Në Malishevë, janë spërkatur rreth 1660 hektar hapësirë kundër rriqrave

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikDeri më tani janë spërkatur rreth 1660 hektar. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ku drejtorët komunal kanë raportuar për paraqitjen e situatës epidemiologjike në këtë rajon.

“Në kuadër të masave mbrojtëse në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHCC), deri më tani janë spërkatur rreth 1660 hektar sipërfaqe, ndërsa spërkatja e selektive e zonave endemike, është duke vazhduar”, ka thënë drejtori komunal për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina.

Nga ana tjetër, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka bërë të ditur se numri i personave të thumbuar nga rriqrat, është në rritje e sipër.

“Deri mbrëmë, në QMKF të Malishevës, janë paraqitur 650 persona të thumbuar nga rriqrat, ndërsa numri po shtohet vazhdimisht, për shkak të kushteve të përshtatshme klimatike”, ka thënë Berisha. Nga numri prej 650 personave, 606 janë nga Komuna e Malishevës, ndërsa 44 raste janë nga komunat tjera që kanë kërkuar ndihmë në QKMF të Malishevës.

Sipas drejtorit Berisha, në QKMF të Malishevës, janë duke u trajtuar të gjitha rastet e thumbimeve dhe po bëhen analizat e nevojshme dhe përcjellja e rasteve të dyshuara. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit