Thaçi: PDK-ja fiton në zgjedhjet e së dielës

Thaci-qeveriaKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen prestigjioze austriake “Die Presse”, ka thënë se në zgjedhjet e së dielës PDK-ja do të dalë fituese bindëse. “Programi ynë po pranohet.

Qytetarët ju besojnë premtimeve të mia që në mandatin e ri do t’i krijojmë 200 mijë vende të reja të punës”, ka thënë Thaçi për gazetën austriake. Ai ka shtuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë një mazhorancë shumë të fuqishme në Kuvendin e Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen për slloganin e ri të PDK-së, Thaçi ka thënë se misioni i parë ka qenë liria dhe shteti i Kosovës. Misioni i dytë, sipas tij, ka qenë forcimi i shtetësisë së Kosovës, të cilën e kemi përfunduar me sukses.

“Prandaj, tani qytetarët do të ma besojnë misionin e ri: zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Para pak ditësh kemi marrë vendimin për ngritjen e pagave për 25 për qind për të gjitha kategoritë, në përputhje me kriteret e Fondit Monetar Ndërkombëtar”, ka thënë kreu i PDK-së, duke shtuar se këtë muaj do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, transmeton “KosovaPress”.

“Ne po e ndryshojmë Kosovën”, ka theksuar Thaçi. Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe për dialogun me Serbinë.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit