Suhareka synon fitoren ndaj Feronikelit’74

Në kuadër të xhiros së 6-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, sot, FC Suhareka do të presë KF Feronikeli’74 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Ndeshja do të fillojë në orën 15:00, përcjell PrizrenPress.

Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërsa FC Suhareka kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës së vet për të siguruar tre pikë të vlefshme për kampionatin.

Në tabelë, nga këto skuadra më së miri qëndron Suhareka si e treta me 10 pikë, ndërsa Feronikeli 74 mbetet i fundi me 0 pikë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit