Kurti: Qeveria e re duhet ta luftoj korrupsionin e krimin

Kurti-Anne MeskanenAlbin Kurti me bashkëpunëtorë ka pritur në takim, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen. Kurti me këtë rast ka thënë se Qeveria e re emergjente duhet të ketë fushëveprim me fokus të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në këtë takim, Kurti foli për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe për propozimin që Lëvizja Vetëvendosje u ka dorëzuar me shkrim partnerëve të koalicionit në kuadër të takimeve që janë zhvilluar për harmonizim të qëndrimeve.

“Ne kemi propozuar që të ndryshojmë kornizën dhe llojin e dialogut, duke avancuar kështu nga një dialog i mbyllur diplomatik në një dialog të hapur, demokratik e social brenda Kosovës dhe me Bashkimin Evropian. Ne vlerësojmë se nuk mund të vazhdohet me një dialog si ai që kemi parë deri tani ku e tërë agjenda e zhvillimit të brendshëm është pezulluar. Pra, kemi pasur 3 vjet asfalt dhe dialog dhe asnjë zhvillim në ekonomi, shëndetësi e arsim”, ka thënë Kurti.

Duke folur për llojin e qeverisjes që duhet të ketë Kosova, Kurti ka thënë se qeveria e re emergjente duhet të ketë fushëveprim me fokus të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit