18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Armiku i popullit” i Shkupit e Prishtinës kthehet me çmim nga Bullgaria

Armiku i popullit-shfaqjeShfaqja “Armiku i popullit”, e cila ka në fokus ngjarjet politike e në veçanti zgjedhjet, ka marrë çmim në Vratsa të Bullgarisë, shkruan Koha Ditore.

Në festivalin që mbledh formacionet e vogla të teatrove ndërkombëtare, shfaqjes së prodhuar nga Prishtina e Shkupi i është ndarë Çmimi për Lexim Bashkëkohor. Festivali Kombëtar i Teatrove të Formacioneve të Vogla sivjet ka mbajtur edicionin e 25-të, teksa Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, që mbahet në kuadër të tij, ka zhvilluar edicionin e katërt.

“Armiku…” me tekst të Henrik Ibsenit dhe regji të Dino Mustafiqit, është bashkëprodhim midis “Teatrit të një aktori” të Shkupit dhe teatrit ODA të Prishtinës. Në rolin kryesor në këtë shfaqje luan aktori Bajrush Mjaku, për nder të të cilit edhe është bërë realizimi i shfaqjes. Krahas tij në shfaqje luajnë edhe Arta Selimi, Bislim Muçaj, Salaudin Bilalli, Alban Ukaj, Fisnik Zeqiri, Ardiana Morina dhe Ilire Vinca. Kjo e fundit dhe pjesa tjetër e grupit kanë marrë lajmin për çmimin përmes një njoftimi elektronik.

“Sipas të gjitha gjasave u ka bërë përshtypje leximi bashkëkohor që ia ka bërë Dino Mustafiq shfaqjes së Henrik Ibsenit.

Është gërshetim i një teksti klasik me një formë të shtruar në mënyrë moderne. Natyrisht që është një ndjenjë e mirë, sepse i gjithë mundi dhe ajo rrugë që e kemi bërë u shpërblye”, ka thënë Vinca, tek ka treguar se “Armiku…” është pritur mjaft mirë nga audienca bullgare.

“Festivali zgjat disa ditë dhe ne nuk kemi pasur mundësi ta ndjekim të gjithin. Por pas shfaqjes sonë kemi pasur shumë kontakte me përzgjedhës të festivaleve të tjera në vende të ndryshme dhe nëse nuk gabohem i kemi marrë tri ftesa, por nuk e di për cilat vende”, ka thënë Vinca, e cila në këtë shfaqje luan rolin e Katerinës, që është gruaja e Doktor Stockmanit.
Ndërsa Mjaku në rolin e doktorit në ring, ku edhe zhvillohet ngjarja e shfaqjes, mbi supe ka një barrë të madhe. Ai përballet me tradhtinë dhe përbuzjen.

Stockman që ka për detyrë eliminimin e burimit të infeksionit të banjave të qytetit, ballafaqohet me shumë sfida në jetë e ndër to është edhe nënshtrimi ndaj pushtetit. Shpallet si armik i popullit nga Pjeter, vëllai i tij, i cili është një pushtetar që për qëllime personale nuk njeh as njerëzit e gjakut.

“Armiku…” para Bullgarisë u prezantua në festivalin e njohur të “Dimri i Sarajevës”.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit