18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Thaçi, babadimri në pikë të verës

Bekim rexhepiShkruan: Bekim Rexhepi

Më qe nuk mund të fshih dot gabimin Isa Mustafa, pse nuk e quan qeverinë në shpi, po kuvendin, tani duket se i ka ra edhe mëdyshjes, ndjehet edhe mbase me plot keqardhje se pse nuk përkrahu Vetëvendosjen dhe AAK-në për shkarkimin e qeverisë Thaçi.

Thaçi duket se ngadhënjeu mbi politikën recidive të Mustafës, sepse po e shfrytëzon akoma emrin e qeverisë dhe të kryeministrit për të kryer para kohe sfiliten dhe për të filluar më kohë fushatën. Sfilita e Thaçit është përplot dhurata, e i mjerë duket të jetë ai fëmijë që beson në magjinë e dhuratave pafund të babadimrit në pikë të verës.

Dhurata janë të ndryshme e relative janë ato se do tu rriten rrogat, se do tu epen mundësi të zhvillimit kudo, por pa e specifiku se si dhe nga kush do të mund të vijë dhe nga do të mund të realizohen. Të gjitha këto dhurata do të mund tu epen përfundimisht nëse Thaçi përpos korrupsionit dhe krimit do të provoj të zhytet edhe më thellë në kredite ndërkombëtare.

Populli nuk duhet të harroj se ADN-ja e PDK-së është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një mandat i tretë do ta zgjeroi edhe më tej strukturën e ADN-së duke ja shtuar edhe borxhet e kredive ndërkombëtare. Nuk mund të mbahet gjatë zhvillimi i vendit duke u zhytur ne kredite dhe duke mos ditur shfrytëzimin e tyre si duhet. Pra të marrësh kredite dhe të mos bësh asgjë që ti kthesh ato, mbase do të thotë të falimentosh i vetëdijshëm. Në këtë gjendje të turbullt ka vështirësi në dallimin midis ati popullaritetit të një qeverie dhe legjitimitetit të shtetit, të dyja janë në kontestime.

Ne mund të vuajmë akoma edhe më gjatë nëse nuk arrijmë të dallojmë atë që na le hamendemi midis këtyre dy kontestime. Nuk na duhet një qeveri me mandate të gjata sepse sjellë monotonin, kundrejt freskimit të demokracisë. Ne tashmë kemi vënë hapat e rëndësishëm drejtë zhvillimit të demokracisë dhe proceset politike mund ti ndalin hovin, siç është edhe monotonia e një politike me fryte të njëjta dhe qe ne fakt vendnumëron kohen dhe ekzistencën e saj.

Qeveria e Thaçit ka arritur ti rezistoj me forcë dhe me mashtrime një pushtet, që nuk ka treguar ndonjë mirënjohje qeverisëse, por dhe veçse degraduese. Përballja e qeverisë Thaçi dhe vuajtja e saj me atë pak popullaritet të fituar e të kontaktuar me qeder, do e mos ka krijuar edhe një paqartësi dimensionale në lidhje me dallimin shtet/qeveri, për të fshehur qëllimisht objektivat e tyre personale, privilegjet dhe përfitimet në emër të interesave të shtetit. E dimë tashmë duke i par dhe dëgjuar se çfarë korrupsioni dhe se çfarë krimesh ka mbi shpinë kjo qeveri, që s’mund të quhej ndryshe veçse regjim. Shteti bëhet “pronë” e vërtetë e individit që është në krye, kur ai apo ajo ikën, mund të bjerë edhe shteti.

Po të pyesësh një qytetar se a do të jetoi brenda këti shteti ai me përtesën e theksuar do të përgjigjej dhe mbase fare pashpjegueshme se këtu nuk bëhet shteti dhe se këtu nuk ka qeveri. Thjesht ai shtet është i qeverisë dhe anasjelltas. Ne kemi humbur autoritetin politik dhe më pak gjasa ka të rikthehet ai autoritet pasi që artifica politike ka ardhur përmes krimit dhe përmes korruptimit.

Kosovë të lutem mos voto për babadimrin e verës kësaj here le te ketë verë dhe vetëm verë alternative.

Më Shumë

Sot nis Sunny Hill Festival

Festivali i njohur tashmë në vendin tonë hapë dyert sonte në Bërnicë të poshtme në “Sunny Hill Park”. Emrat e artistëve tashmë janë bërë të...

U nderua Dr. Vlora Ukimeri

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të mërkurën, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Vlora Ukimeri, neonatologe. Akademia përkujtimore...

Lajmet e Fundit