16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 8015

Jay Z kritikon Rihannën

0

oooRep artisti i njohur dhe mentori i këngëtares me prejardhje nga Barbados Rihannës, Jay Z, ka ardhur në përfundim se është koha që këngëtarja e famshme të ndërpresë shprehitë e saj të pahijshme, e sidomos të ndalojë me propagandën e lules së kanabisit

Me sjelljen dhe zhveshjen e saj, këngëtarja Rihanna ka nervozuar edhe mentorin e saj, rep artistin Jay Z, i cili i ka çuar ‘selam’ duke kërkuar nga ajo të bëhet më serioze, sepse në të kundërtën ai do të ndalë bashkëpunimin me të.

Pas paraqitjes së saj kontroverse, me fustan të tejdukshëm për të cilin me ditë të tëra është folur, rep artisti është shprehur, se këngëtarja po sillet si të jetojë në Geto, ndërsa ka thekuar se aspak më i mirë nuk është as fjalori i saj. Ai ka ardhur në përfundim se është koha që këngëtarja të bëhet më serioze, të ndalojë me sjellje të pahijshme e sidomos të ndaloj rreptësisht propagandimin marihuanës.

Gjithashtu, sipas asaj çfarë thonë miqtë e tij, Jay Z e ka lutur edhe bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Beyonce që të flasë me Rihannën dhe ta mësojë se si duhet të sillet një femër. Në fund, njëri prej producentëve më të famshëm në botë, yllit nga Barbados i ka thënë që nëse ajo nuk ndryshon, bashkëpunimi i tyre mund të ndërpritet.

Beyonce mundet çdo gjë

0

BeyonceMagazina prestigjioze ‘T magazine’, këtë muaj ka zgjedhur femrën e cila mundet çdo gjë. Në ballinën e numrit të fundit të kësaj magazine, bëhet e ditur se do të jetë, pop ylli Beyonce, ndërsa për këtë rast është bërë një set foto sesioni në të cilin këngëtarja ka pozuar në kombinime të thjeshta, me flokë jo të rregulluara dhe me buzëqeshje mahnitëse.

Ndërkaq për ballinë, stafi ka përzgjedhur fotografinë ku këngëtarja mbanë një bluzë to të zezë lëkure të kombinuar me një qafore të madhe që bie në sy, ndërsa më e bukura e gjithë kësaj është buzëqeshja e pop divës.

E sa i përket intervistës për këtë magazinë, thuhet që këngëtarja ka rrëfyer për suksesin e saj planetar, ka shpalosur plane, ndërsa nuk ka lënë anash pa përmendur edhe karrierën e saj për ët cilën askush nuk është i pa interesuar.

23 kilogram drogë kapen në autobusin e linjës Prizreni-Beograd

0

DrogaaIshin nisur për Beograd nga Prizreni. Por përveç udhëtarëve shoferi dhe ndihmësi I tij në autobus kishin fshehur diçka ilegale. Tek motori i autobusit ata kishin fshehur 23 kilogramë drogë të gjithë në paketime. Doganat e Kosovës kanë njoftuar se të shtunën në pikën kufitare në Merdarë është ndaluar autobusi i cili dyshohej se po bartte mallra ilegale. Sipas njoftimit nga doganat të shtunën rreth orës 23 në pikëkalimin kufitar të Merdarës është ndaluar për kontroll autobusi i linjës Prizren – Beorgrad.

Autobusi është ndaluar gjatë daljes nga Kosova. Ky autobus është dërguar për kontroll më të detajuar në terminalin doganor pasi që oficerët doganor dhe policor kanë dyshuar për mallra ilegale të cilat potencialisht mund të ishin të fshehura në brendi të autobusit”, thuhet në njoftim të Doganave. Sipas njoftimit gjatë kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet ndihmëse si Fibroskopin dhe Busterin, përmes të cilave është arritur të identifikohen në pjesën e pasme të autobusit, saktësisht tek pjesa e motorit dy çanta të dyshimta.

“Në çanta janë gjetur 22 paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike canabis sativa. Pas hapjes është konstatuar se sasia është rreth 23 kg. Menjëherë janë arrestuar vozitësi dhe ndihmës vozitësi që të dy shtetas të Kosovës”, njoftohet nga Doganat…/tribuna/

Rama uron Thaçin dhe PDK-në për fitoren

0

Thaci dhe Edi ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për fitoren e shënuar në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ai u ka uruar suksese të gjithë anëtarëve të Parlamentit të ri të

Euronews: Fiton PDK, qeveria e ardhshme do të vijë nën presion

0

Thaci ne festNjë media ndërkombëtare Euronews, shkruan se partia në pushtet e kryeministrit, Hashim Thaçi në Kosovë ka shënuar fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit, nga një pjesëmarrje e ulët e votuesve.

Sipas kësaj ndërkombëtareje, frustrimi me varfëri të përhapur dhe korrupsionin i ka mbajtur votuesit larg. Vetëm 43% e njerëzve votojnë.

Votuesit e Kosovës janë gjithashtu të zemëruar me mungesën e progresit që kur Thaçi kryesoi shkëputjen e territorit nga Serbia në vitin 2008.

Edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ai ka inkurajuar serbët etnikë të votojnë kësaj radhe në mënyrë që të ndihmohen të dy vendet në anëtarësimin në BE.

Qeveria e ardhshme do të vijë nën presion të menjëhershëm me të gjeturat për shkak të një hetimi për krimet e luftës.

Sipas Euronwes, supozohet se ushtria guerile e Kosovës ka marr organe nga të burgosurit serbë të luftës dhe i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit në fund të viteve 1990.

Ja si u votuan partitë politike në Prizren

0

partit politike 2Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka arritur të dalë fituese edhe në zgjedhjet e 8 qershorit. Sipas rezultateve aktuale të KQZ-së, PDK në Prizren ka fituar 16.634 vota apo 30,18%.

Ndërkaq, LDK-ja ka arritë të dalë partia e dytë, pasi që ka marrë 10.582 apo 19,20%.

Lëvizja Vetëvendosja ka marrë 6.362 vota apo 11,54%. Nisma për Kosoavë në Prizren ka fituar 4.713 vota apo 8,55%.

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK), ndërkaq sipas rezultateve aktuale është rënditur pas dy partive minoritare. AAK në Prizren ka fitua 3.018 vota, ose 5,48%/PrizrenPress.com/

Grabovci tallet dhe ironizon me LDK-në dhe AKR-në

0

AdemGrabovci6-05Në rrjetin social facebook, Adem Grabovci ka bërë publike disa fotografi dhe atyre u ka bashkangjitur edhe një shkrim ironizues për LDK-në dhe AKR-në
.Për Grabovcin, LDK do të vazhdojë ti mbajë duart në xhepa, ndërsa Aleancës Kosova e Re, Grabovci thotë se ja ndalën trenat në Bullgari.

“…dhe Festa vazhdon! Nuk po shoh as konferencë për shtyp të LDK-së, se vazhdojnë me nirth mes vere se hala duart në xhepa e AKR kësaj here ia ndalum trenin bullgar në kufi se nuk mujti Bahtiri mej pru Japonezt me votu hahhahah”, ka shkruar Grabovci.

Edhe 137 kuti të panumëruara, PDK prin, AKR del nga Parlamenti

0

captureKur janë numëruara 94,23 për qind e të gjitha kutive, ose 710.063 fletëvotime në to, sipas raportit të KQZ rezulton se PDK prin, duke marrë 31,21 për qind të besimit të zgjedhësve. Ajo ndiqet nga LDK me 26,13 për qind të votave, Vetëvendosja me 13, 73 për qind, AAK-ja me 9,55 dhe Nisma për Kosovën me 5,36 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Tashmë kanë mbetur edhe 137 kuti me vota, ose pak mbi 5 për qind e fletëvotimeve, që vështirë mund t’ia përmirësojnë rezultatin e AKR-së së Behgjet Pacollit, që ka mbetur në përqindjen prej 4,72 të votave, duke mos e arritur pragun ligjor që do ta rikthente në Parlamentin e Kosovës.
Srpska Lista ka marrë 2.91 për qind të numrit të përgjithshëm të votave të numëruara deri më tash.

Të rikujtojmë se deri më tash nga fletëvotimet e numëruara 672.382 janë të vlefshme, ndërsa 37.681 të pavlefshme.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë 42.17 për qind nga 1.782.454 me të drejtë vote.
Raportet e deritashme të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve i kanë vlerësuar ato të rregullta dhe pa probleme që do ta dëmtonin kredibilitetin e tyre.

Mbi 90 për qind të numëruara: AKR s’është parlamentare, AAK s’arrin 10 përqindëshin

Me 90,4 për qind të votave të numëruara AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk arrin të kalojë pragun zgjedhor. Me kaq vota të numëruara, ajo ka marrë 4,68 për qind (30 mijë e 058 vota).

Por këtë e ka arritur debutuesja e këtyre zgjedhjeve, Nisma për Kosovën, e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, që megjithatë janë moti në politikë, që ka marrë 5,36 për qind (34 mijë e 450 vota).

Fituesja e këtyre zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thachit, që ka marrë 31,02 për qind të votave. Kur janë numëruar më shumë se 90 për qind e votave, PDK-ja ka marrë 199 mijë e 407.

E dyta ka dalë LDK-ja e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë 26,18 për qind, nga mbi 90 për qind të numëruara. Ose me numër të votave, 168 mijë e 329 vota.

Lëvizja e Albin Kurtit ka dalë e treta, që nga totali i 90 për qind të votave të numëruara nga KQZ, ka marrë 13,64 për qind të votave. Ndryshe, Vetëvendosje ka marrë 87 mijë e 683 vota.

Ramush Haradinaj me AAK-në e tij s’ka arritur ta kalojë 10 për qindëshin. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ndalur te 9,79 për qind e votave, nga 90 për qind sa janë numëruar në gjithë Kosovën. (62 mijë e 916 vota)

Në katër komunat veriore votat nuk janë numëruar në më shumë se 10 për qind. E në pjesët tjera të Kosovës, SRPSKA e serbëve ka arritur të marrë 2,97 për qind ose 19 mijë e 102 vota.

REZULTATI, KQZ: PDK-ja +5 për qind ndaj LDK-së

0

capture

(E plotësuar) Pas 92,84 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ-së, PDK-ja vazhdon të prijë me vota, duke iu larguar LDK-së për mbi 5 për qind. Ndërsa NISMA për Kosovën në bazë të rezultatit të deritanishëm e ka kaluar pragun zgjedhor

PDK-ja: 31,23%
LDK-ja: 26,18%
VV-ja: 13,68%
AAK-ja: 9,62%
NISMA për Kosovën: 5,41%
AKR-ja: 4,64%
SRPSKA LISTA: 2,92%

 

PDK-ja i largohet LDK-së për gati 4 për qind

Nga rreth 80 përqind të votave të numruara, apo nga numërimi i fletëvotimeve prej 1900 vendvotimeve nga 2374 sa janë gjithsej, sipas KQZ-së, PDK llogaritet se ka marrë 30.09, LDK 26.27, VV me 13.20, AAK 10.11, NISMA me 5.50 dhe AKR me 4.66 për qind.

 

Nga 56% të votave, PDK prinë- NISMA kalon pragun

Pas 56 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ-së, PDK-ja vazhdon të prijë me vota e ndjekur nga LDK-ja. Ndërsa NISMA për Kosovën në bazë të rezultatit të deritanishëm e ka kaluar pragun zgjedhor.

