23 kilogram drogë kapen në autobusin e linjës Prizreni-Beograd

DrogaaIshin nisur për Beograd nga Prizreni. Por përveç udhëtarëve shoferi dhe ndihmësi I tij në autobus kishin fshehur diçka ilegale. Tek motori i autobusit ata kishin fshehur 23 kilogramë drogë të gjithë në paketime. Doganat e Kosovës kanë njoftuar se të shtunën në pikën kufitare në Merdarë është ndaluar autobusi i cili dyshohej se po bartte mallra ilegale. Sipas njoftimit nga doganat të shtunën rreth orës 23 në pikëkalimin kufitar të Merdarës është ndaluar për kontroll autobusi i linjës Prizren – Beorgrad.

Autobusi është ndaluar gjatë daljes nga Kosova. Ky autobus është dërguar për kontroll më të detajuar në terminalin doganor pasi që oficerët doganor dhe policor kanë dyshuar për mallra ilegale të cilat potencialisht mund të ishin të fshehura në brendi të autobusit”, thuhet në njoftim të Doganave. Sipas njoftimit gjatë kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet ndihmëse si Fibroskopin dhe Busterin, përmes të cilave është arritur të identifikohen në pjesën e pasme të autobusit, saktësisht tek pjesa e motorit dy çanta të dyshimta.

“Në çanta janë gjetur 22 paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike canabis sativa. Pas hapjes është konstatuar se sasia është rreth 23 kg. Menjëherë janë arrestuar vozitësi dhe ndihmës vozitësi që të dy shtetas të Kosovës”, njoftohet nga Doganat…/tribuna/

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit