14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Edi Mazi: Si ma vranë para syve Artan Santon

Edi MaziEduard Mazi, ka parë të vritet para syve, Artan Santon, mikun e tij prej dy dekadash. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Panorama”, ish drejtori i TVSH-së tregon vrasjen e ndodhur më 26 qershor në zonën e ish-Bllokut.

Rrëfimi rrënqethës

Kishim lënë që të takoheshim tek zyra e tij te banka “Credins”, rreth orës 09:15 minuta ku të flisim për çështje pune dhe konsulence.

Shkova dhe parkova makinën te hapësira që kishte Tani aty te banka. Duke ecur, sapo ngjita shkallët e bankës më erdhi një SMS e Tanit.

Ishte një mesazh i thjeshtë që më tregonte se kishte arritur para meje dhe po më priste. Kur sa lexova mesazhin, isha duke ngjitur shkallët pashë makinën e Tanit që vinte nga lart, dmth nga Kryesia e Kuvendit dhe hipi mbi trotuar. Tani hapi derën kështu që unë u nisa drejt tij që ta takoja që jashtë duke i dalë te një tabelë me reklamën e bankës që është aty.

Tani po zbriste nga vendi i pasagjerit pas në krahun e djathtë. Në fraksionet e sekondës humba vëmendjen, sepse nuk po e merrja vesh se çfarë ndodhi. Më tepër kujtova se ishin kapsolla, pasi krismat ishim shumë të thata.

Dëgjova 3 krisma. Të paktën kaq më është fiksuar mua, pasi thuhet se kanë qenë 4, por unë 3 mbaj mend. Pashë njerëzit rreth e rrotull që u ulën përtokë duke ulëritur. Kthej shërish sytë nga Tani dhe e pashë duke u përpjekur të vrapojë nga makina ku sapo kishte dalë, drejt bankës.

Sa bëri 3-4 hapa, ai ra përtokë, pranë këmbëve të mia. Mund të them gjysmë metri, plus- minus janë centimetra. Në fillim kishte shenja jete. Ra si anash. Sa për plagët nuk flas dot me përpikmëri, por e kishte në shpatull.

Pavarësisht hutimit se çfarë po ndodhte e pashë Tanin në tokë, bëra të përkulem drejt tij por një njeri i veshur me të zeza dhe skanfandër në kokë, kërceu nga motori që ishte thuajse ngjitur.

I qëlloi në kokë, 2 herë të tjera Tanit dhe pastaj ma drejtoi mua pistoletën. Aty vura re se ishte një pistoletë mulli./Oranews/

Më Shumë

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Lajmet e Fundit