13.4 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
Home Blog Page 7921

Demaçi: Veç po i këqyri!

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, nuk ka dashur të komentojë zgjedhjen e Isa Mustafës, si kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zhvillimet e sotme në legjislativ.

I kontaktuar, ai nuk ka dashur të flasë për këtë, duke vlerësuar se dëshiron t’i shoh ende zhvillimet e fundit.

“Po kam qejf ende me i pa këto zhvillimet, nuk dua t’i komentojë njëherë”, ka thënë Demaçi. /Indeksonline/

 

Basha e uron Mustafën

0

Basha-PDKryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i ka dërguar urime kreut të LDK-së, Isa Mustafa pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ja urimi i plotë i Bashës për Mustafën:

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike dua ti shpreh urimet më të përzemërta kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, zotit Isa Mustafa.

Shpreh bindjen se ligjvënësit kosovare nën drejtimin e zotit Isa Mustafa do të arrijnë të orientojnë drejt rrugët e zgjidhjes së çështjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin evropian dhe euroatlantik.

Duke i uruar suksese Kryetarit të ri të Kuvendit, jam i sigurt se me urtësinë dhe përvojën e tij zoti Isa Mustafa do të arrijë ti japë një dimension të ri parlamentarizmit në Kosovë duke vijuar në rrugën e progresit dhe zhvillimit.

Konjufca: Brovina ishte nën kontroll të plotë të PDK’së

0

GlaukKonjufcaUzurpimi i dytë i PDK-së është mënyra se si ata e kontrollonin dhe i bënin trysni deputetes të cilës i ra shorti ta kryesonte seancën e sotme parlamentare. Kështu pohoi Glauk Konjufca pas përfundimit të seancës.

Ai tha eksponentë të lartë partiak të PDK-së, i bënin me shenja deputetes Brovina se çfarë duhet të bënte dhe se kjo deputete ishte totalisht nën kontrollin partiak të PDK-së.

Ndërsa tha se Vetëvendosje nuk e votoi Mustafën.”Vetëvendosje nuk e ka mbështetur Isa Mustafën për kryetar të kuvendit, e arsyeja është e qartë pasi që partitë opozitare kishin ndryshuar mendje sot në mëngjes dhe se kjo është arsyeja pse ne abstenuam në zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit. Vetëvendosje pati shpjeguar se edhe vota për krye parlamentarin hyn në kuadër të pakos së marrëveshjes së përgjithshme e cila ishte duke u negociuar me LDK, AAK dhe NISMA. Me qenë se marrëveshja dështoi sot në mëngjes ne nuk patëm si ta votonim”, tha ai.

Ndërsa pohoi se shpreson në arritjen e një marrëveshje me bllokun opozitar.

“Edhe pse sot në mëngjes u vërejt se mos pajtimet po vazhdojnë, megjithatë mundësia është e hapur dhe Vetëvendosje do të vazhdoi të negocioi me bllokun tre palësh dhe ne kemi ende shpresa të mëdha se ende ka mundësi. Gjasat janë tepër reale dhe jam shumë optimist se një marrëveshje është e mundshme të realizohet”, tha ai, duke shtuar se hapësirë më të madhe ka për arritjen e një marrëveshje se sa për zgjedhje të

Limaj: Çdo gjë shkoi sipas Kushtetutës, tash të punojmë

0

Fatmir Limaj 230Kryetar i Nismës, Fatmir Limaj, duke komentuar zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Parlamentit tha se në seancën e sotme ka mbretëruar pjekuria politike dhe se janë në rrugë të mirë në përmbylljen e konstituimit të të gjitha organeve shtetërore të vendit.
“Çdo gjë ka shkuar sipas rregullores, sipas kushtetutës së vendit.

Pres që të gjithë të relaksohemi, të fillojmë të punojmë me këtë përbërje të re të parlamentit. Na presin detyra dhe përgjegjësi të mëdha në shërbim të qytetarëve të vendit. Do të doja të vazhdonin atë praktikën e pjekurisë politike. Natyrisht që ka momente te pakënaqësisë të paqartësisë, që njerëzit i shfaqin, por tash është koha që secili të relaksohemi dhe të vazhdojmë t’i ushtrojmë detyrat dhe përgjegjësitë që i kemi, që na i ka dhënë kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha Limaj pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ndërron jetë legjenda e kitarës, Johny Winter

0

Johnny WinteKitaristi amerikan i zhanrit ‘blues’, Johnny Winter, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, gjatë një turneu në Zvicër.

