Home Blog Page 73

Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

0

 

Nga raporti 48-orësh, thuhet se në ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku janë kryer gjithsej 41 inspektime.

Prej tyre 16 janë përmbyllur me ndalim të punimeve, prej tyre dy në Pejë, 11 në Prizren dhe tri në Prishtinë.

Ndërsa, ka shqiptuar 13 vërejtje, e në 13 raste nuk është  shqiptuar asnjë.

Gjithashtu, në 8 raste janë lejuar punimet dhe në 12 raste të tjera janë eliminuar parregullsitë.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Sipas inspektoratit, në përfundim të aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Marali dhe Banjë të Malishevës

0

Në kuadër të Ditës së Tokës, në Komunën e Malishevës ka vazhduar aksioni ekologjik “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar në fshatrat Marali dhe Banjë, me fokus pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Në aktivitet morën pjesë qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës, të cilët u angazhuan në pastrimin e hapësirave publike dhe në përmirësimin e gjendjes mjedisore në vendbanimet e tyre.

Në kuadër të këtij aksioni janë mbajtur edhe ligjërata ndërgjegjësuese për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

“Në fshatin Marali, ligjëratën për rëndësinë e ruajtjes së ambientit e mbajti drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa në Banjë, para nxënësve dhe pjesëmarrësve foli nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili theksoi se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë”, thuhet më tej.

Me rastin e Ditës së Tokës janë zhvilluar edhe aktivitete edukative në shkolla të ndryshme të komunës, me qëllim rritjen e vetëdijes për ruajtjen e natyrës.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të komunës në ditët në vijim./PrizrenPress.com/

Në Rahovec mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”

0

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, një nismë që synon forcimin e angazhimit për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, organizata partnere, drejtorë shkollash, OJQ, qytetarë dhe zyrtarë komunalë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, Daut Beqiri, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë konferencës u prezantua rrugëtimi i projektit dhe rezultatet e arritura në terren. Sipas komunës, ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i gjashtë gropave septike në gjashtë vendbanime, investim që ka ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i 6 gropave septike në 6 vendbanime, një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët”, njofton Komuna e Rahovecit.

Një tjetër arritje e projektit është edhe digjitalizimi i raportimit të ndotjes, duke mundësuar që qytetarët të raportojnë rastet e ndotjes përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”.

“Qytetarët tani mund të raportojnë ndotjen e mjedisit përmes aplikacionit ‘Be Clean, Be Green’”, thuhet në njoftim.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II dhe vlerësohet si shembull i bashkëpunimit institucional dhe përkushtimit për rezultate të qëndrueshme në mbrojtjen e mjedisit./PrizrenPress.com/

Sonte nis seria gjysmëfinale, Bashkimi pret Borën në Prizren

0

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës te meshkujt nis sonte, ku Bashkimi është nikoqir i Borës në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Prizrenasit e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e dytë dhe siguruan direkt kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa Bora arriti në këtë fazë pasi eliminoi rivalin lokal Prishtinën me rezultat 2:0 në seri.

Bashkimi ka në histori një titull kampioni, të fituar në vitin 2018, ndërsa për Borën ky është një sezon historik, pasi për herë të parë merr pjesë në garat shtesë të elitës.

Ndeshja e parë zhvillohet sonte nga ora 19:30. Skuadra që arrin tri fitore në këtë seri siguron një vend në finalen e madhe të kampionatit./PrizrenPress.com/

Në Mushtisht përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit

0

Në fshatin Mushtisht të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të sakrificës së tyre.

“Sot, me respekt të thellë dhe përulje, përkujtojmë dëshmorët dhe martirët e Mushtishtit. Ata janë themeli i lirisë sonë, zëri i historisë që nuk shuhet kurrë dhe amaneti që na thërret për unitet, dinjitet dhe përkushtim ndaj vendit. Lavdi”, ka deklaruar Muharremaj./PrizrenPress.com/

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

0

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë të Play-Off-it, raporton PrizrenPress.

Pas një serie të jashtëzakonshme dhe të barabartë 3:3, kampioni i ri do të përcaktohet në këtë duel final, që pritet të sjellë emocione të mëdha dhe rivalitet të fortë në parket.

Takimi luhet sonte, më 22 prill 2026, nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Karagaçi” në Pejë, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe nga tifozët.

Të dyja skuadrat kanë treguar cilësi dhe karakter gjatë gjithë finales, duke e çuar serinë deri në ndeshjen e fundit. Tani gjithçka vendoset në një përballje të vetme për titullin kampion./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hilë Mosi, patrioti dhe poeti i përkushtuar që i dha zë çështjes kombëtare

0

Më 22 prill 1885 lindi në Shkodër Hilë Mosi, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes së vonë dhe viteve të para të shtetit shqiptar. Poet, publicist, veprimtar politik dhe luftëtar, ai mbetet një emër i lidhur ngushtë me përpjekjet për liri dhe identitet kombëtar.

