Home Blog Page 72

KBF Bashkimi, katër herë radhazi kampion i Kosovës

0

KBF Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për femra, duke kompletuar një tjetër sezon të suksesshëm dhe duke e çuar serinë e titujve në katër radhazi.

Prizrenaset e siguruan trofeun pas fitores në ndeshjen vendimtare të finales së Play-Off-it ndaj KBF Peja 03 me rezultat 71:61, në një sfidë të luftuar deri në fund.

Me këtë sukses, Bashkimi konfirmon dominimin e tij në basketbollin e femrave në Kosovë, duke shkruar edhe një kapitull tjetër të artë në historinë e klubit./PrizrenPress.com/

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe që shprehën ngushëllime gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi publik, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e treguar nga familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët.

“Dua të falënderoj secilin që mori pjesë në varrim të nanës dhe që erdhi për ngushëllime gjatë tri ditëve të kaluara”, ka shkruar Totaj, raporton PrizrenPress.

Ai theksoi se përkrahja e marrë ka ndihmuar në përballimin e dhimbjes.

“Të gjithë ju, familjarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë na e keni lehtësuar përballjen me dhimbjen që shkaktoi humbja e nanës,” thuhet në mesazhin e tij.

Në fund, Totaj ka ndarë edhe një reflektim prekës për mungesën e nënës.

“Megjithatë jeta vazhdon, por kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/

Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

0

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e jetës kulturore dhe kreative në këtë komunë.

Sipas njoftimit, kjo hapësirë moderne pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe komunitetit artdashës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim dhe bashkëpunim.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

 

“Kjo qendër do t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të mira për zhvillim, bashkëpunim dhe krijimtari”, thuhet në njoftim.

Nga ministria bëhet e ditur se projekti kap vlerën mbi 3 milionë euro dhe konsiderohet investim i rëndësishëm në infrastrukturën kulturore.

“Me një investim mbi 3 milionë euro, projekti sfuqizon infrastrukturën kulturore dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit në nivel lokal dhe më gjerë”, theksohet më tej.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Ky projekt synon të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, duke kontribuar në rritjen e potencialit kulturor në nivel lokal dhe më gjerë.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Drini i Bardhë lëshon pikë në Gjonaj, mposhtet nga Arbëria

0

Drini i Bardhë ka pësuar humbje në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjonaj.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Kingsley Abio, duke i siguruar mysafirëve tri pikë të vlefshme.

Pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së tifozëve vendas, Drini i Bardhë nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe u detyrua të largohet pa pikë nga kjo përballje./PrizrenPress.com/

Ndahet nga jeta ish eprori i UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi

0

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër ish eprori dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook”, ish komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, i cili ka vlerësuar lart kontributin e tij në luftën çlirimtare dhe organizimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren.

Në reagimin e tij, Berisha ka theksuar se Krasniqi ia kushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare dhe qëndroi i palëkundur deri në fund të luftës.

“Emri yt do të kujtohet me respekt, ndërsa vepra jote do të mbetet pjesë e historisë sonë kombëtare. Lavdi jetës dhe angazhimit tënd!”, ka shkruar Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bilanc interesant i përballjeve direkte mes Bashkimit dhe Borës

0

Bashkimi i Prizrenit e pret sonte Borën nga kryeqyteti në kuadër të serisë gjysmëfinale të play off-it në elitën e basketbollit kosovar.

Portokallinjët dhe prishtinasit sivjet kanë bilanc të ngushtë në përballjet direkte mes vete.

Në dy prej tyre kanë fituar prizrenasit e në dy tjera prishtinasit.

Fillimisht kishte fituar Bashkimi 69-89, pastaj Bora kishte fituar në Prizren 83-85. Bora fitoi pastaj në shtëpi 86-71 dhe para pak javësh në duelin e fundit fitoi Bashkimi 96-70.

Në përgjithësi në të gjitha përballjet që nga ndeshja e parë, dy ekipet janë takuar zyrtarisht 8 herë. 5 fitore ka Bashkimi e 3 të tjera i takojnë Borës.

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Prizren

0

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën e Tokës përmes një aksioni simbolik pastrimi të mbeturinave, të realizuar në bashkëpunim me nxënës dhe KRM “Eko Regjioni” në Prizren.

Aksioni është zhvilluar në zonën përreth Stacionit të Autobusëve dhe hekurudhës, me pjesëmarrjen e nxënësve nga Gjimnazi “Remzi Ademaj” dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Luciano Motroni”, si dhe punonjësve të KRM “Eko Regjioni”.

Në kuadër të aktivitetit janë vendosur edhe tabela me porosi ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj Tokës.

EC Ma Ndryshe edhe njëherë ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe të veprimeve të përgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm në Ditën e Tokës, por çdo ditë, me synimin për të siguruar kushte të shëndetshme jetese për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë.

Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

0

 

Nga raporti 48-orësh, thuhet se në ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku janë kryer gjithsej 41 inspektime.

Prej tyre 16 janë përmbyllur me ndalim të punimeve, prej tyre dy në Pejë, 11 në Prizren dhe tri në Prishtinë.

Ndërsa, ka shqiptuar 13 vërejtje, e në 13 raste nuk është  shqiptuar asnjë.

Gjithashtu, në 8 raste janë lejuar punimet dhe në 12 raste të tjera janë eliminuar parregullsitë.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Sipas inspektoratit, në përfundim të aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Marali dhe Banjë të Malishevës

0

Në kuadër të Ditës së Tokës, në Komunën e Malishevës ka vazhduar aksioni ekologjik “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar në fshatrat Marali dhe Banjë, me fokus pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Në aktivitet morën pjesë qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës, të cilët u angazhuan në pastrimin e hapësirave publike dhe në përmirësimin e gjendjes mjedisore në vendbanimet e tyre.

Në kuadër të këtij aksioni janë mbajtur edhe ligjërata ndërgjegjësuese për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

“Në fshatin Marali, ligjëratën për rëndësinë e ruajtjes së ambientit e mbajti drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa në Banjë, para nxënësve dhe pjesëmarrësve foli nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili theksoi se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë”, thuhet më tej.

Me rastin e Ditës së Tokës janë zhvilluar edhe aktivitete edukative në shkolla të ndryshme të komunës, me qëllim rritjen e vetëdijes për ruajtjen e natyrës.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të komunës në ditët në vijim./PrizrenPress.com/

Në Rahovec mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”

0

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, një nismë që synon forcimin e angazhimit për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, organizata partnere, drejtorë shkollash, OJQ, qytetarë dhe zyrtarë komunalë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, Daut Beqiri, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë konferencës u prezantua rrugëtimi i projektit dhe rezultatet e arritura në terren. Sipas komunës, ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i gjashtë gropave septike në gjashtë vendbanime, investim që ka ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i 6 gropave septike në 6 vendbanime, një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët”, njofton Komuna e Rahovecit.

Një tjetër arritje e projektit është edhe digjitalizimi i raportimit të ndotjes, duke mundësuar që qytetarët të raportojnë rastet e ndotjes përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”.

“Qytetarët tani mund të raportojnë ndotjen e mjedisit përmes aplikacionit ‘Be Clean, Be Green’”, thuhet në njoftim.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II dhe vlerësohet si shembull i bashkëpunimit institucional dhe përkushtimit për rezultate të qëndrueshme në mbrojtjen e mjedisit./PrizrenPress.com/