Winter ka fituar famë në fund të viteve 1960, pasi revista “Rolling Stone” ka shkruar për skenën muzikore në Teksas, duke e cilësuar atë si pikën më të nxehtë pas Janis Joplin.

I lindur në Beaumont të Teksasit, më 1944, Winter ka luftuar me varësi nga kemikate të ndryshme gjatë jetës së tij, por ka qenë i njohur si një nga kitaristët më të mëdhenj në botë të muzikës blues, duke performuar me legjendat si Muddy Waters dhe John Lee Hooker./rel/

Visar Ymeri: Mbrëmë u pajtuam me Koalicionin, ata sot u larguan

0

visar ymeriVisar Ymeri thotë se mbrëmë LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje kanë arritur të dakordohen për të gjitha pikat, por sot në mëngjes Koalicioni Opozitar është tërhequr.

Visar Ymeri ka shpjeguar sot takimin e mbrëmshëm të Koalicionit Opozitar dhe Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se sa i përket marrëveshjes së VV me LDK-AAK-Nisma, mbrëmë janë dakorduar, por që sot kanë ndryshuar fjalët.

“Mbrëmë jemi dakorduar për të gjitha pikat, ndërsa sot në mëngjes ka pasur një refuzim të disa pikave nga përfaqësuesit e partive tjera”.

“Në këtë drejtim, nuk kemi arritur ta nënshkruajmë marrëveshjen.”

“VV është e hapur për t’i vazhduar bisedimet dhe e bën të qartë se nuk ka votë pa marrëveshje të nënshkruar. Mbrëmë kemi arritur t’i dakordojmë të gjitha pikat, ndërkohë që sot kanë hequr dorë nga disa pika”, ka thënë Visar Ymeri.

Osmani: Ja pse zgjedhja e Mustafes është plotësisht kushtetuese

0

Vjosa Osamni LDKFlora Brovina e PDK’së e mbylli një herë seancën, në mungesë të korumit. Por, opozita e rihapi këtë seancë me 81 deputetë në sallë, dhe këtë veprim në një prononcim për Express e ka arsyetuar Vjosa Osmani e LDK’së.

“Flora Brovina ka refuzuar udhëheqjen e seancës, dhe ka shkelur Kushtetutën, Rregulloren dhe skenarin e sekretarisë, përkundër prezencës në sallë të mbi 2/3 të deputetëve kur ne u kthyem në seancë. Po ashtu, nuk e ka vënë në votim mocionin tonë procedural. Në këto kushte, sipas nenit 9(2), është vendosur nga mbi 80 deputetë qe ajo të zëvendësohet nga deputetja e radhës sipas moshës”, thotë për Express Vjosa Osmani

Tajfuni Ramasun mori 38 viktima në Filipine

0

Tajfuni-FilipineTajfuni Ramasun, i cili arriti fuqi të shkallës së tretë derisa kalonte përmes territorit të Filipineve, mori 38 viktima tregojnë të dhënat më të reja, njofton DPA.

Rreth dy milionë njerëz në kryeqytetin filipinas Manilë dhe në provincat lindore të Filipineve janë pa energji elektrike.
Shumica e rasteve me vdekje janë për shkak drunjve dhe pjesëve të rrëzuara të ndërtesave, për shkak të erës e cila arriti shpejtësi prej 185 kilometra në orë.

Tetë persona rezultojnë të zhdukur.Tajfuni Ramasun është tajfuni i parë i madh i cili i goditi Filipinet gjatë këtij viti.

Tuna kopjon Rihanën në klipin e ri

0

rihana-tunaTuna dhe Geti sapo kanë hedhur bombën e tyre të titulluar ‘MMV’, duke i dhënë epitetin si hiti i kësaj vere.

Tuna shfaqet sërish shumë joshëse dhe provokuese, duke e përmendur dhe rrehur ‘zogun’ e famshëm.

Por, menjëherë pas publikimit të klipit gjendet edhe inspirimi i Tunës për veshje në një skenë të klipit.

Ajo shfaqet me të njejtën veshje sikurse të pop yllit Rihanna.

Duket se artistet tona po e kanë problem të tregohen unike dhe origjinale në dukjen e tyre.

Glauk Konjufca zgjedhet nënkryetar i Kuvendit

0

GlaukKonjufcaGlauk Konjufca është votuar për nënkryetar të Kuvendit me 82 vota.

Ndërkohë LDK AAK NISMA kanë thënë se propozimin do ta bëjnë në seancën e ardhshme sikurse edhe Lista Srpska, ndërkohë grupi parlamentar 6 plus ka propozuar Duda Baljen dhe dy kandidatë tjetër me rotacion.