PDK-ja: 29,47%
LDK-ja: 26,31%
VV-ja: 12,72%
AAK-ja: 10,23%
NISMA për Kosovën: 5,97%
AKR-ja: 4,21%
SRPSKA LISTA: 3,87%

 

Nga 31% të votave, PDK prinë- NISMA kalon pragun

Pas 31 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ-së, PDK-ja vazhdon të prijë me vota e ndjekur nga LDK-ja. Ndërsa NISMA për Kosovën në bazë të rezultateve të deritashme nuk e ka problem pragun zgjedhor, pasi ka 6,36 % të votave.

PDK-ja: 30,79 %
LDK-ja: 25,49%
VV-ja: 10,91%
AAK-ja: 9,52 %
NISMA për Kosovën: 6,36 %
AKR-ja: 3,25 %
SRPSKA LISTA: 4,93%

 

PDK prinë me 31%, NISMA kalon pragun me 6.32%

Edhe më tutje nuk ka ndërruar asgjë në rënditjen e partive kryesore në vend, kur janë numëruar mbi 100 mijë vota.

Vërehet një rënie e lehtë e PDK-së, në 31.3 për qind, derisa LDK mban vendin e dytë me 25 për qind. Partitë tjera edhe më tutje vazhdojnë të notojnë në ujërat e sigurta, por nën 10 për qind.

Më përjashtim të AKR-së, e cila si duket në ketë mandate do të detyrohet të qëndrojë jashtë Kuvendit. VV-ja, në anën tjetër edhe më tutje është nën 10 për qind të votave, derisa AAK sillet në mes të 6 dhe 7 për qind, atje ku është edhe befasia e këtyre zgjedhjeve, Nisma.

 

Pas 7 % të votave të numëruara, prinë PDK

Pas 7 për qind të numërimit të votave, sipas KQZ’së, PDK vazhdon të prijë e ndjekur nga LDK.

PDK: 31 %

LDK: 26.37 %

VETËVENDOSJE: 9.45 %

AAK: 6.24 %

NISMA: 6.04 %

AKR: 3.16 %

SPRPSKA : 8. 25 %

———————-

Ndërkohë sipas KQZ’së kur janë numëruar 9000 vota, PDK prinë më 28 për qind, LDK në vendin e dytë me 24 , VV në vendin e tretë me 8 për qind, NISMA në vendin e katërt me 6.44 për qiund, AAK në vendin e pestë me 6.34 dhe AAK me 3 për qind.

LIVE REZULTATI:

http://rezultatet.kqz-ks.org/NightResults/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

 

 

Soni Malaj fituese e “Top Fest 11” (Video)

0

SoniMalaj-fituese e topfestSoni Malaj me këngën “Me të jeton” është fituesja e “Top Fest 11”.

Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Nëpëmjet rrjetit social Facebook ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “FALEMINDERIT!”, ka shkruar Malaj.

Gjatë mbrëmjes finale u ndanë dhe 12 çmime. Fituesit sipas kategorive

Fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavello dha çmimin “Best RNB”, i cili shkoi për Mariza Ikonomin.

Këngëtarja e re Sigi Basti ishte fituese e çmimit “Best New Artist”, i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.

Çmimi “Këngëtarja më e mirë femër” u fitua nga Soni Malaj. Ndësra Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “’Top Albania Radio”.

Finalistët e “Big Brother 7” Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX. Çmimin e “Internetit” e fitoi Era Rusi me këngën “Hajde me ne”. Ndërsa “Best Video” u fitua nga Shpat Deda.

Xhensila Myrtezaj me këngën e saj “Jeton tek unë” ishte fituesja “Best Pop Rock”. Ndërsa çmimi “Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.

Gjergj Leka mori çmimin “Best Male”. Këngëtarja Venera Lumani fitoi “Best Balade”.

Kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ishte ai që dhe çmimin “Best RNB” për Big Basta dhe Anxhelo.

http://youtu.be/xjiK0y5tAa0