I biri i atdhetarit Mark Mosi, ai u rrit në një frymë të fortë patriotike, duke u angazhuar që në rini në shpërndarjen e librave shqip dhe në përhapjen e ndërgjegjes kombëtare, shpeshherë në rrethana të rrezikshme gjatë kohës së pushtimit osman.

 

 

Studimet i nisi në Shkodër dhe i vazhdoi në Austri, ku u përfshi në rrethet intelektuale shqiptare në Vjenë, duke bashkëpunuar me figura të njohura si Gjergj Pekmezi në shoqërinë “Dija”. Në këtë periudhë nisi të shkruante me pseudonime të ndryshme, duke krijuar vjersha dhe proza me frymë atdhetare.

Pas shpalljes së Kushtetutës Osmane më 1908, u kthye në Shkodër, ku themeloi shoqërinë “Gegnija” dhe mori pjesë në Kongresi i Manastirit, së bashku me figura si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda dhe Luigj Gurakuqi.

Ai ishte aktiv edhe në kryengritjet e Malësisë së Veriut dhe luftoi me armë në dorë përkrah patriotëve të tjerë si Risto Siliqi.

 

 

Gjatë jetës së tij, Mosi kontribuoi në themelimin dhe drejtimin e disa shoqërive kulturore, ndër to “Vllaznija”, e cila luajti rol të rëndësishëm në edukimin dhe ndërgjegjësimin e rinisë shqiptare. Ai gjithashtu ishte pjesë e Komisia Letrare e Shkodrës, duke ndihmuar në zhvillimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në planin politik, ai shërbeu si deputet, prefekt dhe ministër, duke mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, përfshirë atë të Ministrit të Arsimit deri në vdekjen e tij në vitin 1933 në Tiranë.

Në letërsi, ai u dallua me përmbledhje si “Zâni i Atdheut” dhe “Lotët e Dashunís”, ku pasqyroi ndjenjat atdhetare dhe realitetin e kohës. Po ashtu, ai kontribuoi edhe si përkthyes, duke sjellë në shqip vepra të autorëve të njohur evropianë.

Hilë Mosi mbetet një figurë shumëdimensionale e historisë shqiptare, një intelektual që e ndërthurte penën me veprimin, duke i shërbyer kombit në çdo rrethanë. Ai u nda nga jeta në shkurt të vitit 1933 dhe u varros në Shkodër, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare./KultPlus.com

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

0

Sot në Kosovë, nafta do të shitet me 1.65 euro për litër, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina me 1.39 euro për litër dhe gazi me 0.88 euro për litër, sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara për 22 prill 2026.

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për këtë datë.

Sipas vendimit, çmimi i naftës është 1.65 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.39 euro për litër, që është 2 centë më lirë se një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.88 euro për litër.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dhunë në familje në Malishevë, e reja denoncon vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një 23-vjeçare ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikikisht nga familjarët e bashkëshortit.
Sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur më 21 prill rreth orës 13:00.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Viktima E.G. është paraqitur në polici duke deklaruar se është sulmuar nga vjehrri, vjehrra dhe kunata.

Të dyshuar për rastin janë H.M., 61 vjeç, H.M., 69 vjeç dhe A.M., 38 vjeç.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar nga organet e rendit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është hapur si “Dhunë në familje”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Drenoc nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Pas procedurave, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është strehuar te prindërit e saj.

Rasti është në hetime.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Boksieri Shqipjon Hoti viziton Rahovecin, nderohet për sukseset në boksin profesionist

0

Boksieri profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hoti, ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili e ka nderuar për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi, Latifi ka vlerësuar lart arritjet e Hotit në boksin profesionist, duke theksuar se ai po përfaqëson denjësisht sportin shqiptar jashtë vendit.

“Pata kënaqësinë të pres boksierin profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hotin, i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në Zvicër”, ka deklaruar Latifi, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, Hoti ka fituar tre tituj kampioni të Zvicrës në kategorinë Cruiserweight dhe ka një rekord të pastër prej 10 fitoreve në po aq ndeshje.

“Aktualisht i renditur në vendin e 103-të në botë dhe i pari në Zvicër në kategorinë e tij, ai është një nga emrat më premtues të boksit profesionist”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, kryetari i Rahovecit i ka ndarë boksierit mirënjohje me motivacionin: “Për sukseset kulmore të arritura në arenën ndërkombëtare në boksin profesionist dhe për afirmimin e sportit shqiptar në botë”.

Hoti e ka nisur karrierën në boks që në moshën 7-vjeçare, duke u dalluar për përkushtim dhe disiplinë./PrizrenPress.com/