të Qosjes e karakterizon ndjenja dhe besimi i thellë në liri, barazi, demokraci dhe vetëvendosje – si parime themelore të humanizmit njerëzor. Barazia e popujve, thoshte ai, nuk realizohet përmes diktateve ndaj popujve të tjerë. “Demokracia nënkupton lirinë dhe barazinë e popujve dhe të njerëzve. Pa barazi të popujve në bashkësinë shumëkombëshe, nuk mund të flitet për barazi të qytetarëve”, shkruan Qosja në librin “Populli i ndaluar”. Në konceptet e tij teorike dhe, herë-herë edhe praktike, Rexhep Qosja shfaqet si nacionalist egocentrik, por edhe humanist universalist. Ai ishte nacionalist në kuptimin kulturor dhe historik të fjalës. Në botimet publicistike të pasluftës së Kosovës, Qosja, jo rrallë, i ftoi qytetarët shumicë shqiptarë, për sjellje racionale, etike dhe të përgjegjshme ndaj bashkësive etnike pakicë.

Megjithatë, mendimi dhe sidomos angazhimi praktik politik i Qosjes jo çdo herë qe një rrugë e shtruar me lule. Duke qenë një “politikan filozof”, ai shpeshherë ra në grackat e moskuptimit e të keqkuptimit, duke ia pamundësuar vazhdimësinë në jetën politike. Edhe vetë ai, ndërkaq, kurrë nuk u ndje plotësisht i lirë dhe i përmbushur në politikë. “Në politikë e ndiej veten të humbur si në shkretëtirën e Saharasë”, shkruan Qosja në ditarin e tij, “Dëshmitar në kohë historike”.

Rexhep Qosja – ashtu si në jetë e në krijimtari – shkrimtar me klas e kulturë – bëri një vdekje të kulturuar: larg zjarrmisë mediatike e institucionale të Kosovës. Siç kishte ndodhur jo rrallëherë gjatë jetës së tij – i anashkaluar e i ekskomunikuar – edhe vdekjen e bëri po ashtu: në qetësi, pa zhurmë, pa fjalime panegjirike, pa rituale politike.

Për fund duhet thënë se kultura e lartë letrare, dija e thellë filozofike, mendimi kritik, angazhimi historik e kombëtar, jokonformizmi intelektual dhe guximi njerëzor, e bëjnë Rexhep Qosjen një gjeni të pavdekshëm.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

0

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit.

Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendngjarje, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë kryer ekzaminimin dhe kanë mbledhur prova relevante.

Pranë trupit të pajetë është gjetur një armë zjarri (pistoletë), e cila, me urdhër të prokurorit, është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Marketing

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

0

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas njoftimit të komunës, trajnimi është organizuar në bashkëpunim me Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipin amerikan për çështje civile, duke përfshirë në ushtrim drejtoritë komunale dhe institucione kyçe të sigurisë dhe shërbimeve emergjente.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Policia e Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, QKMF Rahovec, Kryqi i Kuq – dega Rahovec, KEDS – dega Rahovec dhe KRU Gjakova – dega Rahovec.

Sipas komunës, qëllimi i këtij trajnimi ishte identifikimi i kapaciteteve ekzistuese dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional për reagim sa më efikas në situata emergjente./PrizrenPress.com/

Marketing

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

0

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka përmendur se ka ende punonjës në këtë sektor që marrin pagë 239 euro. Ai u ankua për faktin që ky sektor u diskriminua duke mos marrë pagën e 13-të me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Sektori publik mori pagën e 13-të u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t’i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi barrën e vet përderisa kryeministri jonë, kryeparlamentari dhe gjithë të tjerët brenda një muaji me buxhetin e tyre u rrit për gjashtë mijë euro e neve të nderuar edhe sot po marrim 239 euro”, tha ai.

Raba Dushi, përfaqësuesve e punëtorëve në sektorin privat, tha se kjo ditë nuk shënohet si festë, por si shpërfaqje e padrejtësive që ju bëhet punonjësve.

“Pagat tona janë të ulëta. Punëtorët që punojnë në ambiente të rrezikshme nuk kanë kurrfarë sigurie. Çdo ditë dëgjojmë raste të vdekjeve askush nga institucionet nuk po vepron, por ne nuk duhet të ndalemi. Fjala jonë ka peshë. Ju e dini se me pagat që kemi mezi ia dalim nga muaji në muaj, shpenzimet po rriten çdo ditë”, tha ai.

“Unë sot nuk flas në emrin tim, por në emrin e çdo nëne që punon e nuk i del paga deri në fund të muajit, në emrin e çdo të riu që mendon të largohet nga vendi sepse nuk sheh të ardhme këtu. I bëjmë thirrje institucioneve, na dëgjoni, na respektoni, punoni për qytetar e jo kundër tyre sepse një shtet nuk drejtohet mbi padrejtësi”, tha në anën tjetër protestuesja tjetër, Afërdita Hoxha./RTKlive/

Marketing

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

0

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur në nëntor 2025 si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar. /Telegrafi/

Marketing