16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

AGK dhe GIZ-CDBE shpallin konkurs për gazetari hulumtuese në arsim

GazetatAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetje financiare nga GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), e hap konkursin garues për aplikim në “Çmimi për Gazetari Hulumtuese në Arsim” për vitin 2014

Ftohen të gjithë gazetarët e interesuar të fushës së arsimit të aplikojnë në konkursin “Çmimi për Gazetari Hulumtuese në Arsim”.

Edhe këtë vit do të ndahen tri çmime:
Çmimi i parë – 2,500 €
Çmimi i dytë – 1,500 €
Çmimi i tretë – 1,000 €

Këto çmime kanë për qëllim ta promovojnë punën e gazetarëve të arsimit, ngrisin përsosmërinë në gazetari dhe të ndërtojnë të kuptuarit publik për gjendjen e arsimit në Kosovë, sfidat dhe reformat.

Kategoritë:
Medie të shtypura
Portale lajmesh

Kushtet:
Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë deri në 5 artikuj, mirëpo mund të pranojë vetëm një çmim.
Deri në tre bashkautorë për një artikull, nëse ka më shumë se tre kontribuues në artikull, atëherë aplikimi do të refuzohet.
Çmimi do ti jepet një gazetari brenda një medie
Në rast se 2 ose më shumë gazetarë janë të listuar në 2 apo më shumë vende të para dhe i përkasin një gazete apo një portali lajmesh, atëherë vetëm i pari në renditje do të marrë çmimin. Çmimi i radhës në linjë, do të shkojë për gazetarin/en fitues nga media tjetër në radhë.
Vetëm artikujt që janë botuar nga data 1 dhjetor 2013 deri me datën 10 tetor 2014 mund të dorëzohen për aplikim.
Artikulli duhet te përmbajë nga 1000 deri në 5000 fjalë dhe të bazohet në fakte të konfirmuara.
Gazetarët rezident në çdo pjesë të botës dhe të çdo kombësie apo moshe mund të marrin pjesë, artikulli duhet të mbulojë arsimin në Kosovë dhe duhet të jetë botuar në një nga mediat e shkruara apo portalet në Kosovë.
Çdo aplikim duhet të shoqërohet me një deklaratë (me e-mail ose në shkrim) që konfirmohet autorësia e aplikuesit/ve.

Juria e përbërë nga gazetarë profesionistë, akademikë universitarë, ekspert të arsimit dhe shoqëri civile do të monitorohet nga GIZ-CDBE.

Vlerësimi bazohet në këto kritere:
Stili dhe shkathtësia e shkrimit
Vlera e shkrimit dhe ndikimi tek lexuesit në përgjithësi
Qasja unike në fushën e arsimit
Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike
Gjithëpërfshirja e artikullit
Burimet në dispozicion dhe mjetet e përdorura në mbledhjen e informacionit
Të reflektuarit e thellë për cilësinë në arsim fillor

Artikujt duhet të dërgohen deri më 10 tetor 2013 deri në ora 17.00 në format digjital në emailin: [email protected]

Aplikimi duhet të përmbajë:
Emri i plotë i aplikuesit
Data dhe gazeta/portali ku është publikuar artikulli
Screenshot e medias ku artikulli është botuar (jpg, pdf)
Kontakt informacioni
Artikulli ne Word format

Përzgjedhje e fituesve bëhet me date 17.10.2014 në GIZ në prani të bordit të AGK, MASHT dhe GIZ, ku anëtarët e jurisë do të shpalosin poentimet/vlerësimet e tyre.
Ndarja e çmimeve bëhet më 20 tetor 2014 në Bibliotekën Kombëtare duke filluar nga ora 12.00.

Më Shumë

Lajmet e Fundit