BD-ja demonton koalicionin me PDK-në

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik reagon ndaj shkrimit dezinformues i cili po qarkullon nëpër portalet informative që BD dhe PDK janë afër marrvëshës për koalicion në nivel lokal.

BD mendon se këto dezinformata janë të fabrikuara nga PDK për të krujuar huti tek qytetarët dhe anëtarisa e BD-së.

“Bashkimi Demokratik është pjesë e koalicionit NISMA për Kosovë në nivel qendrorë dhe bënë të ditura qëndrimet e saja se është shumë i vendosur se këtë garniturë të korruptuar qeverisese ta dërgoj në shtëpi, e cila ka ndikuar negativisht në perspektivën e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e BD-së.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë një kryetarë i cili punon në interes të qytetarëve dhe qytetit të Prizrenit e jo në interes të grupeve parapolitike që veprojnë në Prizren”.

“Ne po presim vendimin e shkallës së dytë të gjykatës dhe jemi të bindur që më së largu në Tetor do të kemi zgjedhje të reja për kryetar të komunës dhe nuk vjen në shprehje koalicioni me njeriun i cili është i denuar nga gjykata për krim dhe korrupsion”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit