15.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Rahovec/ Zeja e përpunuesve të drurit gjithnjë e më shumë në zhdukje

Tradicionalisht enët e drurit kanë qenë pjesë e jetës në familjet e Rahovecit dhe jo vetëm. Në këtë komunë sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës, ka pasur shumë përpunues të drurit, por tani ato kanë ngelur vetëm eksponate në muzeun e vogël të këtij qyteti.

“Për fat të keq tani ka shumë pak prej atyre që merren me përpunimin e drurit, për shkak se njerëzit e kanë humbur interesimin, pasi kërkojnë gjëra të luksit për të rregulluar ambientet e brendshme, por edhe gjërat praktike që i përdorin në familje, për gjëra utilitare në gastronomi apo ambiente të tjera jetësore”, tha për RTK-në, Qemajl Krasniqi, zyrtar i drejtorisë së Kulturës në Rahovec.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Një ndër familjet që i ka mbijetuar kohës, është ajo Hasku nga Rahoveci. Aliriza Hasku është gjenerata e tretë që merret me këtë zeje tash e 35 vjet.

Tani familja Hasku po kujdeset për stazhinimin e drurit për përpunim që nis pas vegjetacionit.

“Tharja natyrore zgjat 24 muaj. Gjatë kësaj periudhe zhvillohet procesi hidroliza ose thënë ndryshe shpërlarja e etanineve të ndryshme dhe mbesin vetëm ato të lidhura e të shëndosha që kanë efekt pozitiv në verë dhe raki”, tha Hasku.

Për ta ndërtuar një enë të madhe druri duhet shumë punë, thotë ai, i cili shton se i vetëm nuk mund t’ia dalë, por krah tij punon edhe djali.

Enët që shërbejnë për ruajtjen e verës, bulmetit dhe perimeve të tjera të konservuara janë produkt i tij dhe djalit, që shënon brezin e katërt. Deri më tani kanë punuar vetëm mekanikisht, por në vitin 2021 kanë përfituar përmes grantit qeveritar një makineri që ua ka shkurtuar shumë procesin e punës.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Kjo makinë ma ka shkurtu procesin e punës për katër herë, ky operacion pune është dashur të bëhet për 40 minuta deri në një orë, ndërsa tani e bëjmë për 10 minuta maksimumi 12 minuta”, shtoi Hasku.

Kërkesat më të mëdha për enët e drurit i kanë veraritë, por tani edhe sektori i hotelerisë dhe gastronomisë kanë filluar të përdorin pajisje të tilla, pasi konsiderohen shumë ekologjike./RTK/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bashkimi i pamposhtur, “shkrin” Borën

Bashkimi vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë. Në xhiron e katërt shënuan fitore ndaj Borës me rezultat 91:78 (25:9, 18:31,...

Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin

Ditën e sotme, Bardhi publikoi projektin e ri, “Çikës tem”, aty ku tregoi vuajtjet që ka hasur gjatë rrugëtimit në karrierë si dhe zbuloi...

Lajmet e Fundit